Berisha mund të kish lindur në Sarandë e të qe po kaq i lig

anazapta

 

 

Sot pata kohe e lexova shenimet në DITA online. Dua të shkruaj diçka këtu, sepse kam ate ndjenjen sikur flas me te gjithe ju. Nuk do te ndalem te flas per Saliun (nuk e di ku do ta gjejme ate force ta falim e ta meshirojme….????)

Dua te flas per nje familje tropojane qe kam njohur ne Tirane; familjen e nje shoqes sime. Une me origjine jam nga jugu, brez pas brezi, e kam mall per vendet nga vijne prinderit e mi, megjithese jam lindur e rritur ne Tirane. Ne familjen e shoqes sime kam njohur mikpritjen, dashurine e me kane nderuar si te isha e rritur. Edhe sot ruaj respektin me te madh per te atin, çmoj kulturen e menyren e tij te komunikimit…

Bejme gabimin me te madh qe i njehsojme njerezit….Defekti qe kemi patur eshte se nuk kishim lidhje te komunikonim me te gjithe Shqiperine. Une njoh pak Shkodren ….pjesen tjeter te Veriut, qe eshte kaq i bukur, s’e kam shkelur fare….sot. Me vjen shume keq per kete….!!

Berisha mund të kishte lindur në Sarandë dhe të ishte po kaq i ligë. Fakti që nuk shkon në Tropojë, do të thotë që tropojanët qytetarë e njohin mirë dhe ia kanë treguar vendin.

 

Letër e nënshkruar: Vjollca Kadiu

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *