Berisha inauguron rrugën e Prespës

redaktor

Në vazhdim të turit të inaugurimeve, kryeministri Sali Berisha ka qenë sot në komunën e Pustecit ku ka përuruar rrugën e re. Rruga përbën një rëndësi të veçantë tha kryeministri, pasi lidh Shqipërinë me Maqedoninë. Por jo vetëm kaq, ajo do të ndihmojë në zhvillimin e turizmit në zonë, pasi rruga të çon drejt zonave të bukura të Prespës.

“Unë i garantoj pakicës maqedonase se politika ime mbetet bashkëpunimi miqësor në të gjtiha fushat me vendin mik, në interesin e të dyja vendeve, kombeve dhe të rajonit në tërësi”, tha Berisha. Kreu i qeverisë vazhdoi me akuzat ndaj opozitës, duke e akuzuar Ramën si bllokues të integrimit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *