Përkundrejt ftesave reciproke për të arritur në një dakordësi për votimin e tre ligjeve për marrjen e statusit të vendit kandidat, palët u dukën dje më afër njëri-tjetrit. Kështu, kur jemi në limitet e fundit të kohës për tu arritur konsensusi mbi këto ligje, si dhe pas gatishmërisë së Kryeministrit për t’u ulur në çdo orë me kreun Rama për të diskutuar për to, erdhi dhe ftesa konkrete me orën, ditën dhe vendin e takimit nga ana e lideri të opozitës. Por pavarësisht se u shpreh i gatshëm për tu ulur në tryezë, sërish Kryeministri Berisha e kushtëzon këtë pjesëmarrje në bisedime, nëse pjesë e saj do të jetë qarku Fier. Kjo shton më tej dyshimet nëse vërtet mazhoranca e kërkon dhe e do zgjidhjen, që do të sillte me vete dhe statusin e vendit kandidat, apo kjo mbetet thjesht në kuadër deklaratash publike.
Ftesa e Ramës
Pas tre apelesh të përsëritur publikë të kryetarit të opozitës në adresë të shumicës parlamentare dhe pas një sërë thirrjesh televizive të kryeministrit – ku ky i fundit ka shprehur gatishmërinë “për t’u takuar në çdo orë dhe vend për të çuar përpara integrimin”, kryesocialisti Edi Rama fton publikisht për takim që nesër (sot) kryetarin e Partisë Demokratike. Ky ishte njoftimi i i ardhur dje nga Partia Socialiste, lidhur me një zhvillim të tillë. Madje, për ta plotësuar deri në fund kërkesën televizive të Kryeministrit, kryetari i opozitës propozoi që takimi të zhvillohet ditën e sotme në orën 10.00 në mjediset e hotel “Sheraton”, edhe me praninë e të gjitha forcave parlamentare. Njëkohësisht, Rama propozoi që takimi të zhvillohet edhe me praninë e medias, për të garantuar transparencën optimale me publikun të të gjitha kontributeve në këtë tryezë të partive parlamentare për procesin e integrimit.
Përgjigjja e Berishës
Pas bërjes publike të një ftesë të tillë të kryetarit Rama, erdhi dhe përgjigjia e Kryeministrit Berisha, i cili në fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat u shpreh i gatshëm të takohet me kryetarin e PS-së. Por sipas tij për shkak të angazhimeve takimi të mund të zhvillohej pasditen e djeshme, ose pasditen e sotme, por jo në orarin e përcaktuar nga Rama. Megjithatë kreu i qeverisë e gjykoi si më të arsyeshme që takimi të zhvillohej dje, me qëllim që sot të mund të mblidhej Kuvendi, për të votuar në limitet e afatit 3 ligjet e domosdoshme për statusin kandidat. “Rama ka dhënë një përgjigje se fton nesër në orën 10:00 në “Sheraton”, por nga ana tjetër shprehet i gatshëm që të pranojë sugjerimet e mija, duhet t’i kërkoj urgjentisht që të takohemi sonte në çdo kohë, ose nesër pasdite pasi axhenda ime nesër në orën 10 është jashtë mundësive të mija për ta modifikuar. Shqiptarët e mirëpresin shumë një tryezë, por larg një tryeze bllokuese”, vuri në dukje Berisha. Por nga ana tjetër, kreu i mazhorancës kërkoi që paraprakisht të saktësohej dhe axhenda e bisedimeve. Pasi, sipas tij, nëse Rama do të përfshijë qarkun Fier, ai e sheh të paarsyeshme uljen në tryezë.
O zot I madh c’po degjojme..!
Pranoje kerkesen dhe perkule dhe ti kurrizin Sali efendi. Mit’hati ua ka ulur kokat 2 miljone fukarenjve kurse tani u ka ardhur radha grykesve. Me kuc e me mac, gjithe e gjithe vetem 10 kokrra beheni. Shfrytezoje rastin dhe ulu edhe nje here ne tavoline me “kundershtarin” tend politik. Mos harro te veshesh pardesyne e bardhe. Shqipfolsit e presin me padyshim takimin tuaj. Jeni me fat se keni te beni me nje popull dele.