Berisha kujton 24 marsin: Faleminderit NATO

anazapta

Ish-kryeministri, Sali Berisha përmes një statusi në profilin e tij në “Facebook”, ka kujtuar 24 marsin 1999, kur forcat e NATO-s nisën fushatën bombarduese ndaj regjimit të Millosheviçit. Berisha ka thënë se kjo është një ditë e madhe në historinë e kombit shqiptar dhe historinë e NATO-s.

“Si sot 15 vjet më parë, NATO nisi betejën ajrore për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave njerëzore të shqiptarëve në Kosovë”, – tha ish-kreu demokrat.

Sipas tij, kjo betejë,  është e para e këtij lloji në historinë e NATO-s, e cila solli kapitullimin e regjimit të Millosheviçit dhe çlirimin e Kosovës nga pushtimi i egër barbar serb.

“Prandaj, ju ftoj të dashur miq, të shprehim mirënjohjen më të thellë ndaj NATO-s dhe SHBA-ve, të cilat udhëhoqën aleancën drejt një fitoreje përcaktuese për fatin e shqiptarëve dhe pavarësisë së Kosovës”, shkruan Berisha.  I.K

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *