Berisha mësuesve: Jeni të lirë të mbështesni partinë që doni

anazapta

Kryeministri Berish po vijon takimet elektorale në veri të vendit.  Pas takimeve dhe inaugurimeve të djeshme në Kukës dhe Mirditë, sot kreu i PD-së është ndalur në Peshkopi, ku ka inauguruar rikonstruksionin e gjimnazit “Said Najdeni”.

Duke komentuar një deklaratë të kryesocialistit Rama, i cili para disa ditësh u shpreh se mësuesit dhe nxënësit detyrohen nga pushteti të dalin në fushatë dhe të votojnë PD-në për të mbajtur vendin e punës, Berisha e akuzoi kreun e PS-së për “fyerje të mësuesve dhe nxënësve”.

“Alternativa tjetër është e provuar, zotëria i quan nxënësit dele dhe mësuesit më të padijshëm se 100 vite më parë. Iu thoshte qytetarëve të Tiranës nuk ndërtova shkolla se nuk kisha para, 21 milionë euro kredi të garantuar ka pasur nga qeveria për shkolla. Me gjysmën e këtyre parave, bashkia Kamëz ka ndërtuar 13 shkolla, ndërsa ajo e Tiranës 7, sepse shkollat kërkonin troje, por trojet i merrnin pallatet e miqve të klientelës. Të heqë dorë nga ofendimet kolektive. Ditën tjetër u thotë mësuesve do shihni hekurat. Dje i shkatërruar nervash ka marrë në telefon një drejtoreshë shkolle dhe e ka kërcënuar”, tha Berisha.

“I kërkoj zotërisë të heqë dorë nga ofendimet kolektive pasi ato nuk i bëjnë nder një njeriu të qytetëruar. Një ditë i shpall të padijshëm, dje i shkatërruar nervash ka marrë në tel drejtoreshën e njërës prej gjimnazeve më të mëdha në kryeqytet me kërcënimet më absurde se përse ti i thua këtë edhe atë nxënësve. Unë u them arsimtarëve që jeni të lirë të mbështesni partinë që ju besoni. Ju nuk jeni qenie laboratorike. Ndaj dhe i kërkoj Ramës që t`i kërkojë zonjës të falur, të heqë dorë nga kërcënime të tilla. Disfata e radhës e pret, por ti je mësuar me disfatat. Respekto mësuesin dhe arsimin. E vërtetë është që arsimi që ka të meta, por ato zgjidhen më përkushtim, përpjekje dhe motivim”, shtoi Berisha.

 

 

Share This Article
2 Comments
  • Te zgjedhin pa diskutim partin qe duan por partia qe duan eshte PD se ska kuptim ndryshe.Nje here ne kohen e Xhaxhit vajti nje oficer madhor te nje repart ushtarak dhe ushtaret u ankuan se nuk u dilte buka dhe oficeri i ministrise i dha urdher kapterit qe ushtaret te mos u mungonte buka po sigurishte brenda normes dhe norma ishte ndarja ne 8 pjese hahahahahahahh dhe keta te zhedhin ke te duane.

  • Per cilen parti e ke fjalen more Sali sepse ti vetem nje parti u ke thene qe te votojne. Ata i ke detyruar qe te punojne vetem per nje parti dhe ajo eshte partia jote. Mos ua bej qejfin kot sepse e dime qe sot e ke mbushur sheshin me ata mesuar qe i ke sjelle me detyrim aty.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *