Mbledhja e parë e qeverisë për vitin 2013 ka nisur me kërkesën e Berishës për transparencë, si një mënyrë për të luftuar korrupsionin. Ai u kërkoi ministrave të publikojnë numrat e tyre të celularëve dhe çdo ministri të vendosë një numër pa pagesë, ku qytetarët të mund të denoncojnë shkeljet dhe korrupsionin.
Berisha u kërkoi gjithashtu ministrave të kabinetit të tij që të hapin llogari në Facebook, si një formë e komunikimit me qytetarët. “Ministrat me telefon të subvensionuar për minuta nga qeveria të afishojnë numrat e tyre në faqet e ministrive përkatëse. Shfrytëzoni Facebook-un, natyrisht do t’ju kushtojë kohë, por çdo formë komunikimi me qytetarët është e nevojshme”, tha Berisha.