Berisha: Dy pilotët që u rrëzuan transportonin mermer për Kodhelin. Ministrja: Të kam lënë Zotin se me ty s’merret dot robi!

redaktor

Sali Berisha ka akuzuar ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, si përgjegjëse për vdekjen e dy politëve ditën e djeshme në Shkodër.

“Te dashur miq, helikopteri qe u rrezua dhe ra dje ne liqenin e Shkodres, ne te cilin humben jeten dy pilotet, duket se transportonte meremer per ne rezidencem malore ne Vermosh te Mimi Kodhelit! Ne rast se kjo eshte e vertet kemi te bejme me nje krim te shemtuar shteteror. Qeveria po ben gjithćka per te fshehur shkakun e vertet dhe rrethanat e rrezimit te helikopterit, pra per ti mbuluar me heshtje dhe per ti lene ato ne fund te liqenit..

Gazetari Elvis Nabolli qe jep kete lajm ne FB e tij, kercenohet me jete dhe detyrohet te heqe statusin nga FB. Neo-bllokmeni Ilir Beqja kercenon fizikisht gazetarin e Zerit te Amerikes ne spital tek i plagosuri. Nderkohe portali syri.net jep nje video qe tregon se helikopteri eshte ndalur ne nje lendine prane doganes se Hanit te Hotit (mundet per te marre ngarkese?) dhe prej aty eshte nisur per udhetimin fatal.

Ndaj peshkatarve qe arriten te paret ne vendngjarje dhe banoreve te zones po ushtrohet dhune qe te mbyllin gojen. Per te fshehur te verteten, jane konfiskusr edhe celularet e peshkatareve dhe banoreve sepse mund te kene rregjistruar pamje kompromentuese.

Sot urgjent parlamenti duhet te ngreje komisioninin e verifikimit me cdo kusht te ketyre te dhenave tejet tronditese.

I bej thirrje presidentit te Republikes te shfrytezoje te gjithe kompetencat e tij per te verifikuar rrethanat dhe shkakun e kesaj tragjedie”, shkruan Berisha.

Por, atij i është përgjigjur ministrja Kodheli.

“Eshte e frikshme qe pa u varrosur ende dy djemte qe humben tragjikisht jeten ne aksidentin e djeshem, politika e hienave u versul te shqyeje te vdekurit per te ushqyer partine e baltes!

Pa u thare ende boja e letres se ngushellimit qe kapot e partise se baltes u derguan familjareve te dy sherbetoreve besnike te shtetit, kapot dhe vrasesit e tyre me pagese te se vertetes, u versulen te hedhin balte mbi viktimat.

Ka nje shprehje populli per rastin kur te vine perballe krijesa te tilla te erresires: Te kam lene Zotin se me ty s’merret dot robi!

Ndersa per keto hiena politike une mund te them vetem se i’a kemi lene popullit sovran te shohe te degjoje e te gjykoje per ta!

Dhe jam e bindur qe edhe me keq do t’i gjykoje se c’i gjykoi ne 2013 e ne 2015!

Qershori i ardhshem do te shpagoje me voten e popullit gjithe balten e tyre te neveritshm”, shprehet ajo.

Share This Article
8 Comments
  • Ti Mimi e ke kuptuar gabim shpagimin.Populli e shpagoi njehere Sali Berishen me vote.E perseriti shpagimin e tij per here te dyte ne zgjedhjet lokale.Kjo ishte detyra e popullit.Ti si anetare e qeverise mos i bishtno pergjegjesise.Neqoftese shteti i dale nga vota e popullit nuk merret dot me Sali Berishen,jepni doreheqjen si qeveri.

  • Populli Sovran ju delegoi ju ndeshkimin e domosdoshem ,zonja Ministre,,,pune te cilen nuk e keni bere deri tani.
    Sa per Zotin,,,ai nuk e kerkon dhe nuk e shkel voten e njerzve.
    Nuk ka hije ,qe sot ne diten e varrimit te Dy Piloteve Deshmore ,t’i kushtohet qofte edhe nje rresht krethemelsit te shtetit te shqiptareve,,,,ai dihet qe do te kapet me thonj e dhembe pas helikopterit,per te sfumuar qofte edhe nje dite te vetme bumjen e offshore-ve te tij kusaro-kriminale.
    TUNG.

  • ky m.t sa ishte kryeminister nuk dinte asgje e nuk njihte baxhanakun.Prisnim te ishte kycur ne burg por me ndihmen e pakursyer te Rames eshte kycur ne facebook dhe po na can menderen.

  • Ne rradhe te par dua te ju shprehi nhishellimet e mia dy familjeve te viktave. Me tej persa i perket keti artilulli qe shkruan me larte se ishin duke trasportuar mermer per zonjen ne fjale duhet te presim zbardhjen e prokiroris. Ndersa me tutje kur thot se ne popullaten e vendit po ushtrohet dhune per ty mbyllur gojen , ketu deshi ti them keti mostre sepse nuk eshte njeri se ajo popullat ne eashte nga fisi juaj qe te kete frige dhe te ule koken per mos te thene te verteten sic ashte.Dhe efundit eshte se hienat ai puna jote gjithmon presin gjahun nga te tjeret per tu turrur dhe te haj ato qe teproje dhe ti je njeri prej tyre turp te kjofte sa te kesh jeten e te jetosh po ti nuk prite se te varrosen ato dy viltima ater ta hashe m. T sa te dush si kur je mesua

  • Jo zonja ministre,nuk ke pse ja le zotit. sali Berisha te akuzon ty dhe jo zotin, prandaj perballu me Saline ne gjykate per shpifje, ne te kundert ato qe thote ai jane te verteta.

  • Po transportonin nje aeroport gjigand o Sale, qe te nisnin avione me droge nga Shkodra per ne Lezhe.

    • gjermani i fundit aman te keqen se perrallave me mushkonja u doli shume shpejt boja ndaj mos u bej edhe ti me qesharak se Rama. Shiko se cfare skandali ka ndodhur me blerjen e karburantit per helikopteret perpara se te besh batuta. Po te dale e vertete edhe ceshtja e mermerit Mriken me mire ta marre lumi se deri me sot eshte dalluar vec per arrogance e budallalleqe.

  • Personalisht nuk gezoje asnje respekt per Berishen,por me qene i drejte do te thoja,qe te gjitha cka nxjerr ai tani ne opozite kane dale te verteta.Kukumjacja e Bashkise se Rames nuk eshte hera e pare qe perflitet…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *