Berisha mbrohet duke sulmuar

redaktor

Dërguar me sms

në numrin e redaksisë

 

Të nderuar të DITËS! U indinjuam përsëri nga shpifjet, sajesat, brutaliteti i sherrxhiut… në seancën kuvendore të fundit. Ky njeri i njohur tashmë si hajdut votash, parash, pronash, shkatërrim e shitje të tokës e detit, nxitës i urrejtjes mes njerëzve të pafajshëm e tritolvënësve që nga viti ‘91 me në krye A.Hajdarin (sipas Izet Haxhisë), i cili po dëshmon me guxim në DITA dhe, përsëri drejtësia hesht. Ky njeri i paskrupull e bën “dobiçin” e ta lë në derë.

Kështu, rrahja, masakrimi i Ramës në vitin ‘97, nga shikasit famëkeq të Gazidedes e motivoi duke u zgërdhyer se ishte “krim pasioni” e jo krim politik. Pra e dinte mirë atë ngjarje. Dhe ky person i paparë në rruzullin tokësor, mbrohet duke sulmuar, po i del zot vetes duke hedhur në mësymje të përgjithshme falangat e krimit, duke synuar gjunjëzimin e qeverisjes dhe venitjen e shpresës së qytetarëve, duke shfrytëzuar pabesisht javashllëkun e mazhorancës në shkatërrimin e korrupsionit në sistemin e drejtësisë. Nga Mete H.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *