Tufa i përgjigjet Berishës: I sëmuri psiqik je ti, SHIK zhduku kartelën

anazapta

Një nga ish-grevistët e urisë, ish i përndjekuri politik Skënder Tufa i përgjigjet akuzës që lëshoi dje në adresë të bashkëvuajtësve të tij ish Kryeministri Sali Berisha. Tufa rrëfen se në të vërtetë i sëmurë psikik është Berisha dhe jo ish të përndjekurit politikë dhe sjell një detaj interesant për zhdukjen e kartelës shëndetësore të Berishës dhe njeriun që kishte dosjen e tij

 

Zoti Tufa, çfarë ndjesie u la etiketimi që ish-Kryeministri Sali Berisha u bëri dje ish-të përndjekurve politikë kur i quajti të sëmurë psiqikë?

Natyrisht që ky njeri na shan dhe fyen pambarimisht. Etiketimi i tij i djeshëm është në vijim të qëndrimeve poshtëruese që ky njeri ka mbajtur ndaj nesh. Por ne ia kemi dhënë përgjigjen këtij njeriu para grevës, gjatë grevës dhe në vazhdimësi më pas dhe do t’i japim gjithmonë. Sepse në fakt i sëmurë psikik është vetë Berisha.

 

Berisha i sëmurë psikik thoni ju?

Po. Dihet nga të gjithë ne se ai ka pasur një kartelë psikiatrike në spitalin 5, ku vizitohej shpesh dhe merrte ilaçet përkatëse. Por një ditë punonjësit e SHIK-ut të tij shpërthyen kartotekën e spitalit dhe zhdukën kartelën e Saliut. Ndërsa mjeku që kuronte Berishën, nga presionet sistematike që i bëheshin për të mos nxjerrë sekretin e sëmundjes së Berishës u detyrua të arratisej jashtë shtetit. Kjo është e vërteta. Përveç kësaj, ai ka qenë dhe spiun i sigurimit. Dosjen e Saliut si spiun e ka pasur Zef Lorja, ish-drejtor i Drejtorisë së Brendshme për Tiranën, të cilin Berisha e futi më pas në burg, ngaqë dinte të kaluarën e errët të Berishës si spiun.

 

Sidoqoftë, le të kthehemi tek etiketimi që ai i bëri shtresës suaj. Pse e mban këtë qëndrim ndaj jush?

Për shkak të sëmundjes së tij. Si një i sëmurë që është, ai ka vazhdimisht halucinacione. Atij i shfaqen në ëndërr fantazmat e 26 viktimave të Gërdecit, 4 të vrarët e 21 janarit, i shfaqet Kosta Trebicka, e tmerron Lirak Bejko. Krimet e pafundme që ka bërë ky njeri ia kanë rënduar shumë gjendjen mendore, ndaj dhe flet përçart. Sidomos pas 23 qershorit ai është bërë edhe më i sëmurë nga ç’ka qenë. Ky njeri është shumë i rrezikshëm shoqërisht dhe duhet izoluar. Qeveria e re duhet të marrë masa dhe drejtësia duhet ta thotë fjalën e saj dhe t’i japë atij ndëshkimin e merituar. Ai do të flasë kështu siç flet derisa të jetë i lirë dhe të bëjë ligjin në atë parti. Sepse atë parti në fakt e drejton vetëm Berisha, kurse Lulzim Basha është vetëm një kukull në duart e Berishës dhe është i inkriminuar si ai. PD-ja është pronë e Berishës dhe drejtësia është akoma nën hyqmin e tij. Ja, për shembull sot jepet vendimi për Perikli Shqevin, ndaj dhe Berisha nuk e ka bërë kot atë deklaratën e djeshme. Deri tani drejtësia është tallur me ne sepse i ka marrë urdhrat nga Sali Berisha. Kësaj gjendjeje i duhet dhënë fund njëherë e përgjithmonë.

 

Cili do të jetë raporti juaj me Berishën këtej e tutje?

Do të jetë ai raport kundër tij që ne e kemi mbajtur deri më sot. Ish-të përndjekurit do të jenë të papajtueshëm me çdo lloj diktature, ku shëmbëlltyra më perfekte e diktaturës ishte Sali Berisha. Prandaj dhe mospajtimi dhe kundërshtimi ynë ndaj këtij njeriu do të jetë i palëkundur.

 * * *

 Berisha i quan “të sëmurë psiqikë” ish-të përndjekurit politikë të grevës së urisë 

Ish-kryeministri Sali Berisha komenton në Facebook fjalën e mbajtur një ditë më parë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së nga kreu i qeverisë, Edi Rama. Berisha ripërsërit akuzat ndaj Ramës për bllokim, duke përmendur bojkotin e Parlamentit, 21 janarin dhe protestën e ish-të përndjekurve.  Në lidhje me këtë të fundit, Berisha shkruan se u organizua nga opozita e atëhershme dhe nuk ishte gjë tjetër veçse “grevë e urie dhe djegie për së gjalli e të sëmurëve psiqikë për të anuluar vizitën e sekretares Klinton në Tiranë”.

“EUREKA (e gjeta): FAJIN E KA HOLLIVUDI!

“Të dashur miq, fajin për imazhin e Shqipërisë e ka Hollivudi. Kjo deklaratë në sallën e OKB-se nuk është bërë dje nga komiku ynë i mirënjohur Skënder Sallaku por nga Piktori qesharak që tetë vite me radhë bëri gjithçka, më shumë se çdo albanofob tjetër, për të nxirë imazhin e Shqipërisë. Në tetë vite Edi Rama për të përçudnuar imazhin e Shqipërisë futi në parlament daulle, bori, bojkotoi Parlamentin dhe institucionet, bëri grevë urie, protesta me plehra për të bllokuar heqjen e vizave për shqiptarët, organizoi puçin e 21 janarit për të marrë pushtetin me dhunë, organizoi grevën e urisë dhe djegien për së gjalli të të sëmurëve psiqikë për të anuluar vizitën e sekretares Klinton në Tiranë me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë. Rama si askush tjetër mbajti peng për dy vjet statusin e vendit kandidat dhe tani në pushtet instaloi qeverinë më të dobët, më të korruptuar në historinë e vendit dhe Kodin e Heshtjes apo territ informativ. Ai do me çdo kusht të shtyjë më tej statusin e vendit kandidat vetëm të mos konsiderohet si një meritë e qeverisë së PD….” etj – shkruan ish-kryeministri

Në foto: Një nga ish të perndjekurit politikë të grevës së urisë në Shtator 2012 në Tiranë (LSA)

greva

Share This Article
29 Comments
  • e ka fjalen per skender tufen e 5 shoket e tij..6 ish-te perndjekur nuk mund te perfaqesojne vullnetin e te gjithe ish-te perndjekurve,POR vetem vullnetin e edi rames

  • ti je nje i semure psikik i rrezikshem more hale qe duhet majte me kemish force e helmet ne koke dhe pa FB ,permbrapa sb

    • ti mark je me siguri nje prej tyre. Ti dhe Saliu keni mesuar ne shkollat e enverit parimin “akuzo te tjeret per ate qe sapo ke bere vete”. Degjoni Saliun keta 20 vjet dhe ky esht parimi kryesor. Juve mire e beni sepse duhet te ishit diku tjeter tani bashke me vrasesin qe mbroni, por ja qe ky vend i shkrete akoma nuk ka ardhur dita te beje drejtesi

    • mark.uk po nuk ishin keta ish te perndjekur politik qe kan votuar per plot 23 serbo-malazezin sali apo futja pordhes thuaj shkruaj te shkrujme kjo eshte ideollogjia jote se aq dine ti,po kto ish te perndjekur jan plasur burgjeve edhe nga dora e vete ish komunistit sekretarit te ppsh-se saliut apo jo po kur u bo demokrat ky kurriz dale sala kollovari satome kur populli dhe studentet po hidhnin bustin e enverit ky serb qe ti e quan demokrat brridhte me fiat 131 te komitetit te partise i veshur edhe me pardesy made in komunist po skeni faj ju more filoserba se ju beri saliu edhe me nenshtetesi shqiptare tani,po ku ka pasur pol te djatht kombi yn more filoserb car dreqin thua ti po car te komentosh me karatauke si puna jote fundja dhe ti klysh i asaj palo kategorie je edhe ti ..

  • ke te drejt nuk e ka fajin hollivudi por ti sali qe ne shpirt dhe ne zemer je njelloj si enveri , o mark uk po ku e di qe keta kane qene spiuna apo ke qene edhe ti spiun si ata

  • Sala e nuhat qe se pjerdh me njeri nga ne te thjeshtet,por ben shume mire qe perdor gjuhen e vjeter se i kujton te gjitheve shkallen e inteligjences se udheheqesit real te pd.

  • Ketij maloku i ka ikur truri , dhe te gjitha keto i thote vetem sepse humbi pushtetin.Gazimondo koha jote mbarooooooooiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii , gjej vend te futesh se burgu te pret ty dhe familjen tende. Akoma nuk e kupton o i lige se shqipetaret duan te te hane te gjalle.

  • Flet per puc,me 21 janar?!… Dhe harron qe me 98.ten rrembeu tanket,mbushi zyrat e pd.. me armatim,rrembeu televizjonon… O Zot c’nuk beri ky moster,biles ka dhe goje per te vjelle prap…

    Kesaj i thone o lume miku,
    thuajma sa s’ta kam thene,
    dobicmadhja dhe pse iku,
    Ta le dobicin nder kembe…

    Dhe shurdhjesat posht’e larte,
    te ndyr’ ,gjer ne peshtirosje…
    i rrin saliut nga pas,
    si ene per peshtymosje…

  • Thenia qe te Perndjekurit Politik jane te semure PSIQIKE, i shkojne per shtat nje Komunisti, Neonazisti, Partis ” Agimi i Arte ” qe ne Shqiperi perfaqesohen denjesisht nga i semuri MENDOR krimineli Sali Ram Zehere Berisha.

  • Transferimi i veseve dhe i poshtersive te veta te të tjerët eshte tipari kryesor i saliut. Po i the saliut vrases ky e thote per ty,po i the i semure mendor del e te thote ty,po i the trafikant prape te njejten gje ben. Te gjitha fajet dhe krimet e veta i transferon! Jo rralle opozita e djeshme trullosej dhe humbiste nordin nga kjo . Edhe tani ka raste qe trulloset. Ja kur te meret me budallalleqet e saliut per filmat hollivudiane..! Saliu sapo kap dicka e ben gurgulene e madhe,pozita s’ka kordinim dhe nuk di ta organizoje kundergurgulene. Dhe ne popullin e pakulturuar mbetet me shume jehona e asaj qe zhurmon saliu. Pozita akoma si dje nuk di sesi zhurmës se saliut t’i pergjigjet me bubullima e gjemime topash!!! Bubullima qe konsistojne ne forcën e fjalës ,te argumentit dhe te oratorise me ton reaktiv qe zgjon edhe popullin me te fjetur…!

  • V. R!!! Transferimi i veseve dhe i poshtersive te veta te të tjerët eshte tipari kryesor i saliut. Po i the saliut vrases ky e thote per ty,po i the i semure mendor del e te thote ty,po i the trafikant prape te njejten gje ben. Te gjitha fajet dhe krimet e veta i transferon! Jo rralle opozita e djeshme trullosej dhe humbiste nordin nga kjo . Edhe tani ka raste qe trulloset. Ja kur te meret me budallalleqet e saliut per filmat hollivudiane..! Saliu sapo kap dicka e ben gurgulene e madhe,pozita s’ka kordinim dhe nuk di ta organizoje kundergurgulene. Dhe ne popullin e pakulturuar mbetet me shume jehona e asaj qe zhurmon saliu. Pozita akoma si dje nuk di sesi zhurmës se saliut t’i pergjigjet me bubullima e gjemime topash!!! Bubullima qe konsistojne ne forcën e fjalës ,te argumentit dhe te oratorise me ton reaktiv qe zgjon edhe popullin me te fjetur…!

  • Sovran!Monitoro Rilindjen!Varros të mos jetoj më kriminalen ramiziste PD dhe vrasësin e shqiptarëve,Berisha!Sovran:Ti dhe vetem ti je NJESHI!Vepro!Lëvizje!…

  • Po Saliu emeroi konsull te pergjithshem ne USA te birin e prokurorit te Enverit qe fliste ne emer te popullit e te denonte per agjitacion e propogande me 25 vjet.Dritan Petraq Mishto ankohej pse e kane hequr nga posti kur i jati te thyente brinjet ne biruca deri sa ti te pranoje akuzen.Saliu tek bijte e xhelateve u mbeshtet

  • O idioter ai tha vetem per ata qe I vune flaken njeri tjetrit.Kushdo qe ka spiunuar ne ate kohe jan te share me cfar u permban praku.Po flas per nje bile eshte edhe kryetar I te pernjekurve poitik quhet Adem A…..ci e din vet personi se kush eshte.Po e pyes kur ishte tu vuajt denimim gjoja,cfar bere me 25 mars te vitit 1973.Te gjith e dinin se je spiun,po ate dite dole hapur.

  • ju dogji se ju hoqen nga puna?. Po ikni o kopila bejini ndonje koment plakut sali ne fb.thurini lavte komunisti i fundit i vendit .se ketu me komentet tuaja nuk i beson asnje juve qelbesisa.

  • @ mark .uk ;o plehre toksike u zgjove nga gjumi letargjik ti ?????????? u zhduke nga blogjet pas humbjes se “gjyshit brekdhjere ” tani ke marre urdher prap per tu hedhur ne aktivitetin propagandues te spiunit me te shpifur te rraces me te poshter qe ka njohur deri me sot shqiperia,,,,,,,,,,,,!!!!!!!!!!!!!!!!!

    • mark.uk po leri etketimet duke share te tjeret ku e njeh ti ket person qe i drejtohesh spiun or karuc se,sa per spiundhek ke mjeshtrin e udb-se serbo-malazezin sali drejtohu atij palaco per spiundheqe se ti jep ai informacionet e detajuara se kush kan qen spiune,po spret me ky palaco edhe tani qe iku i la ministrite dhe kryeministrine me cimka se e ka ne gjak spiundhekun ky i semure mendor,prandaj te them komento e argumento 1 here sic duhet mos bo edhe ti sikur sdi gjo se e din shum mire se cplere serbije eshte saliu,ky plera srb eshte nje fatkeqesi shume e madhe e kombit tone,ja ke iden ti or mark.uk apo jo nje ish komunist nje sekretar i ppsh-se qe hiqet demokrat opo je ne terezi apo jo thirri trunit or TAJJJJJJ..

  • Ok S.Tufa qeveria e re po i merr masat .Sapo eshte emeruar ZAMIR SHTYLLA ,nga Tahiri .
    Jane ata qe do bejne …rendin ,do bejne Boten Internacionale .
    E njihni ZAMIR SHTYLLEN ??? Ai pra ish tornitori ,hetues model .Keni kaluar ndonjeher ne doren e atij ??? Jo se une kam ca miq qe e njofin mire .Do emra ??? Ja po te them njerin
    GEZIM PESHKEPIA ….
    SKENDER TUFA ,kta beee bagetite i bejne jehone gjithmone atyre qe rrezojne nga kali ,pra u japin turmave ca bar ideologjik …po ti mor njeri ne cilin krah je ???
    Qe te jesh nje beeeee nuk ma do mendja ….por nuk dua as te mendoj se je ne sherbim te ndonjerit ….lere ate ujkun plak se i kane rene dhembet …shiko kta ujqrit qe po vene coban te beeeeee rilindase !

  • Nuk e kuptoj, qe ne kete vend, u bene 23 vjet qe opinioni publik merret me akuza kunder kesaj klase politike, qe edhe kjo ka 23 vjet qe ndodhet ne parlamentin Shqipetar dhe…….nuk ka nje hetim konkret nga ana e prokurorise se ketij vendi, qe te te gjithe keta qe bejne pazare ne kurriz dhe me jetet e ketij populli te vuajtur, nje dite te dalin para drejtesise dhe te marrin denimin qe u takon, ashtu sikur edhe une denohem per nje kondravajtje sado e vogel qofte ajo. Eshte per te ardhur keq qe perdite lexojme te tilla histori dhe………..mesa duket vetem do ti lexojme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *