Kryeministri Berisha ka folur për herë të parë për rastin e monstrës së Laprakës, Ardian Prrenjasi. Ai deklaroi se nuk do të ketë rikthim të dënimit me vdekje, duke patur parasysh impaktin që pati ngjarja në shoqëri. Berisha tha se heqja e dënimit me vdekje ka qenë një kusht i Këshillit të Europës dhe 41 vende anëtare të saj e kanë hequr. Ligji funksionon, tha ai.
“Opinioni kërkon rikthimin e dënimit me vdekje. Në këtë përpjekje janë sot 41 vende anëtare të KE, asnjëra prej tyre nuk ka dënimin me vdekje, sepse bie në kundërshtim të hapur me konventën europiane të të drejtave të njeriut, konventë kjo e detyrueshme për tu zbatuar për shtetet anëtare. Nuk dua të ndalem mbi efektet e dënimit me vdekje në nivelin e kriminalitetit, po cilido që dëshiron duhet të lexojë për këtë. E vërteta është se efekti në uljen e vrasjeve është shumë i pasigurtë”, u shpreh Berisha.
Ai ka reaguar dhe ndaj akuzave ndaj policisë për efikasitetin në zgjidhjen e ngjarjes së Ardian Prrenjasit. “Policia ka sot shkallën më të lartë të zbulueshmërisë së kriminalitetit”, tha kryeministri.
Si e ke Reksin Saliii ?