Seanca e sotme është shoqëruar me replika të ashpra mes Sali Berishës dhe Koço Kokëdhimës.
Berisha e ka akuzuar Kokëdhimën se po mbrohet nga mazhoranca që të mos i hiqet mandati.
Ndërsa ky i fundit iu përgjigj se nuk ka bërë asnjë shkelje dhe Berisha vetëm shpif.
Debatet
Kokëdhima: Se cfarë shkatërrimi u vure në qafë shqiptarëve këtë e dimë të gjithë. Oborri yt i vodhi vendit 1.2 miliardë dollarë që i transferove në bankat e huaja. Vetëm në Vlorë ti zotëri grabite 10 mijë hektarë tokë dhe sekserët e tu ishin fëmijët e tu. Ia more popullit këto toka për oborrin tënd. Po, po, unë punova, ju ishit grabitqarët, ju e plackitët popullin dhe e pretë e vodhët dhe tradhtuat. Kjo ishte gjithë ajo që u dhe shqiptarëve në 20 e ca vjet në udhëheqje. U dhe këtë mjerim. Unë të them që historitë e tua kanë përfunduar, ti je këtu personi që flet për dekriminalizim, duke pasur në qafë tërë ato dosje akuzash, e nën përgjegjësinë tëndë tërë ato vrasje, në 97 dhe më pas e 21 janar more jetë të pafajshme pikërisht se je një kokërr frikacaku dhe na tregon trimëritë e tua. Je bolshevik i pakorrigjueshëm koha jote ka mbaruar. Kurrë nuk kthehesh më në pushtet, mbaje mend këtë. Së fundi zotëri po të them, mos e përdor familjen tënde kundër meje, nuk është në nderin tënd, nga një penxhere më nxjerr dhëndrin, nga një tjetër një anëtar tjetër, mjafton ti përballë meje. Këtu më ke. Kur ti ishte në qeveri me të gjitha gjërat në duar unë bëja biznes, kam punuar dhe kam bërë pasuritë e mia, i gëzoj haptas e legalisht dhe nuk i fsheh si ti pasuritë e vjedhura. Nuk ju marr dorën ku shkoj. Përfaqësoj popullin e zonës sime dhe do ua jap përgjigjen më 21 qershor. Do ikësh për lesh Sali.
Berisha: Në vend të shkosh në gjykatë futesh pas çitjaneve të Ramës. Unë si mjek i kuptoj sepse kur ka rraptuse psikologjike nga frika njeriu nuk di ç’bën. Për 10 mijë hektarët, çdo metër katrorë që të gjesh timen apo familjes sime e ke të falur në çdo skaj të vendit nga Rrogozhina në Konispol. Sillu vërdallë e thuaji shqiptarëve kur do shkosh në gjykatë. Lidhjet e tua me Ramën janë nga më mistiket dhe më të çuditshmet e të paimagjinueshmet. Nuk harrohen tavanet që binin mbi kokat e nxënësve, ndërtimet që bën buzë ujit, dyshimet që ekzistojnë për vjedhjen e të madhit Vangjush Mio.

Hahahahahahahaha ! E forte.
Shikoni si thote maloku:-Po te gjesh nje meter katror nga Rrogozhina ne Konispol,ti kam falur.
D.m.th,nga rrogozhina ne Vermosh,s’keni pune se jane te mijat, thote maloku!
Po ska lene gje pa marre mo po e bukra eshte se si ka te vetat, ja ka lene te gjitha vajzes dhe djalit.
Kur Saliu te dergohet pas hekurave vetem atehere do jete vendosur drejtesia ne kete vend. Njeriu pergjegjes qe shkaterroi vendin ne keto 23 vite ka vetem nje emer Sali Berisha.
Nuk e kuptoj si ka fytyre e flet Sali horri. Ky vrases i popullit me qellim mbajtjen e pushtetit. Vrases i 26 njerezve ne Gerdec, vrases i 4 njerezve te pafajshem ne 21 Janar. Yt pjelle e keqe.
Ndryshimi Berisha – Kokedhima. I pari eshte vrases i dyti jo. I pari ka perfshire femijet e tij Xenin e Argiten ne punet e piseta te politikes i dyti jo. I pari zbriti nga mali per tu bere pjese e politikes e per tu pasuruar nepermjet postit te tij, ndersa Kokedhima nje biznesmen i suksesshem qe u fut ne politike me qellim kontributin e tij per komunitetin qe e votoi.
Zbrite trokthi ne Tirane kurre me se ktheve koken
i pa fe i pa Kuran spiunove ti gjithe boten.
Shqiperise i vure flaken se keshtu deshi Serbia
Kysh te fryn ne vesh ty naten Sllobodanka apo Liria.
O gazetar, redaktor, ca je. Na e bere artikullin te palexueshem.
Goxha pleq dhe bejne si gore !
Llapin,llomotisin/popullin qorrollisin/! Tung!
koco kokedhima eshte me i rrezikshem se saliu ,por ju akoma nuk e njihnin.
prisni ,prisni se ky koco me bemat e tij do t’ia pastroje rrugen ilir metes qe po pret si macja miun ,tjeter pune se ju nuk me besoni mua .
koco kokedhima ja ka futur kembet ne nje kepuce dhe edi rames derisa zgjodhi kocua dhe luan bregasi si kandidatet e bashkive si ne sarande qe zgjodhi nje anonime ,ku gojet e liga thone se kandidatja ka qene e perdorur seksualisht nga nje hierark ashtu dhe ne vlore kur vendosi nje doktor qe na vjen si pako postale nga greqia me nje cv fallco .
si ka mundesi qe te vendosesh ne krye te nje bashkie super-gjigande ne se do ta quajme keshtu ne raport me siperfaqen e vendit ,bashkine e vlores ,prej mifoli deri ne borsh ,nga nje doktor qe pavarsisht se eshte i urte nuk ka qene i afte qe te menaxhoje as aparatin radiollogjik .
popull, personi qe do udheheq nje siperfaqe me banore duhet me se paku qe te kete menaxhuar 20 apo 30 vete dhe jo te menaxhoje mbi 200-300 mije vete .
koha do t’me jape mu te drejte ne deduksionin tim sepse do te vazhdojme te vertitemi ne te njejtin qark te mbyllur si me berishen .
“Je bolshevik i pakorrigjueshëm koha jotë ka mbaruar dhe kurrë nuk kthehesh më në pushtet, mbaje mend kete”
Kjo shprehje te ben te kuptosh se sa e gabuar eshte pritshmeria e popullit ndaj atyre qe zgjodhi. E para, Saliu nuk eshte bolshevik. Bolshevizmi eshte nje ideal qe nuk u realizua kurre. Sala eshte nje njeri pa ideale, kriminel, hajdut.
Te vjen te perzier nga kjo race politikanesh qe luajne ping-pong me akuza pa mbajtur pergjegjesi per fjalet qe nxjerrin nga goja . Neqoftese Saliu paska bere vjedhje te tilla, pse nuk e denonconi dhe denoni para gjykates ashtu sic premtuat para zgjedhjeve?
Ne presim te vendoset drejtesia, te behet dekriminalizimi, ti kthehet populit pasuria e vjedhur, ndersa Kokedhima deklaron se Saliu nuk do kthehet kurre me ne pushtet.
Megjithate une nuk i ve faj asnje politikani, por injorances se popullit qe nuk u ngop me genjeshtra dhe vazhdon akoma ti votoje.
Bocari ? Jam në një mendje me interpretimin tuaj. Nderime!
Nuk e di kush eshte ky qe nenshkruan Bocari , person apo pseudonim por nuk jam dakort dhe me duket gabim konkluzioni i tij qe perfundon me fjalet …. “une nuk i ve faj asnje politikani, por injorances se popullit qe nuk u ngop me genjeshtra dhe vazhdon akoma ti votoje” Ne mendimin tim populli eshte viktimë qe vuan transformimin e shtetit te diktatures se proletariatit , ne shtet te kriminalizuar , qe shkel dhe nuk zbaton kushtetuten. Te pakten ne shtetin e diktatures ne gjykata dhe ne zyra ligjet zbatoheshin. Une mund te ve ne dispozicion te gazetareve, qe nuk pranojne censuren, dokumenta te prones se familjes time qe tregojne ne menyre te pakundershtushme se si jane shkelur ligjet ne fuqi , nga drejtoret e AKKP, , te AKKP, (me perjashtim te z.R. Shquti) Ministrat e Drejtesise, ministrat e Turizmit , Prokuroret . Po ashtu mund tedemostroj se si kane abuzuar me te drejten e pavaresise se vendimmarjes shume gjyqtare perfshi kryetarin e saj Thimio Kondi. Nese keta persone mendojne se kane vepruar me ndershmeri i ftoj te ballafaqohemi ne media . Une mund te publikoj vendimet e tyre dhe vetem ligjin , pa koment. Ata do te jene te lutur te citojne ligjin . Nuk ka asnje ligj apo nen (nga ato qe kane qene te miratuar , ) Nese keta VIPA do pranojne sfiden cdo lexues e nxjerr vete konkluzionin . I gjithe kalvari i familjes time me pronen verteton se pas permbysjes se diktatures nuk u zhvillua demokracia por klane. Une jam protestues per faktin qe perendimi i mbeshtet dhe i trajton keta si parti. Burimi i te keqes nuk qendron tek populli qe eshte viktima, por ne strukturat burokratike te BE, tek ambasadoret kryesore dhe komisioneret e Europes qe kane justifikuar kalimin e diktatures ne kleptokraci . Pas vitit Shqiperia zhvilloi elemente te crregullt te ekonomise tregut por jo demokraci. Ambasadoret i vijne rrotull dhe nuk duan ta pranojne gabimin e tyre dhe ja pasojne topin politikes shqiptare. Eshte turp kur ata kerkojne dekriminalizimin e politikes, ata duhet te dekriminalizojne pjesen e tyre pastaj duhet ta imponojne dekriminalizimin e shtetit shqiptar . Ky qendim i perfaqesuesve te BE eshte eksperiment kriminal mbi kete popull. Kete ja kam thene kohe me pare z. Ettore Sequi ish perfaqesues e BE, ne nje takim me kryetrin e Shoqates e Bregdeti, z. Niko Nesturi ne zyren e tij. Ambasadori nuk pati argumentate kundershtonte faktet qe i paraqitem. Dy persona Sali Berisha dhe Fatos Nano nuk mund te kriminalizojne shtetin nese kete rruge nuk do ta mbeshtesnin raportet e ambasadoreve dhe te komisionereve dhe nuk do ta financonte B. Boterore FMN. USAID etj. Debati Berisha – Kokedhima ne Kuvend eshte nje zhurme qe nuk zgjidh asgje por evidenton realitetin e keqmenaxhimit ne kete periudhe 25 vjeçare nga te huajt, qe kane lejuar politikanet shqiptare per te shfrytezuar postin dhe te miratojne ligje qe kane justifikuar oligarkine te pervetesoje pronat tona. Me ben pershtypje kur shikoj se sa te kontrolluara jane mediat per te evidentuar korrupsionin me pronat, dhe sa inaktive eshte prokuroria per ato raste flagrante qe publikohen ne gazeta, Çuditem kur ambasadoret kryesore nuk flasin per pronen por kerkojen dekriminalizimin e shtetit, kur çelesi i dekriminalizimit eshte ne doren e tyre Prof. Gezim Boçari. Fakulteti i Mjekesise
njeri ish-sekretar rinie i PPSH
tjetri ish-sekretar mjekesie i PPSH
dy ish-sekretare, miliardere te “demokracise” sot politikane ne Kuvendin e 2015-s
🙂
Hahahaaa
Cfare parodie.
Katundi me kryekatundaret Sali e Edvin ne krye nuk na zhgenjen kurre
Kur te gjeti ty sylesh, I lumte babloku ! Kush ishte ne pushtet qe ky kokedhima u be kaq I pasur? C’fare beje ti,apo shikon nga vrima e celsit ,se c’bejne njerezit.