Berisha kërkon krijimin e një lige mbarëkombëtare të futbollit. Gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, Berisha riktheu në skenë idenë e krijimit të ligës së përbashkët Shqipëri-Kosovë, një ide e hedhur për diskutim edhe më herët nga klube apo faktorë të ndryshëm të këtij sporti, por që ka marrë përgjigje negative nga FIFA.
Berisha i kërkoi ministrit Bumçi që të nisë punën me homologun e tij kosovar për shkrirjen në një të ligës së futbollit për të dyja vendet. “Zoti ministër i Kulturës, këtë vit duhet të fillojë veprimtarinë Liga Mbarëkombëtare e Futbollit. Uluni dhe bëjeni projektin bashkë me ministrin kosovar”, tha Berisha gjatë mbledhjes së qeverisë.
“Tifozi i Mitrovicës të vijë të shohë ndeshjen Flamurtari-Mitrovica. Nëse rregullat përkatëse e lejojnë, të përfshihen të gjitha skuadrat në një kampionat mbarëkombëtar. Kjo është rruga për të shpalosur të gjithë potencialet dhe talentet në futboll. Ta nisim me futbollin dhe të fuqizojmë tregun e futbollit, për të nxjerrë një numër sa më të madh yjesh”, tha Berisha.
Ore Salo! A e ke pyetur Europen per kto “sende” se qka po thot ? Madje edhe Grekun duhet ta pyesesh! Mos e harro kanunin e Lekes sa femij i ke te ngujuar nga hakmarrjet? Salo ku po i ruani parat familja e Juaj? Cka po thone FIFA ? Shqiperia n uk eshte shtet i pavarur,as ligjor ashtu si Kosova! “Prralla prrala han qeni arra , Seferi levron …”