Një port i ri peshkimi do tu vihet në dispozicion punonjësve të peshkimit në Durrës. Kryeministri Berisha ndërsa mori pjesë në inagurimin e fillimit të punimeve garantoi punonjësit dhe përfaqësuesit e bizneseve të peshkimit se mandatin tjetër qeveria do të hartojë një plan kombëtar peshkimi për ta vendosur në piedestalin e duhur këtë sektor.
“Jam sot tek ju, burrat e detit, njerëzit e guximit dhe sakrificës, t’ju shpreh nderimin më të madh dhe tu garantoj se sëbashku do përcaktojmë në kuadrin e jë plani kombëtar për peshkimin rregullat e mbështetjes suaj. Do dëgjoj me vëmendje sugjerimet sesi ne këtë degë me potencial kaq të madh ta vendosim në vendin që meriton. Shqipëria ka një sipërfaqe ujore 57% më të madhe se tokësore, ka ujëra të shumta qofshin të ëmbla apo të kripura. Jam këtu të dëgjoj zërin tuaj, të vendosim format më transparente të bashkëpunimit dhe tu mbështesim. Më vjen mirë që jam sot këtu në një moment historik, ky qytet miravjecar do të ketë portin e vet të peshkimit, një investim prej 14 mln euro, që do krijojë kushtet më normale të veprimtarisë suaj” tha Berisha.
Kreu i qeverisë nuk ka kursyer akuzat në drejtim të Kryebashkiakut socialist, Vangjush Dako, për bllokimin pa shkak të projektit, pasi sipas Kryeministrit sot do të pritej shiriti i përfundimit të punimeve të portit.
“Kryetari i bashkisë duhet të kërkojë të falur, sot doishim takuar për të inaguruiar mbarimin e punimeve jo fillimin e tyre, e ka bllokuar në mënyrë të paarsyeshme, për të njëjtat motive e bllokoi dhe e zhblloki më pas. U arrit të sheshohen të gjitha kundërshtitë” deklaroi Kryeministri.
Më tej shefi i mazhorancës shprehu anagzhimin maksimal për mbështetjen e sektorit të peshkimit. Krahas portit, Berisha vlerësoi edhe miratimin e planit rregullues për këtë qytet, i cili sipas tij hap një prespektivë të zhvillimit modern të Durrësit.
“Bashkë me portin u bë një plan i shkëlqyer i rregullimit për Durrësin. Është hartuar nga një kompani shumëserioze, hapet një prespektivë e zhvillimit modern. Jemi të vendosur tu ndihmojmë, një potencial shumë më i madh në këtë fushë ekziston, nuk është mbështetur sa çduhet. Kemi një koncept të ri qoftë për peshkimin, tregun, të gjithë elementët e kësaj ekonomie shumë të rëndësishme. Kemi 247 liqenj natyral në gjithë vendin, të tjerë po ndërtohen përmes hidrocentraleve të reja, pra kemi më shumë arsye ta marrim seriozisht këtë sektor” përfundoi ai.