Kryeministri i vendit duke se është rrëmbyer më shumë se duhet nga fushata elektorale. Në një takim të përjavshëm me deputetët e tij, Berisha ka hedhur akuza ndaj kreut të opozitës duke shkelur edhe etikën. Ai ka ironizuar sëmundjen e Ramës në Burrel duke thënë se Rama është ftof në tajare. “Edhe njëherë, unë i them zotit Rama se uroj që ai të bëjë një përpjekje të madhe për të dalë nga rrethi vicioz i besimit të gënjeshtrave të tij. Ai shkoi në Burrel dhe ne u interesuam maksimalisht për shëndetin e tij, edhe ministri edhe unë. Ai falënderoi, sigurisht, jo me emër, të gjithë ata që u shqetësuan. Ndërkohë që kur ishte në Elbasan, e dëgjova tek thoshte; “U ftoha në Burrel, ndenja gjysmë ore në reanimacion dhe u ftoha aty, mora të ftohur”. Unë u interesova dhe e dini se cila ishte përgjigja që më dhanë? – më falni se edhe mjekët e përdorin këtë shprehje popullore – “jo, ai ishte ftohur në tajare”. Por, a thotë burri ashtu? Majlinda, unë e shoh që ty nuk të erdhi mirë që unë e përdora këtë fjalë, por nuk kam ç’të bëj se kështu më thanë. I përdor edhe populli këto shprehje, nuk kam ç’bëj unë. Ju lutem shumë, këtë fjalën e fundit edhe mund ta censuroni, nëse doni, por këtë e thotë populli, jo unë,” tha Berisha para deputetëve të tij.
Kushedi sa do ket qesh Majlinda.
Se kush eshte ftof m’tajare dihet,Sal R. Berisha por sdhe bregu me klanin e Berishes.Por c’po ndodh me te pavarurin Zheji me 360 grade? Po e percajne kete popull per interesa te mafies ne pushtet,po e vene popullin veri- jug ne lufte te vrasin njeri tjetrin.Kjo eshte tradhetia me e madhe qe i behet kombit shqiptar nga Berisha.
ik e meri era ti