Berisha i rikthehet kërcënimeve: 14 shtatori ’98 do duket lule

Dita

Ish-kryeministri Berisha ka kërcënuar Edi Ramën se nëse do të vazhdojë të mbajë afër bandat, “98-a do t’i duket lule”.

Ai i është referuar në këtë mënyrë revoltës së opozitës së atëhershme në 14 shtator 1998, kur u sulmua Kryeministria.

Deklaratat e forta Berisha i bëri gjatë një interviste për Abc News.

Disa herë ai u kujdes që këtë paralajmërim Edi Rama duhet ta marrë edhe si personal.

“Ndaj dhe i them Edi Ramës se armët nuk duhet t’i ketë kurrë frikë një qeveri e një vendi të lire, por ta ketë të qartë se do ti duket lule 98-ta çfarë do mund t’i ndodhë nëse ndërsen bandat a armatosura të tij. Pse e them këtë…Sulmet ndaj institucioneve janë gjithmonë të papranueshme. Prandaj po dal aty. E them këtë se në 98-tën bëra gjithçka për ta kontrolluar, por nuk e kontrollova dot, por të jesh e sigurtë që nga 98-ta e mbrapa, kush më nuk mund t’i kontrollojë. Po them nëse përsëritet, nëse përdor bandat e veta kundër opozitës e kam fjalën. Se duhet ta ndajmë, qytetarët nuk i konsideroj opozitë, qytetarët kanë një interes, nuk kanë interesin e opozitës por kanë interesin e sigurisë së tyre ndërsa opozita ka interesat e veta”, tha Berisha.

Më poshtë pjesë nga intervista:

Ju e lexoni si pozitiv faktin se thuhet që në Shqipëri bëhet thirrje që qytetarët të marrin armët?

Thirrje për qytetarët, sepse qeveria nuk po I mbron qytetarët…

Jemi vend i NATO-s z.Berisha…

Vend i NATO-s? Vendi i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s që ka qenë edhe kryeministër, ka përqindjen më të lartë të armëve në Europë pas Zvicrës, Norvegjia, vend themelues i NATO-s…

Por nuk kanë një histori të 97-ës sic e kemi ne…

Jo. 97-a nuk është një histori që, cfarëdo që t’i japësh, është një histori malavite dhe bandash…

Dakord por ajo tregon se cfarë ndodh kur qytetarët marrin armët…

Absolutisht jo!  Ka dy gjëra. Armët me të cilat u vranë shqiptarët u sollën nga deti. Shqiptarët nuk duhet të gabojnë. Armët të cilat mbrojtën shqiptarët ishin armë të depove. Armët e depove ishin armë që mbrojtën Shqiptarët në Shqipëri, mbrojtën Shqiptarët në Kosovë…

Por u desh një forcë ndërkombëtare paqeruajtëse që të stabilizohej situata apo jo?

Ajo ishte qëllim tjetër. Ajo kishte qëllim tërësisht të politikës së jashtme, kërcënime të jashtme. Ishte një gjë tjetër, se duhet t’i analizojmë gjërat. Pra armë të cilat u morën nga depot. Depot u hapën. E kuptoni vetë d.m.th….

Gjithcka u fshi me marrëveshjen e 9 marsit, që bëtë ju si president…

U hapën jo pa qëllim depot. Shqiptarët nuk mund t’i merrnin bandat. Shteti kishte një alternativë: o t’u binte me armë këtyre dhe mund të krijonte një konflikt civil, ose të armatoste qytetarët dhe nuk kishte më konflikt civil dhe një pjesë e madhe e këtyre armëve do t’u shkonin shqiptarëve në Kosovë për t’u mbrojtur nga serbët.

Po thoni që shteti zgjodhi alternativën e dytë?

Absolutisht po! Pa asnjë diskutim, pa asnjë diskutim!

Kjo është deklaratë e fortë z.Berisha…

Jo, e kam thënë unë këtë. Kjo në mënyrë të padiskutueshme. Po qe se ti nuk siguron dot qytetarët, ti do t’u japësh mundësi atyre të sigurojnë veten e tyre, se përndryshe…Dhe kjo, kjo e qetësoi situatën. Kjo ndihmoi shumë shqiptarët si në Shqipëri edhe në Kosovë për t’u mbrojtur tek pragu i derës. Nuk luftuan shqiptarët kundër njëri-tjetrit. U mbrojtën tek pragu i derës.

Share This Article
23 Comments
  • ky esht i papergjegjshem si mund te deklaroi nje ishpresident qe shteti i hapi vet depot atehere prekuroria te mos rri me duar kryq por ta arrestoi menjehere per shkaterrim te shtetit me dashje

    • Hajde mos ja bej gati dhomen e ftohte ketij!

      Nje ore e me pare brenda sa pa e kthyer kete vend ne Vaterlo.
      Nese ky kafshe pret dicka,kjo eshte lufta ne kete vend.
      Cdo gje tjeter per kete kriminel,nuk eshte e mire!
      Vetem ne burg,asgje tjeter per kete moster!

    • Une jam salier i kopese se saliereve, dhenve, dhive, derrave, qenerve, gomereve, ujqerve, çakejve. Eshte e pamundur qe kreu i kopese tone t’i kete thone keto. Ai egersire nuk mund te kete qene as zagar i i oxhakut te Enver Hoxhes. Ai shpellar nuk mund te jete as spiun i Serbise. Turma jone eshte me e çmendura, llumi i perparimit ne Shqiperi dhe akoma me shume keshtu eshte shpellari ne krye te kopese tone. Na e kemi per nder te udhehiqemi nga nje shpellar, egersire, kriminel, spiun i Serbise.

  • NUK E DI PSE I THONI KETIJ ZGJYRE ISH KRYMINISTRI…??

    AI THJESHT KA QENE NJE KANIBAL NE DUART E ANTISHQIPTAREVE DHE ANTIAMERIKANEVE ME TE MEDHENJ PER SHQIPERINE
    ELEZ BIBERAJ SI MERGATQYQAR DHE FRANK WISNER SI MACARTIST

    ESHTE TURP PER SHTETIN AMERIKAN & BE QE TOLEROJNE KETE PERBINDESH SA QE ENVER HOXHA PO ME DUKET PROFET I GJITHE RRUZULLLIT TOKSOR

    TURP PER USA + BE ..QE TOLEROJNE SALI KRIMINELIN

    TURP PER OBAMEN & MERKELIN..

    KA KALUAR CDO KUFI NJERZOR KY ISISALI…TURP 1 MILJARD HERE TURP

    • Turp per njerz si puna jote qe i thine vetes Shqitar!

      Pse mo Merkel dhe USA do vine te arrestojne Sali Berishen????

      Si nuk doli nje burre i vertet te lante hesapet me lapangjozet qe e shkaterruan Shqiperine!!!

      Ne jemi komb i shtypur qe ne embrion nuk bejme kurre perpara se presim te vijne hajdutet e huaj te na kapin hajdutet e brendshem … hajde qorra me shumice …

  • Ky S h a r l a t a n
    Duhet të merret forcerisht
    Dhe te pergjigjet ne gjyq,
    Si nxites i luftes civile
    , prishjes se rendit kushtetues
    dhe destabilizimit te Vendit!….
    Nga nje ane ka nxitje faktin se NUK U DENUA AS NE
    PUÇIN E 14SHTATORIT, AS NE 97-èn E ZEZË…
    Kush na qenka ky B y t h k o,
    që do ti vejè Flakën Shqiperisë?!…

    • Ja edhe Neti, si gjithmone gabim !
      Saliu duhet denuar per dy gjera:
      1. Si komuniste.
      2. Pse nuk denoi komunizmin.
      Te tjerat ( o Net bylmezi ) jane derivate.
      Po ti behej gjyqi komunizmit, 98% e ketyre palacove
      nuk do qeverisnin Shqiperine kete cerek shekulli.
      Nuk do kishin te drejte morale tu kerkonin voten
      Shqiptarve.
      Nyrenbergu, nuk u be qe te denonte 20 naziste,
      por nazizmin. Sado te mencur te ishin femijet e Hesit,
      Bormanit, apo Geringut nuk e kishin te drejten morale
      tu kerkonin voten Gjermanve.

      He, Neti behu djal i mencur.

      • O Sallo, o injorant,
        Nuk krahasohet Nazizmi me regjimet komuniste!
        Por ti je vertet nje analfabet ne njohjen e historise se popujve.
        Komunistet qeverisin edhe sot e kesaj dite ne shume vendete botes, duke perfshire Kinen Miliardshe, por koalicionet me ta jane dhe ne vendet e perparuara perendimore!
        Meso or Derr me zile se Socialdemokratet jane nje variant i zbutur i se Majtes !
        Dhe pa Socialdemokracine as mund te mendohet qeverisja sot ne Botë!…
        Nje pyetje e thjeshte, kur prodhonte me shume Shqiperia, dje apo sot?!…
        Kur kish nje politike te pamvarur, dje apo sot?
        Kur u shenuan arritjet ne ekonomi, ne arsim, në industri, ne elektrifikim, ne mbrojtje, ne shendetsi?!
        Dje apo sot?!…
        E te tjera e te tjera….
        Ti trap ke degjuar mbi propaganden e Luftes se ftohte midis dy sistemeve dhe i merr ato kallep…
        Eshte tjeter gje qe njeri sistem perparon me shume dhe tjetri kalon komplet ne anarshi…Ai sistem e çoi perpara Shqiperine, aq sa e çoi, e kreu detyren…Nuk krahasohen komunistet me nazistet, o Mish me dy sy!…
        Por ty nuk te mungon nje ….dhe hajde se po ta spjegojme…
        Diskutojne ata qe e njohin filozofine me themel , diskuton edhe Sallua yne,qe di vetem te grije sallate e të tjerr lesh…
        Mos debato me me mua se nuk te kthej pergjigje!
        T r a p !

      • O injoranti @ Sallake,
        Kush e organizoi Nyrenbergun?
        Antifashistet tok me komunistet qe mbajten peshen me te madhe te Luftes antifashiste!
        Akuzuesit kryesore ne Nyrenberg ishin Komunistet dhe Stalini.
        Kush e ngriti Flamurin e Fitores ne Berlin?…
        Ik, or Bytthmut, se nu merr vesh ti nga Historia!…

  • Pra te gjithe ata qe jane ne burg per arme pa leje te dalin jashte se shteti i ka armatos vete pra ska nevoje per leje

    Mesazhi i berishes eshte ndalo reformen se ndryshe plasi lufta

    • corape kuq

      duhet ti ngrini nje lapidar atij 2 metroshit qe nuk i preku nje qime bythe salipordhes..

      dhe corape kuqi dhe corapeleshi i vicidolit do shkojne per lesh thote HOROSKOPI ARBEN FRROKUT & GRUPIT CIFTELIA

      populli nuk harron por shenon,,dhe nuk donald lu ta shpetoje katilin serb..

      SI E PRUNE SERBET DHE LOBI SERB I AMERIKES SERBERISHEN NE PUSHTET

      Ish-badiguardi i Saleh Berishës gjatë presidencës së tij në 1992-1997, Izet Haxhia ka deklaruar fakte uluritëse nga analiza e te cilave duket hapur,qartë dhe saktë se ai kurrë nuk ka qene kryetar real i PD,president apo kryminister por vetem nje kobure ne duart e lobit te fuqishem serbo-amerikan te viteve 89-92 e në vazhdim qe me teorine antishqiptare te dekomunistifikimit te 1991 dhe tani te dekriminalizimin e vitit 2015 e prune ne pushtet artificjalisht dje dhe po e mbrojne sot hapur fare me Donaldin e Amerikes dhe Helmutin e Gjermanise.
      Cfare faktesh tronditese jep Izet Haxhia ?!
      ****
      Vizita e Berishes në USA në vitin 1992 u organizua dhe u përgatit nga shefi i CIA-s për Balkanin Jug-Lindor Dejvid Philips. Ky person njihet për lidhje te fuqishme me lobin serb në Amerikë …Pra Berisha eshte nje hibrid i sherbimeve sekrete serbe -amerikane
      ****

      Kjo vizite u ndihmua dhe nga Zv. Sekretarin e Departmentit të Jashtëm Lorenc Igellberger, i cili kishte intersa ekonomike në Serbi me firmen Zastava….pra zyrtare te larte amerikane me interesa personale ne Serbi “ndihmojne” Sal halene…
      ****

      Në mitingun e Crans Montanes,ne kthim Berisha takohet privatisht & familjarisht me ministrin ejashtem jugo-serbo Ivanovic i cili kishte marre pjese aktive ne fitoren artificjale te 22 marsit 1992….A nuk duket qarte nje treshe Rajerson-Elezbiberaj-Ivanovic qe prune Berishen ne pushtet si Zogun ne 1924 por jo me ruset e bardhe nga beogradi….por me lobin serbo amerikan ne shtepine e bardhe
      ****

      Drejtuesit e ardhshëm te PD që do të merrnin postet drejtuese dolën nga shtëpia e profesor Bujar Hoxhes, një shqiptar me origjinë nga Kosova, ish rezident i sigurimit të shtetit i konvertuar per shërbimin sekret serb. Ky njeri kishte një pushtet të fuqishëm tek Berisha. Nga ky person u futën në PD klanet e Dibrës me Gazideden e Zhulalin që ishin të lidhura me sherbimin sekret serbo- maqedonas”,
      Pra vetem keto fakte pambarimisht tronditese qe e nxjerrin mender me thane Berishoviqin nje kobure antishqiptare ne duart e lobit serbo-amerikan qe kane bere,po bejne nje “dirty job” gjoja per te luftuar komunizmin e vdekur..qe ne fakt u kthye ne nje shkaterrim total te Shqiperise per te bere te mundur serbizimin,greqizimin dhe islamizimin gje qe tashme eshte realizuar..aq me shume kur procesi i shplarjes se truve te shqiptareve pothuajse ka perfunduar…

    • Hëm, mirë e ke ti. Të vriteshin mijëra vetë nëpër Shqipëri, pa të armatoset Kosova (!)
      E di ti more qyqari i salehit, se me ato armë u vranë më shumë shqiptarë sesa serbë ???
      Në djall vaftë sala dhe ata si ti.

  • Ku eshte prokuroria? Berisha po pranon se dha urdher te hapen depot e te armatoset populli sepse erdhen forcat e NATOS per te pushtuar Shqiperine.

  • Nje kriminel ne ekstaze,si nje luan para m…tit te gjahetarit,nuhat dhe trufullon,pastaj kthehet mbrapsh me friken se mos haje nje plumb bytheve,por nje dite bie pre e m..tit me te cilin lane halene e pyllit.

  • Kjo rrace M…ti (Sali Viçiidoli me argatet e tij) ben politike disfatiste, anti shqiptare, “mbrojtja e pragut te shtepise” (si politike e anti shqiptarit Ibrahim Rugova) eshte me i çue kembet perpjete vete dhe pas teje krejt shqiptaret, e me ua fute serbi, bullgari, greku… çatrafellin deri n’gryke!… Po populli shqiptar i ka fajet ketu, Shteti Shqiptar i ka fajet ketu, nuk duhet toleruar anti shqiptar te sojit te Berishes e Bashes qe te luhet me Shqiperine dhe me shqiptaret, te cilet po (tele)dirigjohen nga udbashat dhe kosistat “shqiptare” te Prishtines… “Mrojtja e pragut te shtepise” ndodhe vetem aty ku nuk ka shtet dhe politike kombetare e shteterore shqiptare… Ushtria e ka per detyre mbi detyrat mbrojtjen e Shtetit dhe te Kombit, kujt don t’i shese politike Sali Serbi?…
    Zgjohu populli im, eshte koha ta bejme Shqiperine!…

    DRENICA E KUQE

  • kujt i intereson destabilizimi i gjendjes politike ne shqiperi besoj se pjesa me e madhe e dine nuk kuptoj pse amerikanet e len kete qen plak te serbeve te lozi me kombin shqiptar .

  • Berisha flet dhe le te kuptohet se eshte i pa prekshem dhe nuk ka frike te dale e kercenoje sepse njerezit qe e mbrojne ate jane shume me te fuqishem dhe me ndikim shume te madh ne shtetin dhe politiken tone si ne punet e brendshme edhe ne ato te jashtme. Nuk ishte rastesi qe ai ish ambasadori Amerikan doli para disa ditesh dhe la te nenkuptohet se Berisha “ishte zgjedhja e duhur”. Duke treguar me pak fjale se ka mbeshtetjen “zyrtare” te tije. Dhe a nuk eshte pak cudi qe Lu-ja thjesht po hesht kur ai eshte shume aktiv zakonisht dhe ngre zerin ne ceshtje qe jane shume me pak pikante se kjo?! Nje mesazh tjeter ishte pushimet e Zenit ne Amerike. Ambasadori mori nje qendrim para disa muajsh duke thene se kush ishte i korruptuar apo me precedent penal nuk do merte vizen me per ne Amerike. E pra Zeni nuk bente pjese ne kete grup njerzish. Dhe se fundmi kemi kryeministrin tone i cili thote se mos ja vini re se eshte i cmendur. Dmth o popull HAROJENI se Berisha apo femijet e tije po ndikohet ndonjehere per veprimet e tij anti-patriotike dhe makabre qe i kane kushtuar ketij vendi kaq shume. HAROJENI Gerdecin se edhe ajo doli “sajese” e sherbimeve te huaja qe na donin te keqen sipas vizitorit tjeter te pa korruptuar ne Amerike Mediut. E pra zoti Lu. Do ishte me e ndershme te rrinte ne zyren e tije dhe thjesht te shijonte ditet e tije ne Shqiperi duke bere pushime sesa te na perralliste me tregime.

  • Jeni shume gabim miqte e mi me komentet Tuaja, sa mesiper.
    Sepse:Karemi eshte vene ne grep. Mbetet qe BERISHA ta haje. Po ka edhe peshq te zgjuar, ose, qe i kane shpetuar nje here karemit-grepit.
    Kjo eshte LOJA, more bacllare komentues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *