Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Berisha: I privatizojmë HEC-et se na duhen para
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Berisha: I privatizojmë HEC-et se na duhen para
AktualitetLajmi i fundit

Berisha: I privatizojmë HEC-et se na duhen para

anazapta
Published March 4, 2013
Share
SHARE

Nxitimi për të miratuar shitjen e katër hidrocentraleve shtetërorë, që dalin me fitim dhe janë në gjendje pune, është justifikuar nga qeveria me faktin se duhen para.

Kryeministri Sali Berisha për pak sa nuk e tha në Kuvend se u duhen para për fushatë.

“Përveçse ne i përmbahemi parimit tonë, ne i privatizojmë sepse në energji mund të blejmë, por rrugët tuaja të shtruara nuk i shtrojmë dot, duhet të shtrojmë vetë, rrugët e asfaltuara nuk na i sjell njeri. Ne i privatizojmë pasi ne nuk gjejmë dot në tregje ndërkombëtare shkolla, na duhen para për të ndërtuar shkolla, ne nuk importojmë spitale të reja. Nëse privatizojmë, e bëjmë që paratë e tyre t’i shndërrojmë në një të mirë shumë më të madhe për shqiptarët. Ndërkohë, dua të informoj shqiptarët se është politika vendore e kësaj qeverie që ia doli në mënyrën më të suksesshme të hapë siparin e ndërtimeve më të mëdha hidro-energjitike të vendit. Për 30 vjet me radhë ujërat e Shqipërisë u derdhën në detra dhe liqene si të pavlerë. Është viti 2007 viti që shënon kthesën e madhe vendimtare në drejtim të potencialit ujor. 330 HEC në mbarë vendin janë firmosuar nga 2007 gjer më sot. Nga ky vit janë ndërtuar 70 HEC të reja. Nga 2007 gjer më sot janë firmosur, 3 miliardë euro në fushën energjetike”, tha Berisha.

Kryeministri sulmoi socialistët duke thënë se Rama do i bëjë kurban.

Së pari. Pa diskutim që është një filozofi e pandryshueshme e kësaj forca politike, se i besuam këtij parimi, ne bëmë me tokë 460 mijë familje shqiptarë, në këtë parlament, u zhvillua një betejë parlamentare dy javore lidhur me privatizimin e tokës, në atë betejë partia e Punës së Shqipërisë bëri gjithçka ka që të mbante pronën pronësi shtetërore, dhe tua linte në përdorim fermerëve. Bazuar në këtë parim Shqipëria në vitin 1993 në harkun kohor 8 mujor privatizoi 220 mijë apartamente me cmimet simbolike nga 150 3-400 dollarë. Bazuar në këtë parim vetëm në vitin 1995 u privatizuar 106 mijë sipërmarrje të vogla dhe të mesme të trashëguara. Bazuar në këtë parim ne ja dolëm në një hark kohor të shkurtër që vendin më kolektivist, 80% e prodhimit të brendshëm të vijë nga sektori privat”, tha Berisha.

Në kundërpërgjigje, Kreu i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruci deklaroi nga foltorja e Kuvendit se kryeministri Berisha nuk iu përgjigj pyetjeve të deputetëve të PS. Sipas Rucit, Berisha zgjodhi të bëjë demagogji.

“Zoti kryeministër mirëserdhe se ke kohë që na ke munguar në Parlament. Ke filluar fushatën por jo këtu në parlament. E fiillove me gjyshin e Damian Gjiknurit dhe e përfundove me listat për deputet të PS. Me sa duket nuk ke cfarë thua për cështjen në fjalë. PS është pro privatizimit kur është kushtetues, ligjor, transparent, kur s’vjen era korrupsion, kur është në shërbim të qytetarëve. Ti po bën demagogjji”, tha ai.

Sipas Rucit, Berisha duhet të “jepte spjegime për privatizimet, pse dështove me privatizimin e ARMO-s, Albpetrolit. Ky është suksesi dhe dështimi yt, kurse ato që kemi bërë ne janë njëra më e sukaseshme se tjetra. Sot jo debat politik, po privatizon pasuri kombëtare. S’ dhe asnjë spjegim pse është nën cmim, ofertuesi nuk ka asnjë përvojë në fushën e energjetikës. Përse nuk ka transparencë zoti kryeministër? Pse ndryshove vendimin e qeverisë që kishe miratuar vetë për të përshtatur të dhënat e ofertuesit? Këtë kërkon opozita”, shtoi Ruci.

anazapta March 4, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?