Berisha me kravatë në ngjyrën e Rilindjes, plasin batutat në Kuvend

anazapta

Në seancën e sotme parlamentare, kryeministri Berisha është paraqitur me një kravatë që kishte ngjyrën që karakterizon sloganet dhe programin e Partisë Socialiste. Ngjyra lejla e kravatës së Berishës nuk ka kaluar pa u komentuar nga socialistët. Kreu i grupit parlamentar, Gramoz Ruçi ka bërë batutën e parë, e cila i hapi rrugën një loje fjalësh dhe toneve ironike mes Topallit, Berishës dhe Ruçit. “Mirë se erdhe tek ngjyra e rilindjes shqiptare”, tha Ruçi. I menjëhershëm ishte reagimi i kryetares së Kuvendit, e cila gjeti rastin të sqaronte tonalitetin e kravatës së kryeministrit. “Asht vishnje, ju e keni pink”, tha Topalli.

Ndërsa vetë Berisha komentoi më gjatë duke i dhënë nota akoma më shumë politike komunikimit në sallën e Kuvendit.  “Nuk është ngjyrë mavi si ngjyra juaj. Po s’keni faj, jua ngatërron ngjyrat kryetari. Të lëmë demagogjinë dhe ngjyrën mavi se ai (Rama) ua mavijosi shpirtin. Kur ishin rozë, njerëzit ua hidhnin sytë, po tani…”, tha Berisha.

Gjithsesi, kravata e Berishës ishte ngjyrë lejla, njësoj si ngjyra që PS po përdor për fushatë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *