Berisha e quan 29-n si numër tersi

redaktor

Kryeministri Berisha ka inaguruar sot impiantin e ujërave të zeza në Vlorë.

Ndërsa ka vlerësuar investimin, kryeministri Berisha theksoi se tani Vlora si perla e Mesdheut renditet në hartën e qyteteve më të pastërta të Europës dhe të botës.

“Pas infrastrukturës rrugore dhe asaj të energjisë elektrike, infrastruktura ujore është jetike për zhvillimin e një qyteti.  Vlora është qyteti i autostradave më të bukura të vendit por edhe me infrastrukturën ujore më moderne” tha Berisha.

Kryeministri Berisha u kërkoi qytetarëve të votojnë numrin 44 në fletën e votimit që është Partia Demokratike ndërsa e cilësoi 29-ën që i përket PS-së si numrin e tersit.

“I bëj thirrje qytetarëve që pasnesër të zgjedhin numrin 44.  Shqiptarët janë të zgjuar dhe nuk prekin numrin e tersit që është nr 29. Ne do bëjmë gjithçka  që të përfundojmë çdo vepër tjetër që Vlora meriton” u shpreh kryeministri.

Kryeministri Berisha nga Vlora ftoi gjithë qytetarët të marrin pjesë në mitingun përmbyllës të Partisë Demokratike në Tiranë. “Të mblidhemi sot në Tiranë të festojmë fitoren dhe të besojmë tek e ardhmja” u shpreh kryeministri

Share This Article
10 Comments
  • ska ters tjeter per shqiperine se sa ti vete … prandaj shqiptaret do votojn per nr 29 per nr qe do i japi rilindjen shqiperise per nurmirn qe do i jape kuptim fjales ndryshimm
    #Rilindje

    • nuk ka si te mos jete tersi
      sepse do jete ky numer qe me 23 qershor do i jape goditjen perfundimtare qe do ta nxjerre ne opozite e ndoshta pension
      numri 29 do te thote rilindje dhe edi rama kryeminister
      kete duan shqiptaret dhe do kene per 4 vitet ne vazhdim!

    • tamam ters do jete per ty o sali!
      sepse numri 29 do te zgjidhet si alternative nga mbi gjysma e shqiptareve
      numri 29 do te te largoje nga pushteti e politika!
      FITORJA ESHTE E PS!
      RILINDJA DO TE NDODHE DHE TI NUK E NDALON DOT!

  • Po per komunistat cdo gje qe si pelqen atyre duhet te jete ters per te tere mundesisht numri 2 per berishen te jete dit zije kombetare !! poca thua o berish numri 29 eshte data kur eshte cliruar shqiperia po ca tersi flet more ?!! tersi je ti e asgje tjeter nuk eshte ne ket etoke ! je ti qe na solle ne kete gjendje qe jemi ne sot

  • vesin me te lig te te mashtruarit sali e ke ti , je i pandreqshem te te vij turp qe vazhdon akoma te genjesh njerzit o nastradin qe rrenove 8 vite zhduku me vote do te shporrim, pse su kujtove paar poi le 8 vite vloren ne kllapi? Bregdeti ska investim , ajo perla emesdheut qe thua ka 8 vite ne heshtje, nuk ke bere gje se atu eshte kryetar shpetimi qe eshte i ps

  • numer tersi eshte 44 jote mor plere , qe kur ke lind e deri tani ne qeverisje asgje ske bere per popullin leri pallavrat, pastaj si guxon e shkon ne vlore kur askush ste do, kur ti ske bere asnje investim per turizmin dhe nxitjn e saj ne bregdetin me te bukur, turp sali turpi po te ndjek ngado

  • po 29 eshte numer historik mor derr , po u e kupton ti pavaresin ti je diktator e do ta mbash pushtetin per vete jo per popullin , po ci ke keto terse ore ti je oguri me i keq i vendit , ti je tersi qe mbas 2 ditesh magjia e zeze do te iki hahah, kryeministri qe thote mos voto 29 se eshte ters e pse? hajde argumen hajde

  • vlora nje bergdet magjepse nder me te bukurat eshte lene ne meshire te fatit , ska pas impiant te ujrave et zeza 8 vite ? dhe askush nuk eshte kujtuar per ta , shkuan i moren voten dhe si pane me me sy, ndaj sot ata shkojne prap aty me mashtrime po ata nuk do ti besojen poshte saliu duam rilindje

  • Ti mendon se populli do ti besoj keto qe thua dhe te thena nga rrethi mafioz si ridvan bode harrojeee fatmir mediu saliii, cdo dite e me shume po thellon humbjen tende, ti kurre sje shqetesua per vloren jo vetem si bregdet fantasstik por edhe neper fshatra, ti dje shkove te romete vlores i bleve voten je i neveritshem

  • me 29 nentor nuk u çlirua Shqiperia por u instalua diktatura me e eger ne Evrope. Kush nuk e dine kete le ta mesoje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *