Ajo është bërë gati që në drekë. Është bërë gati për të qenë pjesë e një programi televiziv. Fotot i ka hedhur në Facebook. Ish-kryeministri dhe mbesa e tij, tashmë e njohur, Dasara, janë shfaqur së bashku në studion televizive të Sonila Meços. Përpara se të fillojë ky program, Dasara lajmëron të gjithë miqtë e saj në rrjetin social. Veshja e saj është bardh e zi. Stili i Coco Chanel, i vitit 1920. Asaj i pëlqen politika dhe pranë ka fatin të ketë një “mësues” të mirë si i gjyshi, që prej më shumë se 23 vitesh nuk ka të ndalur me këtë punë. Duhet thënë që për herë të parë, Dasara shfaqet me… gjuhën brenda.