Besart Berisha, duke folur për jetën e tij në Australi, në një intervistë të dhënë për “Tribuna Channel”, në Kosovë, ka rrëfyer dhe një anekdotë, në ndeshjen e yjeve të vitit të shkuar, ndaj Juventusit:
“Iu afrova Bufonit gjatë ndeshjes dhe me shaka i kërkova që të më linte një gol, por ai më tha se si në ndeshje miqësore, ashtu edhe ato zyrtare, nuk dëshiron të pësojë. Në pjesën e parë pata rast, por ai u tregua numri “1”, si gjithmonë, duke e pritur atë”.
