Sali Berisha një ditë pas akuzës së deputetit Taulant Balla se e bija e ish-kryeministrit po ndërton një kat pa leje në vilën e saj në Gjirin e Lalzit ka thënë se ky është mashtrim. Sipas Berishës, vila nuk është në pronësinë e tij por të një biznesmeni . (Çudi bën fakti se pse flet Berisha në emër të Argitës duke thënë që nuk është e tija?!). Por, deputeti Balla ka reaguar menjëherë duke hedhur edhe një foto nga vila. Ai e fton Berishën të shkojnë bashkë në Gjirin e Lalzit dhe të pyesin se e kujt është vila. “E ftoj deputetin Sali Berisha të shkojmë së bashku në Gjirin e Lalëzit, ku t’i tregoj supervilën në pronësi të vajzës së tij Argita Berisha. E mirëkuptoj se për shkak të moshës ndoshta ka harruar që aty në atë vilë Sali Berisha ka qenë vetëm para disa ditësh. Të gjithë në Gjirin e Lalëzit e dinë ku është Vila e Argitës. Vetëm Saliu nuk e ditka. Ajo është vila më e madhe. E vetmja që ka tre kate, nga dy kate që është norma e lejuar në planin e studimit urbanistik të kësaj zone. I bëj thirrje INUK të verifikojë dokumentacionin e kësaj supervile, e ndërtuar mbi gjurmën e një ndërtese shumë herë më të vogël. Kaq për sot” tha Balla. Muhabet vilash, as sa kanë dhe ku i kanë s’po e dinë më…:)
