Simulimet
Besart Berisha ka fituar çmimin e parë në renditjen e hileqarëve në Australi, por nga Kategoria Superiore e Shqipërisë mund t’i vijë konkurrencë e fortë. Është lojtari me të njëjtin mbiemër, Bernard Berisha, i cili dje ka treguar aftësi të papara aktrimi. Fillimisht u shemb përtokë me duart në fytyrë pasi Pejiç e preku vetëm me bark në trup. Më pas, kërkoi një penallti me hedhje tejet teatrale. Veçse, në ndryshim nga Besarti, nuk i eci në asnjë rast: Pejiç mori vetëm të verdhë, as penalltinë nuk e fitoi. Për më tepër, mori vetë kartonin e kuq për një ndërhyrje krejt të kotë drejt e në këmbët e kundërshtarit.