Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Berisha ka frikë nga Aldo Bumçi
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Analiza > Berisha ka frikë nga Aldo Bumçi
Analiza

Berisha ka frikë nga Aldo Bumçi

editor
Published December 17, 2012
Share
SHARE

Diktatorët tregojnë shenja sinqeriteti kur flasin për puçe kundër tyre. Ndjesia infantile e omnipotencës korrespondon dukshëm dhe me friken konstante të fëmijëve-bebe nga një braktisje e mundshme. Hoxha dhe Berisha në këtë pikë e shohin botën nga këndvështrimi i një të porsalinduri, me instinkte të mprehura në maksimum.  Megjithatë cila është e vërteta pas një deklarimi mbi puçin që do të çonte tek ndryshimi i pushtetit? Në rastin e Enver Hoxhës, do ishte e vetmja mënyrë për të ndërruar sistemin. Enveri e dinte këtë. Nuk ka asgjë të pavërtetë tek përgatitja e një puçi kundër tij. Ndoshta të pavërtetë mund të jenë emrat, por sigurisht jo mundësia. Ndoshta arkitekt i atentateve ndaj tij, ishte ai vetë. Por kjo tregonte se vetë diktatori donte të monopolizonte mundësinë e vetme të një ndryshimi real. Hoxha performonte forcë kundër rrugës së vetme për të larguar peshën e hekurt të diktaturës.  Berisha dukshëm mendon se kundërshtarët duan të realizojnë puç kundër tij. E thënë nga vetë Berisha, nuk ndryshon asgjë përveçse ndan opinionin në dy grupe. Grupi i parë, besnik ndaj liderit, beson se kundërshtarët janë të dobët dhe nuk kanë rrugë tjetër. Grupi i dytë, ai i shumicës normale në ndjesi, ndjen keqardhje për Berishën, si i çmenduri i radhës. Kësisoj del dy herë diabolike frika e sinqertë e Saliut.  Pikë së pari, duke konsideruar të kapërcyer rrezikun e puçit, Berisha siguron ndjekësit e tij për forcën dhe mundësinë e pushtetit të tij, të krahasueshëm me atë të një diktatori të mëparshëm të suksesshëm.  Pikë së dyti, duke distancuar pjesën tjetër të popullsisë nga çmenduria e tij, siguron veten se një përpjekje e mundshme do ishte sa qesharake aq dhe kriminale në sytë e një publiku të mundshëm. Kush nuk mendon se Berisha është çmendur kur deklaron se kundër tij ka një plan sulmi me çadra pistoletë? Vetëm grup seksioni i PD-së së Kamzës ndoshta.  Berisha si çdo diktator në jetët tona e di mirë se rrethanat në të cilat gjendemi, e bëjnë të dukshëm faktin se dikush si ai nuk mund të pranohet më në pushtet. Duke larguar gjithmonë e më shumë mundësinë e rotacionit me votë, Kryeministri servir publikisht vetëm format e dhunshme të tij: revolucionin dhe puçin në kushtet e kryeministrisë. Nëse për shtypjen e një revolucioni hipotetik janë angazhuar garda e Republikës dhe forcat e rendit, e nëse për një revolucion hipotetik do të duhej një opozitë agresive dhe e vendosur në momentin e duhur, për puçin brenda partisë do të mjaftonin pak njerëz të fuqishëm. Dhe një mërzitje e zakonshme si ajo e Jozefinës për mos begenisje në përzgjedhjen e kryeprokurorit. Asgjë më tepër.  Qetësia i tremb diktatorët, ndaj dhe në k’si kushtesh luajnë kartën e egërsimit pa kufij logjikë duke na bërë të besojmë se vuajnë nga “Sindroma e Samsonit”, sipas të cilës i tërbuari shemb muret e tempullit, duke përfshirë ndër rrënoja të gjithë, të vetët e kundërshtarët.     …  Berisha beson vërtetë se kundër tij do të ketë një puç. Pa-ndërgjegja e tij po na tregon se ai do t’i vjedhë zgjedhjet. Shenjat përcjellin emra konkretë: Ferdinand Poni, Flamur Noka, Arben Ristani. Mediat janë aty për propagandën e tij. Po aq sa zyra e tatim-taksave, administrata me gjithë familjet e nëpunësve, këngëtarët, klubet e makinat. Berisha di që po drejton një ushtri për plaçkitje. Ajo që nuk merr dot në konsideratë është se dhe ushtria e vet nuk e beson më. Frika e darkës së gabuar është pikërisht kjo. Tradhtia e Sandrit. Ikja e tij për një ofertë më të mirë tek kundërshtari. Konstelacioni i një ditëlindje ku në të njëjtën tavolinë qëndrojnë kundërshtarë dhe pushtetarë është i rrezikshëm. Mungon antagonizmi. Toleranca e bën gjithçka të negociueshme. Diktatori ka të domosdoshme ndarjen në fronte lufte. Mao Ce Tung lideri i padiskutueshëm kinez ia kërkonte shprehimisht ndjekësve të tij: Duhet të lyhemi më të zezë që dallohemi nga armiku. Njerëz si Mao dinë të fitojnë luftën, por e humbasin davanë në kohë paqeje.  Kur flet për puçin Kryeministri është dy herë i sinqertë. Ai në të njëjtat kushte si kundërshtarët e tij e ka tentuar puçin seriozisht. Berisha është i sinqertë dhe kur nën rreshta tregon se pushtetin ai do ta lëshonte asnjëherë. Ka vetëm një rrugë; nëse do t’ia marrin me dhunë. Berisha nuk po gënjen. Skenari i vetëm ku ai nuk di si të mbrohet do të ishte një puç i mundshëm. Frika se një ditë armët do dalin nga zyrat e Kryqit të kuq e tmerron. Berisha di të mbrohet nga opozita. Saliu frikën e vërtetë e ka nga Brutt-i. Aldo Bumçi je i lajmëruar v’lla.

editor December 17, 2012
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?