Demonstrata e PD-së, e publikuar që prej 24 qershorit, pra që të nesërmen e humbjes fatale të saj, më në fund eci në vazhdin logjik të saj…kapercyelli i humbjes së zgjedhjeve nuk ishte asgjë para kësaj. Protesta u deklarua si e lidhur me rënien e bustit të E.Hoxhës, por asnjë fjalim nuk u mbajt te busti; shkuan përpara Kryeministrisë.
Në shesh, nga e gjithë Shqipëria u mblodh një pakicë njerëzish, disa nga të cilët as nuk e kishin mendjen se çfarë po thuhej; edhe ata që u mblodhën, nga të cilët më i rëndësishmi ishte djali i Mejdanit, ikën nga erdhën. Fjalët plot britma të liderit juridik të PD-së as nuk ngrohnin dhe as nuk ftohnin. Shumë vetë që kishin pritur një zhvillim ndryshe, të thënë e stërthënë qindra herë nga lideri faktik, Berisha, e kuptuan se tashmë ishte koha e kthimit. Si duket, ajo fjala e urtë, e thënë disi më ndryshe nga diplomacia ndërkombëtare, “mos e ngrini gishtin, se ju presim bishtin”, kishte zënë vendin e saj.
Në të gjithë këtë valë, e cila dukej si shfaqja tragjike e mitingut përmbyllës të PD-së,disa muaj më parë, njeriu më i vetmuar ishte njeriu që e kishte thirrur këtë, ai që ishte nuni e kumbara i saj, që mendonte se përmes saj do të rizgjonte hijet e së djeshmes, por që më në fund, si asnjëherë tjetër, ndjeu pikëllimin e pashoq. Mes të tjerave ai ndjeu brenda vetes tre zhgënjime të mëdha…
Zhgënjimi i parë…filloi që në mëngjezin e herët, kur nga e gjithë makineria e tij propagandistike, e zhurmshme, çjerrëse dhe shpifëse, ishin vënë në lëvizje aq pak njerëz nga rrethet, saqë mund të numëroheshin edhe me sy të lirë. Qindrat e autobuzëve që kishte thirrur dikur me një bilbil të pushtetit tani ishin tkurrur, njerëzit që do të bënin lumin e demonstruesve po ashtu nuk do të ishin as një rrëkezë e zakonshme, dhe më kryesorja, kokat e nxehura, tek të cilët ai kishte varur shpresat, tashmë po strukeshin. Kjo ishte diçka që ai e kishte ditur, por nuk e kishte menduar kaq thellësisht, nuk e kishte përfytyruar se, megjithë thirrjet e përditshme, në mendjet e njerëzve kishte rënë nata e heshtjes, dhe se ai, si i plotfuqishmi i lagjes së banditëve, tashmë kishte humbur zërin e tij. Ishte e mjerueshme, pasi njerëzit nuk i ishin bindur dhe se, megjithë trukimet e zakonshme të tij, asgjë nuk ka lëvizur. Berisha ka menduar se, megjithëse kishte marrë paralajmërimet e duhura, njerëzit do e besonin edhe një herë, dhe që do të mund të fshihte gjithçka pas “sovranit”. Sovrani ka heshtur. Dita e 20 shkurtit ishte karikatura e turpshme e 23 viteve më parë, në vend që të rrëzonte përmendoret e të gjallëve, ai kishte rrëzuar edhe një herë staturën e tij, dhe këtë njerëzit, edhe brenda vetes, e kishin bërë dinjitetshëm, pa iu përgjegjur njeriut që dy herë e shpuri vendin në bregun e kaosit dhe të qametit. Braktisja do të jetë zhgënjimi i tij edhe në ditët e ardhshme, pas saj do të jetë ndëshkimi dhe harresa.
Si një mjeshtër i politikës dinake dhe idhnake ai e di fare mirë se ashtu si rivali i tij i deridjeshëm, gjithçka mund të tregohet mizore ndaj tij…dhe çfarë është edhe më e rëndë, mund të dëshmohet e ndershme dhe e drejtë ndaj familjes së tij biologjike e politike. Dhe nëse mund të ketë një dëshmi të ndershmërisë dhe të drejtësisë ndaj familjes së tij biologjike dhe politike, ai e di fare mirë vazhdimin.
Zhgënjimi i dytë i Berishës është qetësia. Fjalët e Bashës nuk mund të ndiznin as qiririn e një shprese në të shuar, megjithëse i gjithë gjestikulacioni i tij të kujtonte përsëritjen e një mësuesi të zvetnuar, trashja e zërit të kujtonte djathrat me vrima, përmes së cilave kalon era e shkurtit, shikimi i vërejtur kishte të bënte me shkumëzimin e hirrës në të derdhur. Në se ka njeri në këtë vend, që edhe pak orë pas fjalës së tij, mund të kujtojë një ide, një mesazh, një vizion, do të ndjehesha i lumtur, por kur edhe vetë nuk e kupton se për çfarë flet, cilët ke përballë dhe kush është problemi real i tyre, si munden ta kuptojnë të tjerët. Berisha , në mesin e turmës, ku nuk është parë asnjëherë më parë, si njeriu i pasionuar i metingjeve, në gjithë këtë mishmash idesh e fjalësh, më mirë se gjithë të tjerët, e ka ditur se boshësia është virtyti i pasardhësit të tij të përkohshshëm. Dhe përmes “boshit” mos prit ide, vizion apo shpresë.
Nuk ndodhi asgjë, megjithëse kishte përpjekje për të ndezur një lëmsh. Gjithë paraditen, përmes një foltoreje, ku nuk e ka më vendin, ai bëri gjithçka për të nxehur gjakrat, për të krijuar një miniaturë të 21 janarit, një mllef, që nis nga mendja e tij dhe, që, përmes haluçinacionit, kërkon ta shpërndajë tek të tjerët.
Në dhjetra e dhjetra demonstrata që ka bërë Berisha, kjo mund të jetë e vetmja që kalon kështu, vetëm me përpjekje të fashitura. Jo se ka zbutje, por sepse nuk ka kauzë. Ai u përpoq të krijonte një kauzë të tillë, sido kudo, u përpoq të ndërtonte modelin e dukshëm të një proteste që pa filluar ajo, e kaloi nëpër mendjen e tij gjithë fazhimin e saj, por nuk krijoi dot kauzën e vërtetë, për të cilën, si 23 vite më parë, ia vlente të përpiqeshe, të sakrifikoje dhe të guxoje. Ai tentoi të krijonte skena makabre, me policë që me qen rendin pas demonstruesve, por në vend të tyre gjeti vajza police, të sjellshme, të qeta dhe të sigurta. Ai deshi të krijojë në përfytyrimin e tij dhe në realitet rënien e busteve, tashmë të gjalla, por në vend të tyre shikoi se si po binin njëra pas tjetrës të gjitha idetë dhe vizionet për të cilat njerëzit ishin ngritur 23 vite më parë.
Dhe ashtu si na shkruante një mik i Ditës, si kudo tjetër ku prek ai, gjithçka ndotet, prishet, zbërthylet. Edhe ditën e 20 shkurtit ai e tjetërsoi, solli faqen komike të historikes që kishte ndodhur më parë, sepse, e gjithë ajo që kishte menduar të ndodhte, që kishte bërë thirrje të ndodhte dhe që kishte parashikuiar të ndodhte, ishte në të kundërtën e saj. Që nga demonstratat e para të PD-së, kur makiavelisht u vu në ballë të saj, Berisha ishte mësuar të linte pas vetes shkatërrimin, edhe kur gjithçka dëshmonte se ai e kishte pushtetin; këtë herë nuk ndodhi, dhe prandaj ai është më i egërsuar se zakonisht, shkroi mesazhe jaashtë normalitetit në rrjetet sociale, doli nga vetja, dhe e gjitha ajo që kaloi që në natën e 19 shkurtit, shpërtheu si përroi psiqik i njeriut të sëmuë nga idea e braktisjes.
Zhgënjimi i tretë i Berishës ishte në atë që ndodhi, mes paradites dhe pasdites së 20 shkurtit, që mund të përmblidhet krejt shkurt: një protestë paqësore nuk i hyn në punë Berishës dhe kjo nuk është ëndrra por zhgënjimi i tij.
Dhe ky ishte zhgënjimi më i madh, që do e ndjekë për shumë kohë. Nga e gjithë ajo që ngriti, furishëm dhe përbindshëm, në dorën e tij mbeti vetëm hiri. Së bashku me pyetjen normale pas një demonstrate: përse e bëmë këtë, përse thirrëm qindra mijra dhe erdhën një grusht, çfarë fituam me të dhe çfarë humbëm, është një ditë për t’u shënuar apo duhet të harrohet; dhe së bashku me të gjitha këto: çfarë fitoi dhe çfarë humbi vetë ai, do të jetë edhe më tej i besuar apo kuotat e besueshmërisë po shkojnë drejt zeros?
Pas saj, pra që sot, 21 shkurt, ai do të jetë edhe më ashpërsuar, edhe më haluçinant, pasi, jo vetëm që bota diplomatike i tregoi sinorët dhe as të mos i shkonte në mendje të përsëriste skenarët boshnjak apo ukrahinas, çka i trumbetoi përditë, por as të mos i dëgjohej zëri në sheshin ku kishte vrarë tre vite më parë, dhe për të cilat ende nuk është përgjegjur. Sepse, ai e ndjeu apo ia thanë, se do të ishte e tepërt, që, në të njëjtin shesh ku kishte pasur të vrarë dhe të plagosur, të flisnin njëkohsisht për demokracinë dhe të drejtat e njeriut, dy vetë që kishin përgjegjësinë kryesore për jetët e vrara. Ishte njëkohësisht edhe e padurueshme.
Berisha e ndjeu zhgënjimin , pasi edhe miqtë e tij në Kosovë, qarqe ekstreme të lidhura me ish strukturat e “Sigurimit të atdheut”, një shtojcë e shërbimit të fshehtë serb, pas denoncimit publik, nuk iu përgjigjën, jo sepse nuk deshën, por sepse e gjithë ngrehina që po mendonin të ngrinin ishte e kalbur që nga fillimi. Përpjekjet e ndonjërit që ishte shpërblyer familjarisht nga Berisha nuk ndezën, pasi dua të besoj se edhe atje, progresi është në agun e tij.
Berisha tregoi se përmes bastardimit të politikës, masakrimit të saj, njerëzit duhet të gjejnë një rrugë tjetër, dhe si duket, e kanë gjetur tashmë. Kishin filluar ta gjejnë me 23 qershor, ku kishin shfryrë dufin e zemëratës, tani e dëshmuan se përfundimisht e kanë gjetur, duke mos iu përgjegjur thirrjeve vrasëse të një njeriu që në 23 vite politikë ka bërë të mira sa gishtat e njerës dorë, dhe ka bërë të këqija sa është e vështirë të numërohen. Dhe që nuk e kupton se duhet të jetë i lumtur nëse njerëzit harrojnë atë dhe politikën e prapshtë të tij.
Megjithatë ai është ende në mesin e zhgënjimeve. Por si thonin dikur, “binaja e madhe në të shembur e ka rrezikun”. Por ky do të jetë ndoshta një përjashtim nga rregulli. Po shembet, dhe megjithëse po e thërret rrezikun, njerëzit nuk po i përgjigjen.
20 shkurti e kishte vendin e tij si një datë e stuhishme dhe historike. Do të ishte e mjaftueshme me kaq për secilën ditë të vitit. Por ja që doli një haluçinant dhe e ktheu një pjesë të saj në një ditë të harresës dhe të zhgënjimeve.
Sytë e doris (ka) pakut dhe të grossrukut janë drejtuar te saliu? Ua ç’fantasshkencë shpellare! Morpo hallin e kam a i drejton dot (ka)paku dot sytë te saliu sepse i ka të shtrembër!?
sa mire ja kan bere berishes qe nuk e mbeshteten kshu e do ky qe ti vije mndja ne vend e te kuptoj qe ska me as mebhstetjen e lektoratit te vet
Mitingu i saliut sapo dështoi me sukses. Njemijë e peseqind bathoristë me nga 5000 lek te reja ne xhep sapo janë shpërndare prane byrektoreve të tiranës. Te treni farat e kungullit e te lulediellit i përlanë…!
Obobo o pëllumb. Ku do gjej unë byrekë tani. Kam mbetur pa drekë se më ka ikur gruaja te e ëma!
“deshtoi me sukses”
”Kthim i bukur fraze” nese nuk e beni TM (Trade Mark) Z. Zaimi, kerkoj leje ta perdor ne ndonje post te ardhshem : ) : )
I nderuar P. A. B? Frazën e pëlqyer mund ta përdorni ku të doni e si të doni? Por nuk eshtë e imja? Edhe unë diku e kam degjuar? Megjithatë po ma late mua autorsinë “?lejen e kini me pash”!? Nderime qytetar!
Shko shpej patriot se po ndan desara byrekë prapa pallatit te kultures. Gjej nje copë flamur pd-je dhe shko. Flamuré pd ke sa te duash në kazanet e plehrave. I hodhën mitingashet se i kane duart me byreke. Shko shpejt se ti përlanë.
se mos vetem syte edhe gishtin e vogel tek verra jote saliziu se na je bere si pule qe vetem kakarrit e dhjete glasa
KY esht koqe kanari fare kujt i intersojn mitingjet e gjyshit.
Me kete te sotmen desara e katundit u bind qe ka mbaruar!
Uh pderasti i serbis.
nje gje nuke kuptova pse u shperndane kaqe shpejte/
Ky deshtim i Sales e ka fillimin me 23 qershor dhe do vijoje derisa Sala ose te cmendet, ose te perfundoje prapa hekurave. Ishalla rron ne burg qe te shikoje kur te arrestojne Zenin dhe Giten per Gerdecin e njemije e nje krime ekonomike dhe vrasje te pafajshmish( gerdeci).
te jeni te bindure se me ate llumin e shoqeris qe ata kishin aty qe nuk dinin shqipe po dinin vetem injorantishten nuk e di kush i kish mbledhure qe eshte turpe pere ne qe nje tuf kokpalaresh dhe injorantesh pretendojne se sjellin demokracin qe skane lidhje me te po vetem me poshtersin nuk di cte theme po ka te drejte serbogreqia qe i ka sjelle ne pushtte me 2005 pere ta zhdukure shqiperin dhe berisha me bashene e bene 50 % te punes nuk e di tani kure do ta sjellin kete bashene ne pushtee se populli shqiptare kure se ka sjell berishene ne pushtet dhe ska pere ta sjell bashene ne pushtet po me vota te vjedhura sic mori bashin po do ta sjell po ta dine gomari i madhe qe te heqi dor nga keta gomere dhe te punoi te sjelli nje opozite me te sjellsheme dhe qe te jete konsensuale se keta jane opzita llumi i shoqerise dhe skane me shanse pere te fituare me shumicene intelektuale me pake fjale i theme gjithe duhete te punojme per nje opozite te re pere te mire te shqiperis se keta jane fundi dhe asgjeja
Mua më duket se krijimi më i lezetshëm i komenteve të sotme eshte shkruar nga shqiptari? “Shqiptari”? Keni zbuluar njê gjuhe të re sot : “Injorantishten”. Ha,ha,ha,-ju lumtë! Duhet të venë ta ndjekin ushtaret e saliut? Hapni një kurs…? Nderime!
o pellum e pe katundarin e bathores me dhembet si shkoll nate hante byrek me fara kungulli @
I nderuar “aro”? I pashë. Paskeni sy të fortë dhe krahasimin e bëni të bukur. “Si shkollë nate”,ha, ha, ha,ha! Nderime “aro”!
Pse o servile militaruca dakort jeni me rritjen e cmimeve.
Ujku Mark. Jemi dakort me te gjitha, me Studion qe fitoi per Vloren e me metoden qe kjo qeveri po ndjek, me qetsine e kulturen qe Edi Rama po tregon. Amon ate kriminel deshirojme te shikojme sa me shpejt ne Burg, se na kap alergjija kur e shikojme ate dhender Serbijet e kriminel i Shqiptareve.
shkrim i verber komunisti
Lexova se SB kishte shkruar qe ne mengjez se ne drejtim te tiranes ishte derdhur shqiperia per te protestuar, rruget ishin mbushur e stermbushur, Luli e quajti URAGAN( ne fakt SB e kishte gjetur kete fjale me heret). pashe mitingun dhe pastaj FIKSIN dhe pastaj lexova perseri SB qe i kishin dale 150 mije demostrues e mu kujtua nje mot e nje kohe diku ne nje zone te thelle malore nje dite shkurti kur votohej per KUVENDIN POPULLOR te SB.
Ishin marre te gjitha masat per votimin 100 perqind por duhej qe dhe votimi te behej heret, te mbaronte nga ora 9-te. Ishin porositur dhe daullet qe do lajmeronin se votimi filloi ( s ka gje se i hapnim para kohe kutite e votimit). pra gjithcka gati.
Po ce do se moti ka teket e veta ne shkurt. Gjate nates kishte rene rreth nje meter bore. Asnje rruge e hapur, asnje njeri i ngritur nga gjumi ne oren shtate.
Beme si beme e vajtem ne qender ku do behej votimi. Une shkova te centrali te ngrohem pak . Aty degjoj nje ze qe oshetinte perpara mikrofonit te telefonit:
– Qe ne oren 7 -te qindra banore te zones te gezuar e nen tingujt e daulleve hodhen voten e tyre per Partine e Punes e udheheqesin e saj …. etjera e tjera. I parai votoi X- mesues i ardhur nga Saranda …. ufffff ai dhe pasdite deri kur i cuam nje kale nuk erdhi…..
– Cfare flet keshtu i them folses ( nje mesuese e thekur antare partie) ku jane ata njerez qe nuk i shoh une, ketu s ka rruge e ti flet per votim.
– He mo se keshtu e kane keto ,
Njelloj dhe SB beri qe ne pike te mengjezit e deri ne mesnate.
Mark o galloshe e shqyer,para se te kerkosh ritjen e cmimeve kerko kush e katandisi shqiperine ne kete gjendje qe per 23 vjet eshte djegur,vjedhur nga kanibale te races tende.Kemi 23 vjet o z,kapter qe Shqiperia nuk ka patur qeveri,ku nuk egziston ligji ku gjithcka e drejtonin kriminelet dhe trafikantet e armeve dhe te droges.Behu njehere ne jeten tende asnjanes dhe me llogjike normale o Mark se nuk te gjen azgje po u largove nga baca nga ky kriminel i ketij kombi.
ju shqiptaret ose keni qefe me vdeke urie :::ose nuk kuptoni gje nga jeta :::::nuk e shikoni qe rama po pasurohet cdo dite ::qe ka futur ne pune vetem miqte e vet ::: nuk e shikoni qe nuk ka hapur asnje vend pune :::dhe korrupsioni vazhdon :::::jo ju jeni aq te zgjuar qe nuk e kuptoni se si po shnderrohet shqiperia ::jane disa vlonjate ::: disa kelusha komunistash qe duan qe populli te vuaj te vdes pa buke ::::berisha basha ::nuk jane me te mire po shikojeni te verteten perballe more cobane ::::perse nuk i tregojne parrullat e manifestuesve gazeta por i minimizon gjerat ::::
SB “ka marre pjese ne dhjetera e dhjetera demonstrata”… Cfare po ndodh me shqiptaret? Ka filluar nje mani qe rrit numrin e pjesemarresve dhe zvogelon CV e protagonisteve.
Me gjithe te meta qe ka, SB ka marre pjese ne dhjetera mijera demonstrata. Ketu e dhjet vjete me pare, ka bere per nente muaj rresht, cdo dite mbasdite nga nje demonstrate. Sigurisht ne demonstrate nuk kishte me shume se 200 vete (ose po ta shumezojme si zakonisht me 20 mund te themi se beheshin plot 800), por demonstrate quhej.
SB ne Guiness; ai do te hyje ne librat e historise tone si Sali Demonstratari. Mos i hani hakun.
Një protestë qytetare, e kulturuar, perëndimore!Më në fund e ndjejmë veten në një shtet demokratik, si një jehonë e thirrjeve 23 vjet më parë “E duam Shqipërinë si e gjithë Europa!”.Ata që janë mësuar, apo e kanë si ves, të pështyjnë gjithshka, bëjnë mirë to mos lëshojnë jargë mbi të ardhmen e tyre, apo të fëmijëve të tyre.
Ky tall menderen me shqiptaret te cilet e degjojne dhe nuk reagojne…
Saliu do te “ligjeroje”, do te shtyj kohen me fcb., apo me ndonje deklarate tek pedeja, pastaj per pasion del ne foltore e aktron, dhe gericet per te gjetur lumturine e tij. Pasurine tashme e ka la e me la, por i pelqen qe te bej humor me te vobegtit duke bere sikur i qan zemra e i kullon gjak per ata dhe ndjen kenaqsi. Ai e di mire se askush nuk ka sot fuqi qe ta çoj para gjykates. Po si do ti shtyj ditet?
Ky eshte nje problem qe me sa duket e ka gjetur, qofte edhe me ndonje shetitje neper bulevard i rrethuar nga militante dhe sylesher pa identitet nga ata qe u pelqen rreshti, edhe pse leshon deklarata si ato te tipit ukrainas e boshnjak si per te trembur qeverisesit e sotem te cilet ai i konsideron çunaker pa pervoje. Republika eshte e tij. Shqiperia “prone” qe i a ka lene Ram Berisha i viçidolit.
Berisha te kujton çufon me bubin kaçurel Lul Bashen. Personazhe te denje te denje per femije mbi 1000 muajsh e ca.
qazim: Po me kujton emri juaj profektin e Tiranes te shkruar nga komunistet.O Qazim more Qazim puna jote aferim e vazhon nuk po e themi.
@Marku uk! Kujdes me prefektin e tirones se osht miku i zogjnit tat, ene miku i Xhaferr Deves shkopçyrekut te gjermaneve. Por ky zotnia qe shkruan me pseudonimin apo emrin Qazim eshte kundershtar i atij Mulletit tat, qe ishte gamor vete ne gamor kush e vuni pranaj nekurriz e provoi mire drunin.
eh mark uk o mark uk
me je bo tamam si veza lluke,
qashtu si miku jot Saleh.
n’kaptine s’ke tru por ke veç pleh.
ALBANO,o mjeran i ketij shekulli qe ke tru sa Mark -uku,ty po te thone se populli me vota hodhi ne koshin e plerave prijsin tend kanibal Salhale Berishovicin per vjedhje vrasje deri dhurim te hapesires detare grekut,pra tradheti e mirefillte ndaj kombit kurse ti pellet se po pasurohet Rama.Po me ngadale o tranguj se po dilni hapur si zagare vicidoli.
Pritni,pritni s’e s’keni pare gje akoma ! Perpara Edi …
1. Lufte te pameshireshme kunder korrupsionit ! Te korruptuarit e kupoles ne bugim te
perjetshem dhe kofiskim te pasurise se plackitur : te tundeshme dhe patundeshme !
2. Reforme drastike ne drejtesi ! Kupola e drejtesise dhe prokurorise jane veper e Sali
Berishes qe do te thote se kjo drejtesi e prokurori qe kane ne krye presidentin sakat
e ulok jane vene enkas qe te mbrojne bajraktarin e Vicidolit dhe banden e tij !
3 Keto dy gjera dhe per keto dy gjera z.kryeminister more eksklusivisht nje milion vota !
Per te tjerat , populli yne qe ka duruar 23 vjet diktature do te prese edhe 3-4 muaj te tjere !
Dje me 20 shkurt Sali dhe Lulezime çdo gje mund te benin por te ngrinin podjum atje ku vrane kater te pafajshmit me duar ne xhepa kurre te mos e kishin bere.
Kjo ishte kerkesa e tyre dhe e vendosur duke thene : Degjo o popull ne ketu vrame dje dhe sote ja ku jemi po ketu po ju drejtohemi perseri juve qe te na jepni votat dhe ne tu vrasim perseri se ne ate zanat kemi te cilin e bejme mire dhe per merak.
Shporruni fare e keqe dhe tradhetare te lindur me ne krye Sali Kreminelin.
Mitingu i pd-sw, “!U mbars mali, polli nje mi”
Berisha, ky gjaks i hershem i trojeve gjakmarrese-ndjeu eren e gjakut te kater deshmoreve te 21 janarit dhe nuk guzoi as te flasi para ca injoranteve te genjyer per 5 leke.
Lulua i Sales, sado ta trashi zerin, nuk fsheh dot antishqiptarin e trifishte serbosllav-
-si hajdut i qindra milionave ne rrugen e kombit.
-si tradhetar qe i shiti grekut detin e shqiptareve,
-si vrases i kater hallexhinjeve me 21 janar ne mes te bulevardit.
-ja kush e drejton opoziten shqiptare.
Nuk kishte kauz per cfare do shkonin njerzit ne shesh!!! Socialistet duhet te dalin ne shesh per ate qe kan votu dhe jo pd-istet! Ishte e turpshme fllucka e ngritur nga sala per mos mvajtje premtimesh per 5 muaj!! Nuk ka me njerez budallenj o sali, shqiptaret tashme te njohin mire bashk me zarat e tu! Tashme ti duhet te ishe zhdukur nga syt kembet!
Perpara komentues apo kokepalare si ju quajti Meta apo qelbesira sic u tha Muci, merni dhe Bazen ketu dhe e plotesuat sallen, nuk duam buke duam vetem Ramen te na i leroje dhe Liken te na rjepe
Mitingu ishte ne sherbim te figures se diskredituar te ish liderit! E ajo nuk mund te kthehej ne kauze ore Mark uk! Mos e turpero vehten me kundershti injorantesh! Nuk justifikohet humbja tragjike me thirrje mitingjesh por me analize te thelle pergjegjesue dhe lum djerse per ringritje te strukturave te nje partie qe i duhet kesaj Shqiperie.
” Kauza” e mitingut, kujt i ankohej dhe kujt i referohej…? I beri thirrje Qeverise …qe te punoje….!
Kjo eshte Kauza e nje force, qe sic pretendon ka shembur nje mit, dhe qe prej sovranit… eshte thyer vete ne te dy kryqet ? Kjo ishte maskarade ! Ndaj i thoni lulit te germoje ne bace te vet ! Me e nevojshmja gje qe duhet te beni, ju qe e doni PD -ne!Nuk fitoni gje duke share fiti mtaret !
Me vjen mire qe pranoni te jua fusin ma felle vetem ket tu jua bejn partia qe ju simpatizoni.Po ju pyes se cfar favoresh patet ne ndrrimin e qeveris.Ne se ju kan gjetur nje pune si militant edhe nese keni lene bagtit qe keni ruajtur.Rritja e cmimeve ka renduar xhepat e 80% te popullsis.Une nuk bej politik se nuk me intereson as qe me bahet vone se iku Pd e erdhi Ps se nje dhoj jane.Une e kam siguruar jeten ktu ku jetoj po me vjen keq per vendin tim qe nuk po e len sherri i komunistve te ecin perpara.Cfar do thuani ju militaruca ne qershor kur vendi nuk do marrin statusin,prap do thuani fajin e ka Berisha.Une i lutem Zotit qe te mos ndodhi kjo.Me vota te blera nuk ecet perpara o militaruca te shitur per 5000leke.