Paraditen e djeshme rreth orës 10:00 televizionet shqiptare të lajmit të fundit të cilat gjatë paraditeve ofrojnë transmetime konstante konferencash, ofronin një tablo të pazakontë. Paralelisht transmetoheshin dy aktivitete. Në njërën gjysmë të ekranit shfaqej takimi i kryeministrit me akademikë, ndërsa në gjysmën tjetër të ekranit ishte gjithashtu në kohë reale duke u transmetuar një konferencë për shtyp e ambasadorit rus në Tiranë Leonid Abramov. Tabloja dukej e pazakontë jo për shkak të prezencës së kryeministrit (i cili i ka “të prenotuara” mëngjeset televizive), por pikërisht për këtë konferencë për shtyp të ambasadorit të Rusisë, dalje që nuk jemi mësuar ta shohim dhe aq shpesh. Në daljen e tij ambasadori rus duket se dha dy sinjale jo dhe aq të thjeshta. Më së pari ai u shpreh se “Nga sot do të ketë edhe të tjera komunikime të tij publike në Shqipëri”. Më pas ai duke folur për gjendjen në rajonin e Ballkanit, përkufizoi këtë të fundit si një zonë problematike ku konfliktet kanë rrezik permanent për të shpërthyer, duke e perifrazuar madje edhe me shprehjen “sallatë Ballkani”. Në lidhje me shprehjen e parë bën çudi fakti se përse ambasadori i shtetit rus në Tiranë, tha qartësisht “nga sot do të jemi më prezent me qëndrimet tona”. Pse pikërisht “sot”? Cila ngjarje, apo zhvillim e ka justifikuar këtë ekspozim dhe premtim të hapur për më shumë ekspozim rus në vendin tonë? Nga ana tjetër ambasadori rus foli edhe për “sallatën ballkanike”. Përse duhej të përçohej ky mesazh, e për kë vlente “ti kujtohej e ti bëhej e qartë” se Ballkani vazhdon të mbetet një vatër ku nuk është e vështirë ti ndezësh fitilin? Për kë binin këto kambana pra?
Vështirë ta thuash me siguri, por nëse kalon në krahun e majtë të ekranit, shikon kryeministrin shqiptar; po ai që mungoi tri ditë më parë gjatë aktiviteteve dhe takimeve që zhvilloi Komisionari Evropian për Zgjerimin Stefan Fyle në Tiranë. Sepse po i kerkojne më me forcë se zakonisht zgjedhjet e lira e të ndershme që vlejnë për të gjithë si standard perëndimor, dhe jo “tre ligjet” që vlejnë vetëm për retorikën berishiste të shantazhit ndaj opozitës. Ia kanë përsëritur në mënyrë të qartë dhe pa asnjë ekuivok edhe përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara në Tiranë këto ditë, madje duke i bërë të qartë Berishës se zgjedhjet janë në radhë të parë përgjegjësia e tij. Në ndryshim nga këta, ambasadori rus dje gjatë konferencës për shtyp nuk vuri theksin te zgjedhjet që priten të mbahen në Qershor në asnjë moment, përveçse kur i duhej të bënte një urim, sipas të cilit , ai shpresonte se qeveria e re do të tregohej luajale ndaj interesit të biznesit rus në privatizimin e kompanisë shtetërore të naftës Albpetrol. Dhe… Pikërisht pasditen e djeshme, në mënyrë krejt të papritur, e dy muaj me vonesë, qeveria njoftonte se kryeministri i kishte dërguar një letër përshëndetëse ish Sekretares se Shtetit Amerikan, Hillari Klinton pas dorëzimit të detyrës prej saj. Çfarë po ndodh?
*******
Disa nga qëndrimet e ambasadorit rus
Qeveria e Re dhe Albpetrol-i
“Do ju siguroj se Gazprom është e interesuar që bashkëpunimi me Shqipërinë të jetë i leverdishëm në mënyrë të ndërsjelltë. Ne shpresojmë që nëse qeveria e juaj që do dalë nga zgjedhjet parlamentare të sivjetshme do të mbajë qëndrim konstruktiv ne do jemi të gatshëm të shikojmë mundësinë e pjesëmarrjes në tenderin e Albpetrolit . Në të vërtetë është vendim komercial dhe si diplomat nuk mund të mbaj përgjegjësi për lekët e privatit rus. Ambasada nga ana e vet bën përpjekje se sa më shumë kompani të hynin në tregun shqiptar në kushte sa më pak diskriminuese”
Investimet në turizëm
“Interesimi potencial ekziston. Kemi pasur përfaqësues të këtyre kompanive që u njohën me bregdetin shqiptar por investimet si të tillë nuk i kemi. Një praktike duhet ndjekur, kur turistët rus vijnë dhe mësohen me kushtet e Shqipërisë për të krijuar një fluks sa më të gjerë, vetëm kur të krijohet ky fluks do flitet për investime. Sa i takon burimeve natyrore Shqipëria ia kalon shumë vendeve të tjera. Ne po bëjmë përpjekje dhe deri tani janë tre kompani turistike ruse në tratativa. Mund ti them se për një gjë të tillë po mendohet dhe ka tre kompani ruse të interesuar për të përforcuar numrin e turistëve rus ngjatë 2013, po asnjë nuk e merr përsipër të organizojë fluturime me avion bosh. Pengesa politike këtu nuk kemi”
Për deklaratat nacionaliste
“Që në dhjetor në vitin 2012, kam mbështetur kolegun tim Arvizu dhe kam thënë se ekziston një shqetësim i tillë. Këtu do doja të ndaloj, në mënyrë të hollësishme se ekziston kuptimi i patriotizmit shqiptar sic është ai rus, ekziston dhe nacionalizmi, po ku është diferenca? Patriotët i zgjidhin problemet e popullit për llogari te shtetit të vet jo të tjerëve. Patriotizmi është diçka e kuptueshme dhe për ne. Nacionalizmi është i rrezikshëm se mund të kalojë tek ccështja e ndryshimit e kufijve. Kategorikisht kjo është e papranueshme duke marrë parasysh termin e sallatës ballkanase dhe një terreni jo stabël”
Për Kosovën
“Sa i takon mosnjohjes së Kosovës, por jo vetëm edhe ndonjë shteti tjetër që sa fillon dhe hyn në familjen ndërkombëtare është vendim sovran i çdo shteti të pavarur. Në të vërtetë mbase jemi më pak në territorin e përfaqësuar nga shqiptarët në Ballkan, dhe është problem që kërkon zgjidhje, nuk duam vijë ndarëse në bashkëpunimin tanë. Ne jemi të hapur për bashkëpunim. Besojmë se ccështja e integrimit të Serbisë në BE është një e drejtë sovrane e Serbisë. Sic e thashë dhe me parë jemi pro negociatave Prishtinë-Beograd. Rusia mban lidhje me të gjitha vendet e BE”
Normal… Do vjedhi zgjedhjet, do ta bej fakt te kryer para SHBA dhe BE dhe do filloj te flas per vellazerin e madhe shqiptaro-ruse. Epo te ngelesh ne dor te ketij zgjyre, me mir t na haj mortja
lexoni nje interviste te Andrea Stefanit para disa javesh ne gazeten Dita dhe do kuptoni cfare po ngjet
Mos u merrni me me te rrjedhurin Sali. Po e kruan perseri me Amerikanet, paska ikur i ndjeri, do t’i ja kruajne por do te behet nga pas me gjak. Me nder Sala thote qe keto vitet e fundit kemi marre 1 miliard dollar ivestime, ketu futet Kompania Cez, qe ka i ka lene Shqiperis nje grope te zese prej 300 milion euro, ketu futet kompania Austriake qe u largua nga minierat e Bulqizes vetem shkaterim la pas, ketu futet edhe largimi pa investim i disa kompanive qe do te ndertonin hidrocentrale e te tjera mashtrime qe na thote Largqofte i rrjedhuri. Ky njeri eshte nje Don Kishot i hipur ne nje kale gerdalle dhe nga pas i vjen Sanco Panco me gomar shoku Ilir.
Don Kishoti dhe Sancoja nuk i ben dem kerrkuj;ata demtuan vecse veten e tyre.
si eshte e mundur qe muzhiku trembet nga nacionalizmi shqiptar kur nderkohe ruset e kane ne nivele te frikshme nacionalizmin e tyre dhe se jane kombi qe po na pengon ne cdo aspekt qe te forcohemi si entitet kombetar, te njejten gje bejne edhe kelyshet e tyre te vegjel sllave te jugut por edhe grekerit. Une mendoj se shqiperia qe te perparoje duhet te forcoje identitetin e saj kombetar
ku eshte komenti ?