Berisha në TV kosovar: “Edhe në diktaturë Sali Berisha ka mbrojtur interesin kombëtar. SHBA ka vetëm një rrugë, të më kërkojnë ndjesë”

Amelda Amelda

 

Deputeti non grata Sali Berisha në një intervistë për televizionin kosovar tha se ai eshte intelektual qe mbron shume interesin kombetar.

“Synimi im ka qenë mbrojtja e interesit kombëtar. Ky është një projekt që tre jetë t’i kisha ia kushtoja këtij projekti”, tha Berisha në RTK.

“Sali Berisha edhe në diktaturë ka mbrojtur interesin kombëtar.  Unë jam intelektual dhe mision kam interesin publik” – shtoi ai dhe u ankua se Basha ia bëri me pabesi duke vazhduar e folur për veten në vetën e tretë.

“Basha ka përdorur pabesi ndaj Berishës. Vendimi për përjashtimin tim është zero nga një person që është shkarkuar. Është një tallje me veten e tij të një njeriu që është kukull. Legjitimitetin e PD e ka vetëm komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit në PD”.

Deputeti non grata thotë se pret që SHBA ti kërkojnë ndjesë.

“Shpallja e Sali Berishës Non Grata është rast unik në botë. Në gjithë listën e atyre që janë shpallur Non Grata nuk gjen asnjë që është shpallur non grata 8 vite pasi është larguar nga lidershipi i vendit. Duke mos pasur akuzë për korrupsion ndaj tij apo familjarëve të tij.

SHBA janë vendi më i admiruar nga Sali Berisha. Ka vetëm një rrugë. Të më kërkojnë ndjesë. SHBA janë vendi më i madh por nuk janë më të mëdhenj se e vërteta“, tha Berisha në RTK.

a.m/dita

 

 

Share This Article
8 Comments
  • I perkohshem Berishe,,je i perkohshem,,Hik tani ne pension.Nuk mbeti tek ti Interesi kombetar..Sa ishe ne pushtet mbrojte ARMIQTE E KOMBIT SHQIPTAR.

  • Ti japesh hapesire televizive Sali Ram berishacic eshte Si te ngresh nga varret e te ri vrasesh te renet per kombin.
    Turp turp kush ben lojen e serbit.

  • Për Kosoven :
    Po te kishin ndjekur përfaqësuesit e populllit kosovar në Rambuje keshillen e berishes që te mos pranonin te nenshkruanin dokumentin e paraqitur aty nga perendimoret , sot serbet do ishin kembekryq ne Kosove !!

    Për Shqipërinë :
    Mir qe tru nuk kishte te kuptonte se cfare pasojash do sillnin fajdet , por edhe kur keto kerciten hapur në nentor – dhjetor 1996, berisha nuk pranonte zgjedhje te parakohshme
    Po te kishte caktuar ne fundvitin 1996 nje date zgjedhjesh (i pranoi keto zgjedhje vetem kur te gjithe shqiptaret po shihnin bresher plumbash nga lart ) do te kishte shmangur shkaterrimin e vendit ne vitin 1997 dhe viktimat e pafajshme sepse zemerimi i popullit do shfryhej në votë dhe jo në shkaterrime

    Pijaneci nano do ia kthente popollit parate e fajdeve në masen 100% (si edhe ia ktheu)

    Sa për mbrojtjen e interesit kombetar në diktature, berisha ka qene atehere thjesht nje askush

    Thuhet me te drejte qe lefter koka i ka ndare parate e inceneratoreve me ramen, po luli 240 milione euro te rruges se kombit te githa vet i mori ? Nuk i dha asgje berishes ??

    Dhe keto jane vetem maja ajsbergu dhe nuk janë marrë nga shtypi

    Cfare palaco burre ……
    Cfare palaco burra …….

    Dhe populli yne vete e i voton ….

  • Edhe ne diktature ka mbrojtur interesin kombetar duke bashkepunuar me UDB dhe grupin e mjekeve

  • Kurre ky palo burre nuk ka mbrojtur interesin shqiptar e ate kombetar, por vetem interesin e tij dhe ate te armiqeve tane. Mqs thote vetem nje fakt, se fundi shba ka nxjerre ne media dokumente ku berisha kerkonte qe kosova te ishte pjese e serbise, a thua ky eshte ineresi kombetar!!! etj., etj. etj…….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *