Kryeministri Berisha firmos vendimin e qeverisë për miratimin në parim të marrëveshjes me Greqinë dhe Italinë për projektin e gazsjellësit TAP. Marrëveshja mundëson bashkëpunimin mes tre vendeve për zbatimin e projektit TAP. Ajo pritet të firmoset nesër në Athinë, ku pala shqiptare do të përfaqësohet nga zëvendëskryeministri dhe ministri e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Edmond Haxhinasto.
Gazsjellësi Trans Adriatik do të sjellë gazin natyror nga fusha e Shah Deniz 2 në detin Kaspik, në Europën Perëndimore
Leave a comment