Në kakofoninë e hatashme të opinioneve pro dhe kundër ngjarjes së madhe të ditëve të fundit, aleancën e Ramës me Metën, e cila si rrallëherë ka turbulluar ujërat e politikës shqiptare, e gjithë vëmendja është përqendruar tek çështja: a duhej të bashkohej Rama me Metën? Dhe fillon renditja e pafundme e argumenteve me një pasion të hatashëm duke i gjykuar, paragjykuar e linçuar këta që bënë aleancën. Pra, si në të gjitha lëvizjet e mëdha dhe të papritura, ka reagime pro dhe kundër. Janë të justifikuar ata që janë kundër dhe e mallkojnë marrëveshjen në fjalë. Por nuk janë të paktë edhe ata që i mbështesin dhe që me siguri do të shtohen në të ardhmen… Nga ana e tyre, dy protagonistët e marrëveshjes, pra Rama dhe Meta, në komunikimet e ditëve të fundit me strukturat partiake, me bazën e mbështetësve të tyre dhe me komunikimet mediatike po argumentojnë nevojën e këtij afrimi. Një nga argumentet më të fortë në favor të marrëveshjes është largimi i Berishës nga pushteti më 23 qershor. Ky është argumenti kryesor, është kambana që duket se zhvlerëson gjithë argumentet e tjera. Mund të sillen në favor të këtij argumenti dy fakte historike:
Fakti i parë:
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, përballë një të keqeje të përbotshme, sikurse ishte Hitleri, Rusvelti dhe Çërçilli u bënë aleatët më të ngushtë të armikut të tyre të madh, Stalinit. Është një nga kompromiset më të mëdha që njeh historia e njerëzimit. Armiqtë e Stalinit, para dhe pas lufte, i drejtoheshin udhëheqësit të Kremlinit me shprehjen “I dashur Stalin”. Dhe, ashtu të bashkuar, në një aleancë të madhe antifashiste SHBA-BS-Angli, bënë atë që bënë, e mundën Hitlerin…
Fakti i dytë:
Kemi Konferencën tonë të Pezës më 16 shtator të vitit 1942. Marrëveshja që u arrit në Pezë është historike dhe me një koherencë aktuale, pavarësisht se si rrodhën punët më vonë. Thirrja e asaj Konference pluraliste ishte mjaft e qartë: Të bashkohemi pa dallim feje, krahine dhe ideje në luftën kundër pushtuesit fashist! Është një thirrje që nuk e kundërshton dot askush edhe pas më shumë se 70 vjetësh nga ajo ngjarje madhore.
Krahasimet gjithnjë çalojnë. Ndaj dhe këto dy fakte që solla mund të merren si referime historike për të kuptuar realitetin e sotëm historik që po përjetojmë. Rrethanat janë krejt të tjera dhe të pakrahasueshme në thelbin e tyre. Sepse, as Edi Rama nuk është Çërçill, as Ilir Meta nuk është Stalin dhe as Sali Berisha nuk është Hitler. Sot operohet me koncepte dhe luftohet me argumente, jo me pushkë dhe me bomba. Edhe po të dojë ndonjë të luftojë me pushkë, nuk na lë NATO-ja dhe Europa. Prandaj, flijeni mendjen. Do të përplasemi vetëm për idetë dhe për alternativat e së ardhmes.
Prandaj dhe nuk dua të merrem këtu me këta që bënë marrëveshjen, sepse me këta po merren të gjithë sot, duke harruar atë që kanë përballë. E mirë apo e keqe, marrëveshja do të duket në 23 qershor. E them këtë, pasi në fakt ka edhe një optikë tjetër për të analizuar këtë zhvillim domethënës: vështroni sjelljen e këtyre ditëve të njeriut përballë tyre. Ish-aleati i deridjeshëm i Ilir Metës, pra Kryeministri Berisha, është krejtësisht i vetmuar. Berisha ka parandjerë humbjen që e pret. E kam thënë dhe herë tjetër që Sali Berisha është politikani më i lexueshëm i dy dekadave të fundit. Atij i mjafton një paraqitje në publik dhe nga mimika, nga gjestikulacionet, nga mënyra e të vështruarit, ia kupton menjëherë se ç’ka në mendje. Ai mezi po gjen këto ditë ndonjë copë rrugë fshati apo ndonjë punishte për të prerë ndonjë shirit, në mënyrë që t’i hapen mikrofonat dhe të fillojë e të shajë Edi Ramën. Jo Metën. Metën nuk e shan dot ai, sepse me Metën ai bëri që bëri ato katër vjteët e fundit dhe në një farë mënyre është pjesë e qeverisjes së tij. Meta është 20 përqindshi i punëve të tij. 80 përqindshi është tërësisht e tij. Berisha po e vuan shumë largimin e Metës. Sepse Meta i lagu barutin e fushatës Berishës… Prandaj i mbetet të përsërisë gjëra të stërthëna e stërnjohura dhe të luftojë me mullinjtë e erës si… Don Kishoti. Sepse, po të hapi gojën njëherë Berisha për të kritikuar Metën, ky i fundit mund ta hapë njëqind herë… Dje fjala vjen, në një mot me furtunë, ai ka shfrytëzuar inaugurimin e rikonstruksionit të rrugës Shijak – Gjepalaj për të bërë deklarata politike. Vetëm pak ditë nga dalja e LSI nga koalicioni me mazhorancën dhe bashkimin me të majtën, Berisha tha se PD dhe e djathta shkon drejt zgjedhjeve të qershorit si shumicë dërrmuese. Sikur nuk e dinë shqiptarët se sa shumicë dërrmuese zotëron Berisha aktualisht! Jo vetëm se ai nuk ka qenë shumicë asnjëherë, por edhe sepse atij i kanë mbetur tashmë aleatët e vjetër dhe pa ndonjë peshë specifike në elektoratin shqiptar sikurse janë ballistët, legalistët dy trashëgimtarët e humbësve të mëdhenj të Luftës së Dytë Botërore, si dhe republikanët e Mediut të Gërdecit, por dhe Idrizi i PDIU-së që ka shumicën e çamëve kundër. Shqiptarët duhet ta ndiejnë këtë shqetësim të madh të Kryeministrit. E keqja është se edhe nëse i trishton ky fakt, ata nuk ia qajnë dot hallin… Sepse edhe ai nuk mendoi ndonjëherë seriozisht për hallet e tyre.
A e dini ju zoti gazetar se Stalini ishte me i keq se Hitleri Stalinizmi u shtri nw gjysmen e Europes dhe per 5o vjet sundoi nje komunizem aspak humandhe shume i eger. u internuan dhe u vrane shume njerez.. U shkelen per nje kohe shume te gjate te drejtata themelore te njerezve. Mos ky bashkim do te risjell ne Shqiperi nje monster shume te keqe. Ka shume shqiptare qe kane jetuar vitet e tmerrshme 1945-1990 dhe 1997-2005. Ata jane shumice dhe per kete shumice flet edhe z. Berisha. Dukesh psikolog i madh zoti gazetar. Rrno per me tregue,,,, thote at Zef Pllumbi.
Tradita , shko te Sala jot dhe Jozi qe te pish qumesht. Ne qofte se vitet pas 1997 deri me 2005 jane vitet me te temerrshme per tu barazuar me kohen e stalinit ti qofsh. (Ne ato vite beheshin zgjedhje te lira dhe nuk vriteshin protestues si te ishin bageti.)
Tani kam nje pyetje per ty. Sa bejne 2+2 kur sala thote se bejne 5 ? Bravo e gjete 5. Sala eshte krenar per ty. Je nje dele safi. Tani shko ne shpi dhe futja nje tas dhalle duke pare lajmet e tv klan. Bukur hëë
O tradita ,
Mire ke bere qe ja ke spjeguar gazetarit punen e Stalinit dhe Hitlerit po une snuk hiç …. dmth se kuptova se ku deshe te dilnje ti me mpreftesine tende te holle
Te lutem ma spjego dhe nje here se dukesh qe paske talent per politike
Nese Hitleri eshte Sala , Stalini eshte Iliri dhe Churchilli eshte Edi kush ta rras ty nga kto te tre mas 23 Qershorit Daku ???
Nuk ka se si ti dije gazetari produktet e mendjes tende teper te lodhur, vetem e vetem per te mbrojtur krimet monstruoze te Berishes. Se per cilen shumice te djathte e ke fjalen ty dhe Saliu, e dini ju dhe do ta shohesh ne 23 qeshor, nese do zoti behen behen zgjedhje te lira. Po ashtu, pas kesaj date, nga drejtesia do ti numurohen Berishes te gjithe te vraret dhe familjes te gjitha vjedhjet dhe veprat korruptive. Te rrojme qe te shikojme e te tregojme.