Shoqëria e televizioneve komerciale në Europë (ACT) me seli në Bruksel, i bëri thirrje Bashkimit Europian të mbështesë lirinë e medias në Shqipëri. E alarmuar nga sulmet e fundit kundër Top Channel, ACT reagoi nëpërmjet një deklarate për shtyp.
“Transmetuesit komercialë europianë reaguan të alarmuar ndaj raportimeve nga Shqipëria se udhëheqësi i tregut të medias, televizioni i pavarur Top Channel, po vihet sërish nën presionin politik kur vendi përballet me zgjedhje thelbësore”, thuhet në deklaratë.
“Zhvillimi i fundit është një lëvizje për të dëbuar Top Channel dhe studiot e tij nga ambientet aktuale. Kjo ngjarje ndjek vite të tëra rastesh gjyqësore të nxitura nga Qeveria dhe presione financiare, përfshirë këtu akuzat se paratë e taksapaguesve në formën e buxhetit të shtetit për reklama janë devijuar drejt rivalëve, drejt kompanive më pro-qeveritare”, kujton ACT.
Nga Brukseli, Drejtori i Përgjithshëm i ACT, Ross Biggam, i bëri thirrje BE-së dhe institucioneve ndërkombëtare të dënojnë veprimet e autoriteteve shqiptare.
“Këto raportime shqetësuese nga Tirana tregojnë edhe njëherë se liria e medias nuk është diçka që falet apo dhurohet. Disa qeveri po bëhen gjithnjë e më shumë të sofistikuara në taktikat që përdorin për të kufizuar punën e medias së pavarur, dhe po përdorin metoda indirekte, si në këtë rast, duke planifikuar ligje për t’i ngacmuar dhe për t’ju bërë presion gazetarëve. Publiku shqiptar vlerëson qartësisht pavarësinë e gazetarisë që praktikon Top Channel, dhe lajmet e tij janë rregullisht më të ndjekurat në vend. Fakti që shikuesit privohen nga kompania e tyre e preferuar dhe e pavarur mediatike, në prag të zgjedhjeve, është i papërputhshëm me vlerat demokratike”, tha Biggam.
Pas citimit të një raporti të Komisionit mbi rekomandimet dhe përgjegjësitë për mbrojtjen e lirisë së medias, Biggam kërkon që BE dhe komuniteti ndërkombëtar të veprojnë për të garantuar që gazetaria e pavarur shqiptare të inkurajohet, në vend që të jetë peng i presioneve në këtë kohë kritike për rrugën e vendit drejt integrimit në BE.
Sulmi ndaj TCh, Unioni i Gazetarëve: Drejtësia të mos ekzekutojë urdhra selektivë
19 mars – Unioni i Gazetarëve ka reaguar ashpër nëpërmjet një deklarate të shpërndarë të martën lidhur me veprimet e organeve të drejtësisë dhe Përmbarimit, ndaj ambienteve të televizionit Top Channel.
Aleksandër Çipa, kreu i këtij unioni, e konsideron rrethimin e studiove televizive me policë, si dhunë dhe presion psikologjik ndaj gazetarëve.
“Dënojmë aktin e rrethimit të një mjedisi, të një kanali kombëtar televiziv nga forca policore apo edhe forca përmbarimore. Ky është një akt që në një lloj pikëpamje reflekton një dhunë psikike mbi gazetarët mbi një staf profesionistësh televizivë, mbi vetë audiencën që e dëshiron kaq shumë një kanal të tillë”, tha Çipa.
“Një vendim i tillë që ekzekutohet pikërisht në një moment të tillë nuk e përjashton dot as ndikimin, as efektin politik mbi mediat shqiptare. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë bën thirrje që forcat vendimmarrëse dhe ekzekutuese të këtij urdhri të tërhiqen nga ky veprim. T’i lënë kohë stafit televiziv, sipërmarrjes televizive dhe në veçanti menaxhimit të kësaj kompanie të kryejnë veprimet dhe të kenë kohë fizike për të ndërtuar transferimin, ringritjen e studiove”, tha Çipa.
Sipas Unionit të Gazetarëve, në çdo vend do të kishte reagime të forta të shoqatave të mediave, kur programe me audiencë të lartë rrezikohen të ndërpriten për shkak të politikave qeveritare.
“Unioni i Gazetarëve Shqiptarë i bën thirrje drejtësisë shqiptare të mos ndjekë veprime selektive të ekzekutimit të urdhrave qofshin këto edhe përmbarimore. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë kërkon bllokimin dhe ndaljen e këtij aksioni, i cili drejtpërsëdrejti prek një nga programacionet më të rëndësishme dhe më të ndjekura për audiencën shqiptare në tërësi, jo vetëm brenda hapësirës së Shqipërisë administrative, por në të gjithë hapësirën shqiptare”, thotë Çipa.
Sulm televizionit Top-Channel, 3 muaj para zgjedhjeve
Editorial i TCH
Tre muaj përpara zgjedhjeve, Qeveria ka rinisur betejën me median më të madhe në vend, të konsideruar armike për shkak të qëndrimeve realiste dhe kritike, duke kërkuar edhe përmes vendimeve të fundit të gjykatave ta vendosë Top Channel në vështirësi dhe pamundësi për të punuar.
Synimi edhe kete here ka qene nxjerrja jashte nga ambientet e ish-ekspozites ‘Shqiperia Sot’ dhe mbyllja e programeve kryesore te saj. Dhe kjo perpjekje e radhes ndodh pas vitesh te tera perpjekjesh te Qeverise, pas presionit politik, pas venies prej saj nen kontroll te gjyqsorit dhe pas nje veprimi te parreshtur me te vetmin synim: ekzekutimin e Top Channel.
Rezulton nga te gjitha veprimet se qe prej fillimit te ketij aksioni te gjate politik ndaj kesaj medie, qellimi i vetem ka qene mbyllja ose venia ne kushtet e pamundesise te Top Channel. Ky qellim eshte kerkuar vazhdimisht te realizohet permes te gjitha formave: debimit nga ambientet e tij, proceseve gjyqesore, presionit financiar, ne menyre qe televizioni me i ndjekur i shqiptareve te mos kete mundesi te ushtroje aktivitetin, te mos realizoje misionin e informimit dhe te mos kete mundesi qe te kritikoje apo denoncoje fenomenet negative qe lidhen me keqqeverisjen.
Prej shume vitesh Top Channel eshte dashur te perballet me sulme direkte te pushtetit, ne menyre qe televizioni te ndryshoje politiken e tij editoriale, te heqe dore nga kritika e pasqyrimi realist i ngjarjeve, sepse ne te kundert i eshte bere e qarte se ai nuk duhet te ekzistoje. Te gjitha vendimet e marra kane patur synim mbylljen e televizionit dhe ne rastin tjeter, vendosjen ne veshtiresi qe heret apo vone te thyenin pavaresine e tij.
Aktualisht, per shkak te ketij sulmi shumëvjeçar dhe te paprecedent te Qeverise, disa prej emisioneve me te ndjekura te shqiptareve ne Top Channel, si ‘Portokalli’, ‘Top Story’, ‘Top Shoë’, ‘Procesi Sportiv’ apo ‘E dua vendin tim’ rrezikojne te nderpresin transmetimin. Per kete ndihmoi se fundi me nje vendim edhe Gjykata, e cila nen ndikim politik dhe jo vetem, iu bashkua rradhes se vendimeve politike duke vendosur qe Top Channel te debohet nga ambientet e ish-ekspozites ‘Shqiperia Sot’, pavaresisht se ka nje kontrate me shtetin shqiptar deri ne vitin 2025 dhe pavaresisht se ka paguar rregullisht te gjitha detyrimet financiare ndaj tij.
Pergjate gjithe historise gjyqesore, gjykata e te gjitha shkalleve, ne menyre te hapur apo te fshehur ka treguar se eshte vasale jo vetem e interesave politike, por edhe atyre financiare e klienteliste.
Pergjate ketyre viteve perballje ligjore, Top Channel ka zbuluar, prekur dhe ndjere vete jo vetem presionin direkt politik te Qeverise, por edhe korrupsionin ne sistemin e drejtesise, i cili perveçse eshte vene ne sherbim te politikes, eshte vene edhe ne sherbim te interesave te ngushta financiare, nje fenomen i njohur dhe qe çdo qytetar e ka ndjere dhe paguar vete ne kurriz te tij, e per te cilin çdokush nga ne nuk ka me asnje dyshim. Per keto arsye gjithe keto vite, shqiptaret e renditur ne te gjithe sondazhet dhe vrojtimet kete sistem gjyqesor si me te korruptuarin nga te gjitha hallkat e shoqerise.
Prej kater vitesh Top Channel ka kerkuar pikerisht nga ky gjyqesor te beje drejtesi per ceshtjen e ish ekspozites, kur ministri i Ekonomise i asaj kohe Genc Ruli vendosi pa asnje paralajmerim, ne menyre te dyshimte dhe ne diten e fundit te tij si minister per te nderprere kontraten ne menyre te njeanshme dhe te menjehershme me Top Channel dhe per t’i dhene udhe sulmit te radhes ndaj Top Channel me synim eleminimin e televizionit. Ne letren e befte qe i dergoi ate kohe Top Channel, ministri Ruli i referohej ligjit per zgjidhjen e njeanshme te kontrates por nuk thoshte asgje per kushtet ligjore te kontrates mes Ministrise dhe shoqerise Top Channel, e cila kishte vlere ligjore deri ne vitin 2025. Top Channel i eshte permbajtur jo vetem me rigorozitet, por ka tejkaluar me disa here kushtet e kontrates, duke e kthyer godinen e vjeter te ish-Ekspozites “Shqiperia Sot”, ne ekspoziten e kultures dhe artit te se ardhmes.Ky vendim ministrit Ruli u padit ne gjykate nga Top Channel.
Top Channel deklaron se respekton te drejten e ish-pronareve per te marre pronen e tyre dhe ka qene nje ze i fuqishem ne mbrojtje te te drejtave te tyre. Por nderkohe Top Channel kerkonte edhe zbatimin e ligjit nga ana e Qeverise, siç eshte ne rastin e kontrates qe Top Channel kishte nenshkruar me Qeverine per objektet ku ushtron nje pjese te rendesishme te veprimtarise se tij dhe ku ka kryer investime ne disa milione euro.
Por ne asnje rast asnje argument kontraktual dhe ligjor nuk eshte respektuar nga kjo Qeveri, e cila vazhdimisht u investua dhe u angazhua ne beteja te paprecedenta kunder nje medie. Keto sulme te njepasnjeshme do te ndaleshin vetem nese Top Channel do te vihej nen kontroll si cdo institucion tjeter ne vend. Nese do te ndodhte kjo, Top Channel mund te fitonte disa ambiente, mund te fitonte edhe financime direkte nga Qeveria, por do te humbiste shume me teper. Pushteti politik duhet te kuptoje se kontrata me e rendesishme e Top Channel nuk eshte ajo per ambientet. Kontrata me e rendesishme eshte ajo qe Top Channel ka me shqiptaret, kontrate qe e ka bere televizionin me te madh dhe me te rendesishem ne vend. Kontrate, qe Top Channel eshte i vendosur qe mos ta shkele kurre./tch
Sali Berisha, ashtu si babai i tij shpirteror Enveri, bemat e te cilit ai po i ndjek me fanatizem, por sigurisht ne kushte te reja, nuk i ka dashur kurre mediat qe jane kunder marrezive te tij. Le te hedhim mendimin ne vitet kur Saliu ishte president. Ne ate kohe kishte vetem dy TV, njeri ai shteteror dhe tjetri tv “Shijak”. Te dy keta, ashtu si edhe “Klani” etj. sot ishin vasalet e plote te tij. I vetmi TV qe e lundershtoi veprimtarine banditeske te tij qe nje (emrin me ngaterrohet tani), i cili perfundoi i shkaterruar prej gangstereve te paguar prej Saliut. Kjo ishte trashegimia qe la ai ne v. 1997 kur populli i dha munxet me te gjitha mjetet. Vetem pasi frika e bandave te tij u zhduk nga horizonti, lulezoi sistemi mediatik, si ai pamor edhe i degjuar apo i shkruar, dhe sot jane me dhjetra ndoshta qindra radio e TV private. Historia me TOP Chenel nuk eshte gje tjeter vecse vazhda e veprimeve te tij te meparshme. Ai njeri nuk mund te duroje dot kerkend qe ta kundershtoje, dhe menyra me e mire per ta bere te mos e kritikoje eshte qe ta zhduke. Ai vrau Azem Hajdarin vetem se e kundershtoi. Ç’mund te presesh per te tjeret?
Le ta mbylle po ja mbajti menderja, por kete e ben qe Top Cannel te meret me punet e saj se Fiksi ja nxorri boje dhe jo te merret me deshtimet e qeverise dhe korrupsionin e kurves se Saliut.
Ai e ka bere menderen han me dy porta i nderuar Horri i bulevardit.
Pa dashur te loz rrolin e profetit, ju garantoj ” absolutisht”…..juve,se..une pa hapur gojen,nxjer …mut,…hemmm,..virtual….rnoft Shqypnia dixhitale..rrofsha une dhe Jooozefina,rnoft Monarkia rnoft VICI,apo doli per te ngrene bar?
filloi prape vemja nuk i rrihet para zgjedhjeve pa aktivizuar plehrat e veta
More zoterinj,te gjitha kanalet televizive kane ngritur studiot t tyre jashte Tirane,kurse Top Kanali ende ne mes te Tiranes,aq me shume ne troje te pronareve te ligjshem.Ka vite qe i eshte kerkuar te largohet nga keto vende dhe kishte kohe qe te ngrinte godinen e saj,por kembengul ne te sajen,derisa gjykata (te cilen ju e quani te padrejte)merr vendimin e duhur.
Ana,qeni leh atje ku ha,por per ty me duket atje ku q…het,”absolutisht” jo me Salen,se ai nuk eshte ne gjendje te beje as shurren bile edhe kur e ben direkt ne shishe ,se i ka ngel zakon qe nga koha e xhaxhit,kur i duhej ta conte ne laborator,ha ha ha !
Per komentatorin Gushi:- Shpreh keq-ardhje per krahasimin, qe i ben BISHES me Enverin! BISHA eshte Ekzemplar i RRALLE ne Historine e ketij Vendi (?!) Manolis Glezos, Heroi i Akropolit-Greqi, eshte shprehur:”U befasova kur pash nje popull te tere, qe po qante dhe thash:-Nje popull mund t’a mbash te shtypur, te ndrydhur. -Nje popull mund t’a besh qe te vuaj. -Por, nje popull te tere NUK mund t’a besh qe te qaje per TY! Kjo eshte Madheshtia e Enver Hoxhes! ( 16 Prill 1985 ) Shpresoj, pas 24 Qershorit 2013, te jesh pjese e Mbare Popullit Shqiptar, qe do t’a VARROS perfundimisht BISHEN!!!
Ti vije turp top channel dhe ju si media qe ndertoni lajmin ne kete forme. Ju jeni enverista qe doni ti mbani me dhune pronat e qytetareve vetem duke u kapur pas nje partie politike. Ish ekspozita eshte prone “babe” e nje familje te nderuar Tiranase dhe duhet ti kthehet te zotit. Top Channel ta gjeje ku te doje studion. Ky eshte problem i tyre. Juve turp qe ndertoni skenare te tilla qe nuk jane aspak lajm por tersisht politike. Po beni nje rreth vicioz mediatik ku e paraqisni veten si viktima dhe Berishen si gogol. Kjo nuk eshte ceshtie politike por civile dhe lidhet me perfundimin e kontrates se qirase mbi ambientin dhe te drejten LIGJORE qe ka per ta parablere ish PRONARI I LIGJSHEM. Turp dhe nje here per titullin e lajmit dhe permbajtien jashte realitetit. Ose na thoni qe sjeni gazeta dita por zeri i popullit dhe s’meremi me me ju.
kryeminister vrases rrugaq
Berishen largoheni para 23 qershorin sepse te gjithe do te shohim se c’fare krimesh do te beje Berisha me klanin e vet ??!!
Po duhet hequr Top Cenell.Po si mund ta heqeh mamien e Qeverise .Kjo mami viziton dhe zbulon per dit dobicet e qeverise se baba Saliut.Po qe se populli shqiptrar dhe opozita kaperdi edhe kete domke te Sali Berishes,atehere te mos kerkojne asgje demokratike,por vec te perplasin uart dhe te brohorasin si qorra te vrare:”Rrofte Sali Berisha”!.dhe kot qe te shkojne ne votime.
Rrofte Salirambera, rrofte,
ujku i shpellave, i maleve,
marrzia e tij mos u harrofte,
prej ulerimave e sharjeve!
Prej tij jemi ne krye te botes,
mbytur nga hallet e gjëmët,
dhe lidhim fort rripat e torbes,
te ikim tutje nga syte, kembet.
Salirambera, llahingeria e Xhozit,
jane fytyra e krimit, korrupsionit.
Top chanel sic duket se keni qene shume te balancuar,duhet te ishit me te ashper dhe te drejtperdrejt.sepse thote populli “ashtu i do mushka drute”. keta e kane marre rrokullimen beni durim.
Zoti Sali eshte per te uruar per vendimin qe ka marre per ti kthyer pronat pronareve te hereshem.Kete duhet ta beje jo vetem per Top Chanel por edhe per TV Klan qe ben politiken e tij ne prona te pronare te tjere,dhe qe te tregohet burre i vertete duhet ta beje perpara zgjedhjeve kthimin e pronave tek pronaret e vertete,duke jua hequr pronareve jo te vertete.