Berisha i kërkon Bashës të kushtëzojë marrëdhëniet me qeverinë

Herion Mesi

Pas publikimit të raportit me rekomandimet për reformën në drejtësi nga Komisioni i Venecias, deputeti demokrat Sali Berisha i bën apel opozitës që të kushtëzojë çdo marrëdhënie me qeverinë në dy javët e ardhshme, pa votuar më parë ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Kjo Byro, sipas Berishës, duhet të ngrihet ashtu siç propozon dhe Venecia e shkëputur nga policia.

“Komisioni nuk pranon që BKH të jetë nën sqetullën e Ramës, por rekomandon që të jetë institucion kushtetues në varësi të prokurorit të përgjithshëm ose krejtësisht i pavarur. i bëj thirrje opozitës të kushtëzojë çdo marrëdhënie me qeverinë, me votimin brenda dy javëve të BKH sipas Komisionit të Venecias”- shkruan Berisha në faqen e tij zyrtare. / H. M/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *