Dërguar me sms
në numrin e redaksisë
Në mënyrën me qesharake si asnjehere tjeter, pasi edhe Zogu po len pak hije, Sali Berisha shkrojti historinë e tij me gënjeshtra ku gjithçka që glorifikon e donte për vete. Nga fundi u kujtu se ishte bërë qesharak dhe futi ne listë dhe dy të vdekur, Azemin dhe Pashkon. Të shkruash histori me gënjeshtra është njësoj si t’i shkruash gjërat në rërë, buzë detit. Hapja e dosjeve i fshin të tre nga memorja e njerezve me lehtesinë e valës së detit qe prish zhgarravinat buze saj. Azemi me dosje, Pashko i infiltruari i Byrose ne Levizje, bile ka dhe nje konfirmim nga Haxhi Lleshi me miqtë e tij të ngushtë që donte t’i qetesonte ato ditë, ku u thonte se: “Eleni Pashko pas perfshirjes së djalit me PD i është drejtuar zyres se Ramizit duke i thënë: Merre vrite bëj ç’të duash, ai nuk është më djali im”. Por Ramizi i qetë ja kthen: “Shko në shtëpi Eleni, djalin e kemi te mire, është i yni dhe po e bën mirë punën”. Në atë bisedë Lleshi me besnikët e tij ka permendur dhe Saliun dhe Neritan Cekën si te infiltruar të regjimit. Kur Xhelil Gjoni ka pas një përplasje me Neritan Cekën në parlament, urgjentisht është kerkuar nje pushim dhe i eshte terhequr verejtje Xhelilit për konfliktin me “njeriun e tyre”. Hapni dosjet dhe do shikoni se Saliu e ka shkruar historinë e tij në rërë. Gjeja më e mire qe di te bëjë ai janë PIRAMIDAT, pa e ditur se nje ditë, një të tille ja ka rezervuar dhe vetes!