Kryeministri në largim, Sali Berisha, ka akuzuar opozitën e djeshme dhe mazhorancën e ardhshme, se ka shkatërruar bregdetin. Sipas tij, dy vjet më parë ajo fitoi në të gjitha bashkitë dhe komunat në bregdet dhe tashmë e kanë shkatërruar atë me ndërtimet pa leje(po kryeministri ç’bënte vallë?). Për këtë arsye, Berisha u ka kërkuar qytetarëve që të jenë gati për rrënimin që i pret nën qeverisjen e re.
“Të dashur miq, dy vjet më parë Partia Socialiste festoi fitoren nga kandidatët e saj në të gjitha bashkitë dhe komunat bregdetare të vendit. Pas dy vitesh, sipas vetë dyshes Rama – Kokëdhima, kjo fitore mavi solli rrënimin e bregdetit tonë nga ndërtimet pa leje. Pra, siç pohojnë vetë, në dy vjet pushteti mavi në bashkitë dhe komunat bregdetare u faktua si pushteti i rrënimit në këto zona. Merreni me mend rrënimin dhe katastrofën që mund të sjellë në mbarë vendin pushteti mavi i Piktorit që doli nga mashtrimet anti-globaliste dhe krimi???
Qytetarë, duhet të jemi gati kundër rrënimit dhe katastrofës mavi”, shkruan Berisha në Facebook.