Berisha: Do përsërisim 22 marsin edhe më 23 qershor

redaktor

Demokratët e kanë festuar 22 marsin me një koncert të organizuar në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet ku ka qënë i pranishëm edhe kryeministri Berisha.

Në fjalën përshëndetëse, kryeministri Berisha theksoi se PD-ja do të shënojë një 22 mars të dytë në 23 qershor.

“Përpara për konsolidimin e pandërprerë të lirive dhe të drejtave njerëzore, zgjedhje të lira e dinjitoze, për një 22 mars të dytë më 23 qershorin që po vjen, ne do fitojmëNe jemi ndryshimi sepse bëmë të vërtetë ëndrrën europiane, atë të 22 marsit dhe anëtarësimin e Shqipërinë në NATO. Ne jemi ndryshimi sepse me reformat e thella dhe të gjithanshme bëmë që shqiptarët të lëvizin të lirë pa viza në mbarë Europën” tha Berisha.

Duke akuzuar sërish opozitën për bllokimin e integrimit të vendit,  kryeministri Berisha ka theksuar se  më 23 qershort shqiptarët me votë do të shembin murin e bllokimit.

“Ne jemi ndryshimi sepse me reforma të thella, me sakrifica, me vepra dhe jo me fjalë merituan statusin e vendit kandidat të cilin e bllokuan bijtë e atyre që u përmbysën më 22 mars. Por ne iu themi atyre  se ëndrra jonë evropiane s’mund të ketë të ndalur, 23 qershori me forcën e lirisë së votës, do shembim murin tuaj të bllokimit, do bëjmë gjithçka Shqipëria drejt Evropës, në rrugën e integrimit” tha Berisha.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *