Kryeministri Berisha i rikthehet idesë së vjetër për dhënien e shtetësisë shqiptare. Në mbledhjen e qeverisë, Berisha tha se qeveria do t’i dërgojë Kuvendit ligjin për shtetësinë. Berisha tha se ligji nuk do të ndikojë në zgjedhjet e 23 qershorit, ndërsa shtoi se pas kësaj date do të diskutohet edhe çështja e votës së emigrantëve.
“Nga kjo mbledhje në këtë datë, kjo qeveri do ndërmarrë ligjin e shtetësisë së shqiptarëve kudo që janë. Ai që dëshiron të marrë shtetësinë shqiptare, do ta marrë. Ky ligj do të jetë nisma e 100 vjetorit. Ministria e Brendshme do t’u krijojë të gjithëve mundësinë e aplikimit. Jemi në momentin e zgjedhjeve dhe për të mos e bërë çështje për qëllime elektorale, çdo shqiptar meriton shtetësinë shqiptare, ftoj opozitën të votojë. Këto zgjedhje do të jenë të lira e të ndershme, por ky vendim të mos bëhet çështje e këtyre zgjedhjeve. Kush e merr si vendim elektoral bën gabimin më të madh. Kërkoj mirëkuptimin e bashkëkombësve. Pas zgjedhjeve të qershorit do shikojmë si do të zgjidhet çështja e votës së emigrantëve.
Dua t’u them një fjalë zotërinjve që përpiqen të na gjejnë të ndryshëm. Gabojnë rëndë. Ne kemi dialekte që e pasurojnë këtë gjuhë, por gjuhën nuk mund ta ndajmë kurrë. Nacionalizmi ynë bazohet në gjuhë dhe në histori. A mund të ndahet Skënderbeu në 5 pjesë? Kombi është një dhe çdo shqiptar kudo që jeton meriton shtetësinë shqiptare.
Në kuadër të këtij procesi nuk mundet që midis shqiptarëve të ekzistojnë standarde më të vjetra se ato mes vendeve të Be. Të bëjmë gjithçka që ato mure t’i shembim. Kërkoj mirëkuptimin e fqinjëve dhe ndërkombëtarëve. Çështja shqiptare është një çështje që ekziston në mënyrë të padiskutueshme. Ka një albanofobi dhe kjo mund të zhduket vetëm nëpërmjet procesit të bashkimit të shqiptarëve. Shqiptarët kanë faktuar se askush nuk mund t’i ndajë ata”, tha ai.
100-vjetori, Berisha: Miqtë na nderuan më shumë se asnjëherë
10: 15 – Ashtu si në çdo mbledhje qeverie, edhe sot kryeministri Berisha u ndal në krahasime shifrash, por kësaj here jo në ato të “mrekullisë ekonomike” për rritjen, investimet apo rënien e papunësisë krahasuar me 7 vite më parë. Berisha krahasoi numrin e të huajve që kanë marrë pjesë në festimet e përvjetorëve të pavarësisë në vite.
Shqiptarët e shndërruan 28 Nëntorin në festën më të bukur. Kurrë Tirana dhe Vlora nuk kanë pasur të ardhur nga të gjitha trevat e Shqipërisë se atë ditë. Mirënjohje për miqtë që nderuan Shqipërinë. Kur u festua 25-vjetori ka pasur vetëm një ministër të huaj, vetëm një ministër. Në 50-vjetor vetëm një ambasador. U festua 75-vjetori, asnjë i huaj i vetëm. 100-vjetori solli 57 delegacione, përfaqësues të rëndësishëm. Në paradën e ushtrisë merrnin pjesë 11 vende anëtarë të NATO-s dhe vendeve anëtare. Miqtë e nderuan Shqipërinë”, tha Berisha.
AK: Këta janë firmëtarët e tradhtisë. RENEA shoqëron aktivistët
Ora 10:10 – Forca të RENEA-s dhe policisë kanë shpërndarë protestuesit e Aleancës Kuqezi, duke shoqëruar në komisariat disa prej tyre. Ndërhyrja erdhi gjatë protestës së organizuar nga aktivistët e Aleancës Kuq e zi, të cilët kundërshtonin mbledhjen e qeverisë Berisha, aty ku 100 vjet më parë u mblodh qeveria e parë shqiptare. Me pankarta në duar, ku shkruhej “Akti i tradhtisë” dhe “Këta janë firmëtarët e tradhtisë”, aktivistë të AK janë përpjekur të pengojnë mbledhjen e qeverisë në vendin muzeun e Vlorës.
Qeveria mblidhet në Vlorë
Ora 10:00 – Kabineti qeveritar është zhvendosur sot në Vlorë, ku zhvillon mbledhjen e radhës. Kryeministri Berisha dhe ministrat e kabinetit të tij u mblodhën në katin e dytë të Muzeut të Vlorës, aty ku pikërisht para 100 vjetëve u mblodh qeveria e parë shqiptare nën drejtimin e Ismail Qemalit.
Mësohet se për mbledhjen u morën masa të larta sigurie. Forcat e sigurisë së Kryeministrisë dhe policia e Vlorës kanë hartuar së bashku një plan masash, për të garantuar mbarëvajtjen e mbledhjes.
Ndërkohë, një ditë më parë, kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika, tha se kryeministri Berisha duhet t’u kërkojë falje vlonjatëve për mungesën e investimeve dhe spostimin e festimeve nga kryeqyteti i pavarësisë.
Mbledhja e sotme e qeverisë, e cila nisi rreth orës 10:00, zhvillohet në Vlorë për nder të mbledhjes së parë të qeverisë së Ismail Qemalit, më 4 dhjetor 2012.
Eh sa ndryshim i madh!Kush ishte qeveria e para 100 vjeteve e kush eshte kjo e socmja!
Po ky vicidolasi c’mutin do qe ende mendon veten sikur
te jete kryeminister.!!!
Ky kryetari i thencin i PD -deklaroi sot qe Rama te shkonte
tek ”per te marre dore” . Keta te PD e heqin veten sikur te
ishin ne pushtet ! Cfare debilash …!!
S’kane faj keta te PD -s ,fajin e ka Rama qe duhet t’i kishte
futur ne hapsane qe diten e pare te marrjes se pushteti dhe populli shqiptar ia dha voten ,84 vota per t’i vene pran
gat Berishovicit ,me 245 krime mbi kurrizin e tij..
Esat Pashe Toptani s’eshte fare gje perpaballe monstres
se Vicidolit per nga tradhetia e larte kombetare ! Al pare-
don kete vrases e hajn !!!