Berisha garanci, me të Lazio nuk humbet

Dita

Titullar i padiskutueshëm me kombëtaren kuqezi, ndërsa te Lazio është i detyruar të vuajë shumë për të blinduar portën bardhekaltër. Historia e Etrit Berishës i mbërritur në 2013-ën në kryeqytetin italian është mjaft kurioze. Fillimisht rrezikoi pezullimin për nënshkrimin e një kontratë të dyfishtë me Lazion dhe Chievon, më pas zërat për një premtim të drejtorit sportiv Igli Tare për të luajtur titullar. Portieri shqiptar fillimisht e pati shumë të vështirë përshtatjen te skuadra romane, pasi vinte nga i ftohti suedez. Dalëngadalë filloi t’i bënte vend vetes në sfidat e Europa League për të përfituar më pas nga dëmtimi i Marchettit.

Edhe këtë vit, falë edhe problemeve fizike të Marchettit, Berisha po e shijon shpesh vendin e titullarit. 13 paraqitje gjatë 2015-ës nuk janë pak për një portier që normalisht duhet të qëndronte në stol.

Mirëpo Berisha është fatsjellës për Lazion. Një statistikë shumë e vecantë tregon se me të titullar, bardhekaltrit janë thuasje të pathyeshëm. Në 11 nga 13 ndeshje ku ai është aktivizuar, Lazio ka arritur të marrë pikë, pra ka shmangur humbjen. Në dy raste, 27-vjecare ka dalë i humbur: kunder Bayer Leverkusen në Champions dhe ndaj Chievos.

Ndërkohë në 8 ndeshjet e fundit me Berishën në portë, skuadra e Piolit ka arritur 6 fitore dhe 2 barazime. Me këto statistike, stafi drejtues i Lazios mund të qëndrojë i qetë: Berishës nuk do t’i duhet shumë kohë për ta fituar përfundimisht vendin e titullarit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *