Jam një lexues i rregullt i gazetës DITA, e marr çdo ditë dhe e lexoj me deshirë. Desha të shkruaj për lojën që bën Saliu me Mediun për problemin e Gërdecit. Ajo i ngjan tamam lojës që tregon për dy hajdutë të një fshati.
Dy veta ishin rritur bashkë dhe bënin paudhësira në fshat. Një ditë ata vendosin që të vjedhin vreshtin e bashkëfshatarit të tyre. Para se të bënin vjedhjen bëne një marveshje, e cila të dy i detyronte të hynin në vresht por me mënyra të ndryshme. I pari do të hynte dhe do të mbante në dore një shportë të madhe dhe tjetri (i dyti) do ti hipte të parit në shpinë dhe do të këpuste rrush që të mbushte shportën. Këtë punë e bënë shpesh. Vreshti po fironte cdo ditë. I zoti e kuptoi se po i vidhej vreshti dhe kërkoi nga bashkëfshatarët që të betoheshin me rradhë që nuk ishin ata hajdutët.
I gjithë fshati sipas zakonit shkoi për t’u betuar. Së bashku me ta edhe dy hajdutët. Ata ishin marrë vesh dhe do të betoheshin për të dalë të pafajshëm. I pari sipas marrveshjes që kishin bërë, u betua se nuk kishte këputur asnje fre rrushi, (e vërtetë sepse mbante shportën) kurse i dyti u betua se nuk kishte vënë këmbë në vresht (e vërtetë sepse mbahej në kurriz nga tjetri).
A nuk i ngjan kjo lojës që po bën Saliu me Mediun? I pari betohet se nuk ka ditur se ka një fshat që quhet Gërdec jo më se cfarë bëhej atje. Kurse i dyti thotë, unë e dija dhe e njihja Gërdecin por nuk kam bërë më shumë se sa udhëzoja të zbatohej ligji dhe vendimet e Qeverisë.
Saliu mendon se do t’ia hedh edhe kësaj here duke bërtitur e ulërirë. Por Gërdeci është një plagë prezente që nuk do harrohet kollaj. As 97 nuk është harruar, mos ushqeni iluzione. Ato që betohen cdo ditë në shtyp dhe që publikohen në media tregojnë se të dy kanë ngrënë në një çanak, dhe jo vetëm kaq por ata kanë bëre krim të rëndë , kanë marrë njëzetë e gjashtë jetë njerëzish të pafajshëm dhe kanë shkaktuar miliarda lekë dëme. I vetmi shpëtim i tyre është rrëfimi. Kjo do t’i lehtësonte sado pak familjet e viktimave dhe vetë viktimat do të preheshin të qeta. Kjo do të lehtësonte pak shpirtin e tyre mëkatar. Te tjerat janë brockulla në diell i themi ne këtej.
Email nga adresa: [email protected]