Berisha: Rama-Meta po rrezikojnë statusin përmes antiligjit

redaktor

Ish-kryeministri , Sali Berisha, priti ne nje takim Drejtorin e Institutit Maks Plank, Juristin e mirenjohur Profesor Jochen Abr. Frowein.

Ne kete takim zoti Berisha i shprehu Prof. Frowein mirenjohjen e tij me te thelle per kontributin e tij thelbesor ne mbrojtjen e te drejtes se shqiptareve te Kosoves ne Gjykaten e Hages per te patur shtetin e tyre te pavarur si dhe per qendrime e mendime te tjera qe kane pasuruar shume te drejten europiane dhe nderkombetare ne teresi.

Gjate takimit u diskutua dhe mbi zhvillimet e fundit ne vend. Zoti Berisha shprehu shqetesimin se ne Shqiperi, me nje revansh te papare, mazhoranca Rama-Meta po rrenon ligjet dhe Kushtetuten e vendit dhe sigurine qe ligjet iu garantojne qytetareve.

Ai theksoi se ne kundershtim flagrant me Kushtetuten, Konventen Europiane te te Drejtave te Njeriut, mazhoranca Rama-Meta po aplikon denimin kolektiv te hakmarrjes, ku me kete praktike çnjerezore ata shkarkuan ne nje dite te gjthe drejtuesit kryesor dhe dhe zevendesit e tyre ne mbare vendin, shkrine Policine Kriminale dhe Policine Rrugore.

Duke theksuar se mazhoranca po perdor antiligjin per te shkaterruar ligjin, ish-kryeministri i vendit Berisha vuri theksin tek fakti qe ajo po rrenon prona private duke rrafshuar shtepi banimi te ndertuara me leje dhe pa nje proçes gjyqesor apo shtetezim siç parashikon ligji, por vetem bazuar ne nje vendim antiligjor dhe antikushtetues te qeverise qe autorizon prishjen e ndertesave me leje nga Policia e Shtetit, natyrisht te kundershtareve, nderkohe qe mbrohen ndertesat pa leje te kupoles socialiste. Ai gjithashtu theksoi se grupe policesh, pa autorizimet ligjore, bastisin familje dhe biznese ne te kater anet e Shqiperise.

Po keshtu, zoti Berisha vuri theksin tek ushtrimi i presionit politik, ne kundershtim te hapur me Kushtetuten, mbi institucionet e pavarura, Presidencen, Gjykatat, Prokurorine, ILDKP-ne etj. Berisha e nohu prof Frowein se po ne kundershtim flagrant me ligjet e vendit shkarkohen drejtuesit e institucioneve shteterore si Policise se Shtetit, Institutit te Statistikave, Avokatures se Shtetit, Enteve Rregullatore, te cilet zevendesohen jashte çdo kriteri me delikuente, trafikante apo militante partiak, ku ne krye te Policise se Shtetit emerohet nje person pa arsim perkates, pa gradat perkatese dhe nje komisioner i Partise Socialiste ne zgjedhjet e fundit, nderkohe qe Statistikat e vendit i besohen nje militanti te PS dhe zyrtari fanatik te saj, etj.

Ai theksoi se Kryeministri i vendit, zoti Rama, po ndryshon ligjet per tu bere vete edhe kryehetuesi i shtetit qe do vendose per hetimin e Presidentit te Republikes, kryetareve dhe gjyqtareve te Gjykates Kushtetuese dhe Gjykates se Larte.

Ish-kryeministri theksoi gjithashtu se ne dhunim te percaktimeve te Kushtetutes, zoti Rama ndryshon simbolet e vendit nderkohe qe zhvillon mbledhjet e qeverise ne kundershtim me proçeduren e tyre ligjore.

“Te gjitha keto, – u shpreh ish kryeministri i vendit Berisha – kercenojne seriozisht stabilitetin e vendit dhe statusin e vendit kandidat nderkohe qe Komisioni Europian ka rekomanduar statusin e vendit kandidat dhe ne e mbeshtesim plotesisht kete rekomandim”.

Prof Frowein, shprehu keqardhje te thelle per keto zhvillime te cilat bien ndesh me Kushtetuten, Konventen Eropiane te te Drejtave te Njeriut dhe standartet e domosdoshme per integrimin e Shqiperise ne Europe.

Share This Article
5 Comments
  • Ku ka ne bote “psikopat” kaq te semure si Ky shpellari jone ?
    Vdekja kesaj mostre shpetim perfundimtar nga “kthetrrat komuniste”.

  • Takon nje drejtor dhe nxiton ta nxjerre ne FB cfare ka u ka spiunuar dhe trilluar. Ky Frowein ka ne dore celsat e kashtes dhe shkon e takon nje te semure mendor, i cili nuk le vrer pa hedhur dhe sharje ndaj qeverise Rama dhe Ilir Metes. Keta ” Pofesore ” qe vine dhe takojne nje ISH, pse nuk ja bejne te qarte se krimet e tij si shpellar ndaj shqipetareve morren fund, kete e deshmuan 1 milion shkelma bytheve qe i dha populli, ketij Sulltani dhe oborretareve qe i rrinin pas bythe. Demokracia eshte vote , vota Saliun e rifuti ne shpelle, por ai duhet te denohet per krime ndjaj njerezimit dhe ky Profesori Frowein, qe merret me gjyqet e Hages, e ka lenden e pare qe quhet Sali Bish Berisha, per ta futu pas hekurave si mikun e tij Sllobodan.

  • a KA ne shqiperi njerez qe mendojne te vrasin kundershtaret ne shqiperi dhe te strehohen gjetiu ( neper vendet muslimane e jo muslimane)? kush jane keta?
    kpse nuk ndalohen ata.pse perfaqesuesi i partise socialiste ne bashkine e fierit baftjar zeqo bashkepunon me ta shume ngushte? BAFTJARQENI ,TI KE mbjelle armiqesi ne lagje kudo neper fier>NGA MBRAPA DO TA KESH MANDATEN PERJETESISHT.TURP PER ATA LEGENAT E AMBASADAVE TE HUAJA DHE EDI RAMEN QE KONTAKTOJNE ME TY.TI JE BALLIST JO SOCIALIST>ZVARRANIK>GJARPER I TURQISE.

  • TI BAFTJAR je njelloj si homologu yt gjika i vlores.perpos kesaj ke trazuar dhe prona te ligjeshme duke fuqizuar krahun revanshist ne fier te cilet mund te shkaterrojne jo vetem
    fieri por edhe europen

  • O zoti Sali !Bere mire qe u zbraze miqve te t’u mllefin dhe ato ngarkesa qe i mbaje perbrenda vetes.U lehtesove.Por pse harove, apo nuk deshe, tu thuash miqve te nderuar bemat tende ne drejtim te shkeljes te ligjishmerise dhe te kushtetutes?Leri koleget te punojne disa kohe,shikojua punen dhe pastaj bej vleresimin.Ke perpara shume kohe per te thene kritikat,vleresimet dhe sugjerimet.Te punojme te gjithe per Shqiperine.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *