Analizimi i historisë sonë është një nevojë jetike. Kështu është shprehur kryeministri Berisha, gjatë fjalës së tij në konferencën shkencore “Roli i Kosovës në krijimin e shtetit shqiptar”. Berisha tha se të vërtetat duhet të shihen në sy.
Në konferencë foli edhe kryeparlamenti i Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili tha se ky 100-vjetor i gjen shqiptarët e bashkuar kur për vite Kosova e ka festuar në fshehtësi. Ndërsa ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylejman Selimi tha se ky jubile nuk do të kishte kuptim pa pavarësinë e Kosovës. I pranishëm në Konferencë është edhe kryetari i opozitës, Edi Rama.