Besart Berisha e nisi me fitore aktivizimin në Champions League e Azisë.
Sulmuesi shqiptar realizoi golin e suksesit 2 – 1 të Melbourne Victory në përballjen me Shanghai.
Berisha shënoi nga pika e 11 – metërshit në minutën e 73’-të.
Deri në ato çaste rezultati ishte i barabartë 1 – 1.
Një nisje me fitore për ekipin kampion të Australisë dhe ish – futbollistin e Kombëtares.
Melbourne Victory është pjesë e Grupit G, ku ndodhet skuadra japoneze e Gamba Osakës dhe koreanojugorja Suon.
