E ndjek përditë këtë faqe dhe më pëlqejnë në veçanti fjalët e urta. Arsyeja që po ju shkruaj ka të bëjë me debatin politik të ditëve të fundit. Nuk jam militant, nuk jam as nevojtar. Zoti më ndihmoftë, por nuk besoj se do votoj ndonjëherë për ndonjë Parti, vetëm që të më sigurojë ndonjë vend pune apo ndonjë tapi toke të grabitur. Kam qenë i zoti t’i arrijë vetë gjërat e mia dhe standartin tim të jetesës. Por kjo është tjetër temë dhe unë ndoshta kam qenë më me fat se të tjerët.
Votova në këto zgjedhje për PS. Nuk jam anëtar i saj dhe as ndonjë simpatizant i flaktë. Mendova vetëm se të drejtën e votës (që është edhe detyrim gjithashtu) duhej ta ushtroja! Edhe kësaj here kam marrë vendimin për të votuar PS. Mendoj që Rama është relativisht më i shpejtë në bërjen e punëve, gjërat mund të ecin më shpejt se me një Berishë që ka komlekse të forta bolshevike kontrolli.
Këtë e them jo sepse ky kompleks për të kontrolluar gjithçka – sjell ato dëme që sjell në demokracinë e institucioneve, (kjo është e vërtetë por fajtor këtu s’është vetëm Berisha) por mendova se këto përpjekje të mëdha kontrolli që bën Berisha, i hanë atij shumë kohë dhe energji dhe siç kuptohet ky handikap i tij sjell vonesa në progresin tonë në përgjithësi. Është një kryeministër që konsumohet në luftë dhe intrigë politike, jo në menaxhim të problemeve. Propaganda është e mirë, por jo të zëvendësojë gjithçka siç aktualisht po ndodh.
Email nga adresa: [email protected]
