Gjatë konferencës për kultivimin e bimëve aromatike mjekësore, kryeministri Berisha tha se Shqipëria është e pasur me bimë aromatike mjekësore, të cilat është mëkat të eksportohen. Sipas tij, bimë të ndryshme mjekësore rriten në zonat më të varfra të vendit dhe kjo duhet parë si një mundësi për të shtuar të ardhurat e banorëve të këtyre zonave.
“Fatmirësisht, këto bimë rriten në zonat që përbëjnë hartën e varfërisë së vendit, zonat verilindore dhe juglindore. Rritja e tyre duhet konsideruar si një mekanizëm për të luftuar varfërinë. Këto zona kanë pak tokë, bukuri të jashtëzakonshme, por nuk kanë turizëm. Ju garantoj se qeveria është e gatshme të bëjë gjithçka për ta spostuar qëndrimin ndaj kësaj pasurie të madhe natyrore.
Nuk ka arritje më të madhe sesa të bëjmë gjithçka për të rritur të ardhurat e tyre aty ku janë. Ka një kthesë, por ajo duhet të konsolidohet dhe të kapë nivele të reja. Është e domosdoshme dhe qeveria duhet të mbështesë me kredi. Nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa të arrijmë shkallën më të lartë të përpunimit të këtyre bimëve në vend. Qeveria do t’u mbështesë ju me laboratorët më modernë që ju duhen. Në Kukës prodhohen 200-250 tonë boronicë në vit, por nuk përpunohet. Mëkat është ta eksportosh”, tha Berisha.