Berisha ka shtypur butonin e gënjeshtrave!

Ornela

Kush i ha këto dokrra,
këto fantazi me konspiracion,
se Luli për t’i bërë gropën Saliut,
me Edi Ramën po bashkëpunon!

Këto janë prrallushka,
për të vënë kalamaqtë në gjumë,
tani dhe në ditët që do vijnë,
do dëgjoni shumë e më shumë!

Sala duke shpifur për Ramën,
e lartësoi në sytë e miletit,
si burrin që fuqishëm ndikon,
në Amerikë tek Sekretari i Shtetit!

Lum si ne shqiptarët,
që kemi një Kryeministër me kaq ndikim,
një dhuratë kaq bujare e Zotit,
për Atdheun tim!

Saliu e di që këto s’janë të vërteta,
po nga hiçi s’e ngre dot aksionin,
dhe ashtu siç ka bërë gjithë jeta,
gënjeshtrave u ka shtypur butonin!

Për Lulin ka qenë lëvizje e detyruar,
lëvizja që bëri kësaj radhe,
po rrugën e PD-së ka pastruar,
nga një ferrë super e madhe!

Ka shumë që Bashën e shajnë,
si skuth dhe të pabesë,
në një kohë që me Berishën,
s’mund të kishte më bashkëjetesë!

Nuk është se me Lulin u dashuruam,
neve që e kemi telendisur më herët,
por është fakt se ai doli,
më i dobishëm se gjithë të tjerët!

Fati i Berishës qe parashkruar,
në Departamentin e Shtetit-në Uashington,
po duhet që ca lëvizje,
të jenë me PD-në në unison!

Sala heshti kur Luli të gjithë ja rrafshoi,
se për tjetër njeri ai s’do t’ja dijë,
dhe as një moment nuk mendoi,
se një ditë do të vinte radha e tij!

A.DUKA

Share This Article
7 Comments
  • Ti je I pacipe. Sepse e shikon qe rama vuribper fund demokracine, ps, shtetin, drejtesine, median. Kerkoi te vere perfund presidencen. Duket qarte qe ja vene perfund opoziten dhe ti SI bythlepires vazhdon sulmon berishen

  • Ja dje ne parlment premtoi se pas 4 vitesh do rrise rrogat. Ai qe para 8 vitesh shtypi butonin e rrenes Shendetesise Falas…gjithnje Berisha pra!

  • LUM SI NE?! JEMI NË DIKTATURË. DUKA ËSHTË PROVA. NJË POET S’MUND TË JETË KURRËSESI SERVIL DERI NË KËTË PIKË, PRA TË QUAJË DHURATË NGA ZOTI RAMËN, KRYEHAJDUTIN MASHTRUES ANTIKOMBËTAR. ZNJ.KIM, E KUPTONI TANI SI PO E KATANDISNI SHQIPËRINË ME PËRRALLAT TUAJA DEMOKRATIKE ME DREJTËSI TË PAVARUR?

  • Sali jemi perseri ne vitin 1991.Atehere kur fillove luften kunder mocionistave,,perjashtove Gramoz Pashkon nga Partia,,hoqe Frrok Cupin nga redaksia,,rrezove qeverine e stabilitetit,,mblodhe rrugacet dhe burgaxhijte te therrisnin si qen te terbuar:-Jashte nga partia!
    Filloje prape!
    Se atehere ishim ne mocionistat qe u perjashtuam nga partia qe themeluam,,TANI JE TI QE U PERJASHTOVE NGA PARTIA.
    Filloje prape!
    Se ne moconistat kemi 30 vjet qe jemi perjashtuar dhe jemi SPEKTATORE.
    Duam te shohim cfare do te besh me horrat qe ke pas vetes.
    Po tani nuk ka magazina per tu vjedhur,,nuk ka fabrika pa plackitur,nuk ka TOKE TE PAXANUN.
    Jane zene te gjitha

  • kurse basha të të vërtetave,o dukëëëëë??????????
    o ça gallate!
    do kënaqemi me këtë metamorfozën e re të ben dukës!!
    o dukë,bëre gabim që më “dëgjove” kur të thashë se “e kemi për detyrë të rrëzojmë saliun,prandaj mos u dorzo dh evazhdo të shkruash”!!
    nuk e kisha menduar kurrë që do të përfundoje kaq poshtë!
    edhe sikur një të mijtën e kasaj thellësie të kisha menduar do të kisha thënë “mos shkruaj më”!!
    më fal dukë për aq pak sa mund të kem ndikuar në vendimin tënd për të rënë kaq poshtë!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *