Berisha kërkon “luftë” nga deputetët. Detajet nga mbledhja e grupit të PD

Gazeta Dita

Detaje të reja dalin në dritë nga mbledhja që zhvilloi sot grupi parlamentar i PD-së, pak pas përfundimit të seancës plenare. ‘BalkanWeb’ mëson se ish-kreu i PD-së, Sali Berisha i ka bërë thirrje deputetëve demokratë që të këtë një grup sa më ‘luftarak’.

Mes të tjerash raportohet se PD do të shfrytëzojë çdo hapësirë që i jep rregullorja që të ketë sa më shumë debate në Kuvend, duke marrë shkas edhe nga tensionet e shkaktuara sot ku lideri i PD-së Lulzim Basha u përjashtua për një ditë nga salla, pasi theu rregulloren.

Demokratët do ta nisin nga Reforma Zgjedhore, ku do të shfrytëzojnë çdo hapësirë kushtetuese dhe ligjore që i jep të drejtë opozitës që të bëjë debat si; interpelanca, thirrje ministrash etj.

Mes të tjerash demokratët do të shohim mundësinë që të mblidhet Konferenca e Kryetarëve. Ndërkohë, debati për reformën Zgjedhore pritet të mbahet ditën e enjte, ndonëse u përfol që ajo që të mbahej të hënën.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *