Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Berisha: Duhet një qëndrim tjetër ndaj fëmijëve
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Politike > Berisha: Duhet një qëndrim tjetër ndaj fëmijëve
Politike

Berisha: Duhet një qëndrim tjetër ndaj fëmijëve

redaktor
Published November 21, 2012
Share
SHARE

Në zonat urbane dhe jo vetëm fëmijëria është e dhunshme dhe dhuna në të gjitha format e saj vjen se pari nga prindërit dhe më  pas nga shoqëria dhe instiucionet e tjera. Kjo jo për shkak se mungojnë konvetat dhe ligjet por për faktin se prindërit tregohen më pak të dureshëm ndaj kërkesave dhe dëshirave të fëmijëve.

Kryeministri Berisha ka kërkuar hartimin e një nisme mbarë shoqërore për një qëndrim të qytetaruar ku zëri i fëmiijëve në çdo rast të dëgjohet dhe kjo do të thotë parajmërim nëse ka dhunë dhe masa nëse konstatohet ky fenomen.

” Ne kemi bërë progres të madh dhe kjo është e pamohueshme. Familja shqiptare, në tërësinë e saj, nëse do të përdornim metrin e sakrificave për fëmijët, absolutisht, do të dilte ndër më të parat në raport me ndonjë komb tjetër, por është çështja e qëndrimit, e ashpërsisë, e brutalitetit dhe e mosdëgjimit. Ndaj, do të ishte e domosdoshme një nismë që zërin e fëmijës duhet ta dëgjojë e gjithë familja. Qeveria do të bëjë gjithçka për të përmirësuar sistemin social të ndihmës për fëmijët, për të përmirësuar çerdhet dhe kopshtet. Zëri i një fëmije duhet të dëgjohet në të gjithë shkallën, në të gjithë komunitetin dhe në të gjithë shoqërinë. Ai nuk mund të rrihet dhe nuk mund të keqtrajtohet.” shtoi Berisha.

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi  tha se mbojtja e të drejtave të fëmijëve është një ndër kushtet që e ndihmon Shqipërinë të ecë përpara drej procesit të integrimit.

“Zëri i fëmijëve shpesh herë lihet në harresë dhe nuk i dëgjojmë. Por cështjet madhorie si dhuna në familje duhet zgjidhur dhe për këtë duhet të shfrytëzohen të gjithë elementët. Të drejat e fëmijëve janë kusht integrimi dhe kryefajala në këtë rast është vetëm “zbatim” tha Sequi.

Në  ditën botëore të drejtave të fëmijëve, u kërkua më tepër punë nga prindërit dhe shërbimet sociale për të shmangur dhunën ndaj fëmijë që siç pranoi dhe kryeministri  dhuna ndaj tyre është disa herë më e madhe se ajo që ne imagjinojmë apo raportohet.

redaktor November 21, 2012
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?