Berisha: Emigrantët të votojnë nga aty ku jetojnë

redaktor

Sali Berisha gjatë mbledhjes së përjavshme të qeverisë, akuzoi qeverinë socialiste për grabitje kombëtare me skemën e akcizës për fermerët.

“Prej vitesh është diskutuara, akciza për fermerët, subvencionimi i naftës. Skema e qeveritarëve paraardhës përmblidhet me dy fjalë Caci Oil. Tollonat, fermerët nuk i panë me sy, kurrë. Ato përfunduan në xhepat e qeveritarëve socialist, qendror dhe vendorë. Ne bëmë mirë që ndaluam atë skemë grabitjeje të pasurisë kombëtare”, akuzoi Berisha.

Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit, kryeministri vendit Sali Berisha i ka ripërsëritur apelin e tij kreut të PS-së Edi Rama për votat e emigrantëve. Berisha i bëri thirrje Ramës që të mos ketë frikë nga votat e emigrantëve, por të votojnë që nesër në Parlament nismën. “Që në seancën e radhës të vendosim në Parlament krijimin e mundësive për votimin e emigrantëve. Teknologjitë moderne bëjnë të mundur votimin e vëllezërve dhe motrave tona që jetojnë jashtë, të cilët janë aksionerët ndër më kryesorë të vendit. Kryetari i opozitës nuk duhet të ketë frikë nga vota e shqiptarëve”, tha Berisha, në mbledhjen e Qeverisë.

Share This Article
2 Comments
  • E nderuara Dita!

    Shpesh shohim si kjo foto te saliut ne delir,dhe ne vend te na shkoje mendja tek KQZ na shkon tek mjeket psiko-neurolloge…A eshte i cmendur ky njeri??Une s’jam mjek por me cfare kam pare te cmendur-ky me duket se per nga veprimi dhe menyra si cfaq idete psikopatike eshte personi shembull qe duhet marre per krahasim kur japim definicionin e nje te cmenduri…Nuk di ne ishte i cmendur Enveri por mbaj mend se ai dilte ne ekrane 2-3 here ne vit,me 28-29 nentor dhe per 1-5 maj.Dilte aq rralle sa na “merrte malli”.Po ky na cmendi te gjitheve,s’dime si te bejme me tv,jemi bere ti shesim pa tvsh….Me vjen ne mend Driteroi kete cast…Ne vendin tim,ne vendin tend nje sali i cmendur te gjithve na cmend..(e perpunuar).Me 23 qershor ky eksperiment i fundit i komunizmit ne vendin tone..do tu tregoje brezave pas nesh se sa te marre kemi qene dhe ne,qe e duruam kaq gjate sundimin e nje te marri!!!Uroj qe cmenduria e ketij njeriu te mos sjelle zjarr ne 24 qershor.Kete shprese e kam tek mjeket(votat e popullit),te cilat me 23 t’i japin qetesues me doze kali ketij lugati te cmendur!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *