“Maxhoranca sillet si opozitë dhe opozita sillet si maxhorancë qeverisëse…Opozita meriton të quhet mazhorancë dhe mazhoranca opozitë… Sali Berishës do ti shkonte më shumë të quhej opozitar sesa në pushtet…”, – janë disa prej përcaktimeve të dëgjuara nëpër ambiente publike, partiake, familjare, administrative etj.,të bëra vërtet nga taksapagues të ndryshëm, por që bashkohen në një pikë të përbashkët. Në pikëbashkimin që konstaton se, përballë një maxhorance agresive qëndron një opozitë prej pambuku. Një konstatim që,për hatër të mentalitetit ballkanas, do të drejtpeshohej edhe më shumë nëse fljala “mazhorancë” do ta barazohej me Sali Berishën, ndërsa ajo “opozitë” me Edi Ramën. Pas këtij zëvendësimi, përkufizimi do të shfaqej në trajtën vijuese: përballë një Berishe, që për edukatë politike ka qëllimin e kundërshtarit me tank, qëndron Edi Rama i tuiterit (angl.tweet). Një “dyluftim”i pabarabartë, sigurisht, po aq sa dhe real. Me koston që tashmë dihet. I humburi i madh në këtë mes është vendi dhe taksapaguesit që besojnë tek kauza e demokratizimit të tij, por që, nga njëri muaj në tjetrin, në vend të ngjitjes po njohin vetëm zbritje të shkallëve të mirëqënies sociale e demokratizimit.
Në këtë ngarendje drejt theqafjes, maxhoranca e kryeqeverisësit Berisha, natyrisht është fajtori kryesor, por i pafajtë nuk del të jetë as Rama. Domethënë opozita, kreu i të cilës ai është, dhe që, megjithse nuk mund të fajësohet për ecjen së mbrapshti, drejt demokraturës, apo për mishmashin qeverisës, është përgjegjës për mënyrën se si i bën rezistencë demokraturës. “Bëmat e jashtëligjëshme të këtij kryeministri dihen dhe nuk ka ilaç që i bën derman, por është edhe faji i opozitës,që së paku prej 4 vjetësh, vazhdon ta lejoj këtë njëri të keqperdor, një pushtet, që ja ka vjedhur,kësaj kopeje të trembur opozitare, dhe të vazhdoj të shkatërroj që në themele, botën shpirtërore,fizike,historike dhe aktuale të shqiptarëve. Këto qenie opozitare kanë që nga 21 janari i viteve të shkuara, që janë ngujuar nga frika e Saliut, në germadhën e personalitetit të tyre të gjymtuar”,- shprehej njw nga lexuesit në njërin nga qindra mesazhet e dërguara në dt. 05 mars 2013,në faqen on-line të gazetës “Dita”.
Eshtë e vërtetë se duke mos zotëruar asnjë të drejtë mazhorative, në asnjë nga katër pushtetet, opozita e ka të vështirë ti bëjë karshillëk mazhorancës berishiste, që i zotëron de fakto të katër këta pushtete, por kjo nuk justifikon faktin që kundërveprimi i saj të jetë i mbështetur mbi truall të pambuktë. Që do të thotë të jetë i kufizuar brenda një kornize joefektive. Që nis me protestën brenda sallës së parlamentit, kulmon me braktisjen e seancës parlamentare dhe përfundon me dy, tre rreshtat e tuitërt të Edi Ramës. Një sjellje politike që, jo vetëm nuk ia ndal hovin e kulturës antiligjore kryeministrit spekulant, por nuk ndryshon asgjë në ecurinë e vendit. Kjo kornizë proteste do të ishte rrugë normale për vëndet me demokraci të konsoliduar, për shtete perëndimore që prej shekujsh e kanë kaluar fazën e tranzicionit westerian, por jo për Shqipërinë.
Jo për vëndin që qeveriset nga mazhoritari Sali Berisha, e që, për të dytën herë gjatë karrierës së tij qeverisëse, e ka rikthyer vendin në kohën e perëndimit të egër. Në atë kohë kaubojsish ku e drejta, liria dhe ligji nuk bënin fajde para forcës së më të fortëve, më të pushtetshmëve. Duke qenë kështu pra, duke qënë se mazhorativi Berisha luan mjeshtërisht kapon e dalë jashtë ligjit kushtetues, nga që i zotëron të gjitha pushtetet, rruga e tuirtë që aplikon opozita për t’ju kundërvënë atij, nuk mund të jetë efikase. Protesta paqësore e opozitës, në 21 janar 2011 dhe kundërpërgjigja kriminale e pushtetit të mazhorancës berishiste, që shkaktoi katër të vrarë dhe dhjetra të plagosur, është treguesi më i qartë, është argumenti më i drejtëpërdrejtë i kësaj të vërtete. Fundi pa lavdi i dhënies së drejtësisë për ata që janë akuzuar si autorë të këtyre vrasjeve, po ashtu. Por një i tillë argument është dhe fakti se asnjë lloj kundërvënie e pambuktë opozitare e tipit tuiter nuk mund t’ja ndal kryeministrit maxhorativ kulturën politike të tankut, të përdorur më së miri në grushtin e shtetit të shtatorit 1998. Qëndresa opozitare e tuirtë nuk mund t’ja ndalë këtij kryeministri as hovin e privatizimeve të paligjëshme të aseteve publike, as shitjen e trojeve,as përdorjen e shtetit për interesin e pushtetit të tij.
Sikurse është naivitet të shpresosh se mund t’ja ndal hovin e aplikimit të strategjisë së manipulimit të procesit zgjedhor 2013. Nuk mund t’ja ndalë sepse kultura e manipulimit është njëra nga kolonat mbi të cilën është ngritur dhe mbahet pushteti berishist. Manipulimi i çdo lloj realiteti është steriotip sjelljeje i kreut të qeverisë, i cili nuk e ka për gjë ta rreshtojë ekonominë dhe mirëqënien e vëndit më të varfër të kontinetit me Gjermanisë e të tjerë kolosë të kapitalizmit botëror. Por edhe ta etiketoj sistemin e instaluar prej tij në Shqipëri si më demokratikun ndër vëndet ish komuniste të lindjes. Nëpërmjet kësaj kulture qeverisëse, Berisha e ka hedhur dhe vazhdon t’a hedhë me perfeksion vallen e vet, duke futur në të edhe pjesë të paguara të bashkësisë ndërkombëtare,që i vijnë nga pas. Kurse opozita jo. E kompleksuar nga etiketime të tilla si: “bijtë e bllokut, ”aleanca e bllokmenëve”, apo prej akuzave të stisura bajate: “grusht shteti”,”kryengritje e armatosur”,”tentativë për marrjen e pushtetit me dhunë” etj., të lëshuara prej gojës së politikanit të fundit të mbetur nga epoka e ish komunistëve, që pas 21 janarit tragjik opozita e ka përjashtuar kategorikisht protestën paqësore pa limit, kundërpërgjigjen me të njejtën monedhë, apo rrugët e tjera ligjore, si mjet efikas për të ndalur abuzimin e pushtetit.
Por a mjafton kjo mënyrë sjelljeje euro-perëndimore e saj për të vënë në brazdë pushtetin e një maxhorance që për të ruajtur pushtetin e vet nuk ngurron të përdor ende mjetet të tilla diktatoriale si kërbaçin, survejimin,privimin e të drejtave ligjore, demagogjinë, papërgjegjshmërinë, shurdhërinë, survejimin e kundërshtarëve politik, fyerjen banale dhe kulturën e rrugës, daljen jashtë ligjit dhe mosbindjen kushtetuese? Të besosh se me rrugën e tuirtë, opozita mund t’ja dalë në krye, do të thotë të jesh po aq naiv sa të besosh që tuiteri i Edi Ramës është më efikas se grykat e tankeve të 1998-tës, me të cilët, për çdo ditë Sali Berisha dhe grupi i koristeve lëshojnë predha ndaj tij, domethënë ndaj opozitës.
Lufta e opozites eshte shumeplaneshe, nga shume fronte, nuk mund te thjeshtezohet vetem ne simboliken e cicerimes. Cicerimat jane te rendesishme, sepse shperndahen ne kohe reale tek gjithe aktoret, si vendas, po ashtu dhe ato te huaj. Dihet se perballe Berishes eshte e veshtire te fitosh, sepse ai nuk perdor lojen demokratike, si edhe vete e thoni ne shkrim, simboli i luftes se tij politike eshte tanku, dhe nuk mendoj se duhet dalur me raketa per te perballuar tankun. Gjakderdhja eshte e e lehte per tu kryer, siç edhe u krye me 21 janar. Nuk ka popull ne Europe, qe kur shtypet dhe vritet nga lideri i tij te prese opoziten, ti thote dil ne rruge te permbysim diktatorin. Opozita ka rolin e saj, qe mire apo keq po e kryen, duke percjelle dhe nje mesazh civilizues dhe qyteterues se si duhen kryer gjerat.
Z. Xhovani mire eshte te evitohen fjalet e huaja ne perdorim duke i zevendesuar me ato shqip:
maxhorance = shumica
maxhoritari= qe i perket shumices
maxhorativ =i shumices
westerian = perendimor
aset = vlere, pasuri
de facto, complex, etj etj
Ne kemi fjalet e bukura ne shqip. Duhet te mos i zhdukim, ndryshe do flasim italo-anglisht.