Berisha komenton dorëheqjen e Kameron: “Ti paske qenë me sindromën Dauning!”

Alqi Kociko

 

Ideja se një drejtues qeverie mund të japë dorëheqjen për shkak të një referendumi idiot, ka lënë pa fjalë deputetin Sali Berisha, mësojnë Gojët e Liga. Berisha e ka me kryeministrin britanik David Kameron, pas referendumit që vendosi për daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian.

“I djathtë je ti? Jo mor zotëri, unë të garantoj tye se je një lepur, një lamash, një frikacak”, mësohet se shkruan një mesazh privat që Berisha i ka çuar Kameronit. “Doje votat ti? Po të kisha sjellë Ristanin dhe kishe mbarue punë për dy orë”, vazhdonte mesazhi.

Në vijim, Berisha i sqaron Kameronit se edhe ai e humbi një referendum dikur.

“A m’pe mue të jepja dorëheqjen? Po kush guxonte mor zotëri! Ti duhet të rrije i mbyllur në kullën e Dauning Stritit, dhe kush të afrohej, t’i flakje një shishe benzinë nga dritarja. Meqë ra llafi, ime shoqe mund t’ju këshillonte, se ajo ka ekspertizë për politikanët me sindromën Dauning. Turp për besë, turp!”

Edhe pse mesazhi zyrtar i Berishës thoshte se David Kameron ra si luan, teksti konfidencial ishte krejt tjetër:

“Dhe të pata than’, duhej të kishe nejt dy muaj në kullën time në Viçidol, për t’u stërvit me kushtet e rrethimit. David, ti s’je burrë, shko fshihu në çitjanet e grave tani. O pikaaa, pikaaa!”   

 

***

Shënim: Gojët e Liga, për fat të keq është rubrikë satirike

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *