Numri një i mazhorancës edhe pse një nga firmëtarët e ndryshimeve Kushtetuese që prodhuan këtë sistem zgjedhor, duket se është i lodhur tashmë nga “rrobatja” për të joshur sa më shumë parti në koalicion. Fill pas mbledhjes së qeverisë, ndërsa zhvilloi një takim me strukturat e PD-së për fushatën elektorale, Berisha tha se sistemi i sotëm elektoral duhet modifikuar, ose duhet bërë i pastër proporcional, ose të japë maxhorancë me ligj.
“Gjërat provohen, u konstatohen pasojat, dhe pastaj është në meritën e politikbërësve të ndërhyjnë. Unë insistova për maxhorancë me ligj, nuk deshi. Edhe kjo që të përjashtosh nga parlamenti një numër partish të cilat votat për deputet i kanë, nuk është e ndershme.”- tha Berisha.
Kryetari i PD është koshient për pakënaqësitë e shkaktuara brenda grupimit politik të tij me zyrtarizimin e listave, por në të tilla kushte sipas tij kjo formë është më e ndershme dhe organike e koalicionit.
“E kuptoj që ka njerëz zemërthyer se kanë mbetur në pozicionin që se meritojnë. Por PD në zgjedhet e 2009 ka marrë 11 deputetë nga votat e këtyre aleatëve, për shkak të sistemit.”- u shpreh Berisha.
Lideri i mazhoranës i është rikthyer dhe njëherë listës së PS për qarkun e Vlorës, ku nuk kurseu akuzat ndaj kreut të opozitës dhe kandidatit për deputet Koço Kokëdhima.
“Dëgjoj fjalë unë këtu iku zoti Rama. Nuk është se ai iku se i kërcënohej mandati, se ky sistem ja jep mandatin kudo që të shkojë, e mori Koçua, s’kemi çi bëjmë, por punët e tyre. Kur unë e paraqisja në media si nënkryetarin e PS-së, jo të paktë ishit ju që nuk e pëlqenit këtë cilësim, se nuk e kishit parë një ditë në selinë e PS-së dhe kishit të drejtë. Faktikisht u provua me shumë se nënkryetar. Pse, sepse Koçua e dinte që modelin e tij Tirana e hodhi poshtë njëherë. Tirana ka memorie, nuk i harron 12 kompanitë e ndërtimit, nuk i harron tavanet që u binin nxënësve, gazetat që privatizoheshin pa dhënë asnjë lekë. Po ju them një gjë që në Vlorë nuk ka qytetar që nuk i dinte këto. Atje gumëzhinte Vlora, që të gjithë e kishin të qartë që nuk shkoi Rama, po shkoi Koçua”- tha Kryeministri.
Kryeministri Berisha vlerësoi listën e Tiranës, duke e cilësuar edhe njëherë si më të mirën qe ka patur ndonjehere PD, ndërsa paralajmëroi se fushata do të jetë pozitive, larg akuzave, sharjeve apo fyerjeve.
Plak llafazan,me keq se grate e liga.Sheh oborrin e tjetrin harron malin me qelbesira qe ka ne oborrin e tij.
plak mashtrues
Edhe per ligjin elektoral Rama e paska fajin! Sali Protopapa, nuk i mbyllet goja se shari
Tung,
Blendi