Ish-kryeministri Sali Berisha i ka kushtuar të gjithë hapësirën e tij të diskutimit në foltoren e Kuvendit problematikës së maturantëve.
Berisha i kërkoi Ministres Nikolla të paraqesë dorëheqjen, për krimin që po bëjnë ndaj tyre.
“Kriteret u bënë poshtërsisht pasi maturantët kishin bërë zgjedhjet. Juve ju kujtohet si Edi Rama nga tribuna sulmonte arsimin privat, thoshte do të bëjë këtë e atë. Unë isha nxitësi i arsimit privat dhe i qëndroj, por i atij arsimi që do të merrte vetëm ata që s’plotësonin asnjë kriter për universitetet publike. Çfarë bëri Edvini?”, u shpreh ish-kryeministri.
“Kërkoj krijimin në mënyrë urgjente të një komisioni dhe vendosjen e preferencës në vendin që meriton. S’ka më keq se t’u zësh pritë të rinjve. Ministrja të konsiderojë dorëheqjen imediate dhe të bëhet procesi nga e para”, shtoi Berisha.
Duke iu referuar deklaratës së ambasadorit amerikan Donald Lu, Berisha tha se “këtu Al Kaponia është kryeministër, që përdor fuqinë e ekzekutivit për të fuqizuar krimin”.
