Berisha: Heqja e mandatit të Kokëdhimës ngrohu zemrat e shqiptarëve

Elton Tafaruci

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur heqjen e mandatit të deputetit Koço Kokëdhima, duke thënë se është një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët.

Sipas Berishës, lajmi i sotëm ngrohu zemrat e qytetarëve dhe është hap i rëndësishëm në procesin e dekusarizimit, siç e quan ish-Kryeministri.

“Sot në këtë ditë, një lajm i rëndësishëm ka ngrohur zemrat e mbarë shqiptarëve, i dha goditje të merituar kryekusarit të shtetit, Kokëdhimës, dhe kjo përbën arritje të vërtetë në procesin e dekusarizimit”, u shpreh ish-Kryeministri.

Berisha shprehu ngushëllimet edhe për dy fëmijët që humbën jetën në aksident dy ditë më parë në Kavajë, të cilë po shkonin së bashku me mamanë të takonin të atin e tyre në qeli, i cili ishte dënuar për ndërtim pa leje.

Share This Article
2 Comments
  • Shqiptaret do te gezohen sikur edhe ju te dorzoni mandatin e deputetit dhe te kryetari te PD e te shpifesve,vjedhesve,vrasjeve ne kete vend

  • Ore debil.Kush te autorizon te flasesh ne emer te popullit. Kriminel ordiner e i pacipe .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *